AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama paralajmëron rikthimin e basteve online

Katër vjet pasi i shpalli të paligjshme lojërat e fatit, kryeministri Edi Rama tha se aktiviteti kishte vazhduar njësoj në të zezë – duke pranuar dështimin e qeverisë së tij për ndalimin e aktivitetit si dhe legalizimin e basteve online.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:12 | 31/08/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp | Foto : LSA

Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi një dëgjesë publike me federatat e sportit të mërkurën për të lajmëruar rikthimin e lojërave të fatit online, duke pranuar njëherazi dështimin e qeverisë së tij për ta bllokuar këtë industri.

“Fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie, që pavarësisht arrestimeve, dënimeve, në një pjesë të caktuar edhe gjykatat kanë dhënë kontributin e tyre negativ… sidoqoftë nuk ka rënë si aktivitet; nuk ka rënë si numër pjesëmarrësish, e bën të domosdoshëm këtë reflektim që bëjmë sot,” tha Rama.

Sipas tij, aktiviteti është zhvilluar në të zezë nga elementë kriminalë.

“Me gjithë konsultat me ekspertë të botës dixhitale rezulton e pamundur të bllokohet sistemi. Kjo më bën të hapur ndaj kësaj zgjidhjeje se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar,” shtoi ai.

Kryeministri e cilësoi ndërhyrjen si një zgjidhje që do të ndihmonte ekonominë, duke pranuar se bastet online qarkullonin 5 milionë euro në vit. Ai foli gjithashtu për licensim të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri.

Industria e lojërave të fatit ishte një kalë beteje i fushatës elektorale të vitit 2013 që solli në pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parë i qeverisë së tij, “Fundi i Marrëzisë” targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit dhe në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj që u prezantua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Në takimin me përfaqësuesit e federatave, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e konsideroi rihapjen e kontrolluar të lojërave të fatit si mbrojtje ndaj konsumatorit.

“Konsumatori do të jetë i mbrojtur nga shteti dhe nuk mund të të kërcënohet nga një kriminel që drejton këtë aktivitet,” tha ai duke referuar numrin e lartë të çështjeve penale të hapura për shkak të borxheve të basteve.

Opozita e cilësoi hipokrizi vendimin e kryeministrit, duke i kujtuar aksionin e mbylljes së lojërave të fatit në fillimet e qeverisjes së tij.

“Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes,”tha sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për shtyp.

 

Etiketa: Bledi ÇuçiEdi RamaEuroFundi i MarreziseIvi KasoLigjLojerat e FatitmbrojtjeoperacioniOpozitaPDQeveriaRamashqipShqipëri
I mëparshmi

Të internuarat e kampeve komuniste kujtojnë fëmijërinë e humbur

Tjetri

Vendimi i KPK: Astrit Halilaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm

Tjetri
Prokurori Astrit Halilaj përballet me probleme të pasurisë

Vendimi i KPK: Astrit Halilaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.