AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tragjedia e Himarës, ish-punonjësi i policisë akuzohet për vrasje

Pas vdekjes tragjike të vajzës 7-vjeçare në plazhin e Himarës, Prokuroria e Vlorës e akuzoi ish-policin Arjan Tase për “vrasje të kryer në formën e dashjes indirekte”.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
15:22 | 05/08/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Policia në një vendngjarje.

Tre ditë pas vdekjes tragjike të vajzës 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë, Gjykata e Vlorës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e ish-punonjësit të policisë, Arjan Tase dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”.

Në seancën e së premtes, prokurorja Elinda Laze ngriti akuzën e “vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” ndaj Tases, i cili në momentin e krimit mbante detyrën e shefit të seksionit të Policimit në Komunitet në komisariatin e Elbasanit.

Shqipëria u trondit më 2 gusht nga vrasja e vogëlushes 7-vjeçare, e cila ndodhej në plazh së bashku me familjen e saj. Policia akuzoi Arjan Tasen se e goditi atë për vdekje, ndërsa po kryente manovra me një skaf në afërsi të bregut të detit.

Të premten, i akuzuari u paraqit i penduar në Gjykatën e Vlorës dhe i kërkoi ndjesë familjes së të miturës për tragjedinë e shkaktuar.

“Nuk doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohem dhe nuk do të pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese,” tha ai para gjykatës.

Tragjedia e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë u shoqërua me shkëmbim akuzash mes palëve politike, ndërkohë që qytetarët shqiptarë bëjnë thirrje për siguri dhe mbrojtje më të mirë të plazheve pas një sërë aksidentesh dhe fatkeqësish të ndodhura gjatë viteve të fundit.

Të enjten, mijëra qytetarë protestuan përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë në Tiranë në shenjë revolte ndaj ngjarjes tragjike që i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare.

Etiketa: BurgGjykataGjykatëGjykatëshimarëkomunitetMASmbrojtjeParaplazhPoliciashqipShqipëriatë miturvdekjeVlorëVrasjavrasje
I mëparshmi

Normat e interesave fillojnë rritjen udhëhequr nga titujt e borxhit publik

Tjetri

Gjuetia e paligjshme e peshkut merr ndëshkime minimale

Tjetri
Gjuetia e paligjshme e peshkut merr ndëshkime minimale

Gjuetia e paligjshme e peshkut merr ndëshkime minimale

edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
nje autobus i transportit publik ne kryeqytet ne trafik. foto nensi bogdani (1)

Transporti publik me flotë të vjetëruar dhe mungesë financimi

15:08 | 03/07/2026
braho ne klp

Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

14:40 | 03/07/2026
bienalja

Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore

08:18 | 03/07/2026
foto 3

Tërheqje zvarrë dhe shkopinj gome, si u shpërnda protesta te Parlamenti

20:06 | 02/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.