AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afati i reformës zgjedhore zgjatet me 6 muaj

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në komisionin e reformës zgjedhore kërkuan me konsensus zgjatjen me 6 muaj të afatit, ndërsa komisioni nuk ka kryer deri më tani asnjë produkt real.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:26 | 06/09/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkëkryeatarët e komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Me konsensus politik, mazhoranca dhe opozita vendosën të martën që të shtyjnë me 6 muaj të tjerë afatin e komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi komisioni nuk arriti të funksiojë në afatin e parë 6-mujor.

Dy bashkëkryetarët, Damian Gjknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, nuk dhanë arsye për vonesën e gjatë për të nisur nga puna, por u shprehën optimistë se do të arrijnë të realizojnë reformën në afatin e ri.

“Besoj se 6 muaj janë një periudhë e nevojshme dhe e mjaftueshme për të realizuar objektivat që i kemi vënë vetes,” tha Gjiknuri.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt, por nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në 6 muajt e parë. Gjatë kësaj periudhe u zhvillua vetëm një mbledhje për konstituimin e tij, ku palët shprehën skepticizmin për realizimin e një reformë të gjithpranuar nga politika.

Sipas propozimit Alibeaj-Gjiknuri komisioni do të funksionojë deri më 10 mars 2023, por vendimi zyrtar për shtyrjen do të merret në seancë plenare.

Të martën u miratuan edhe emrat e ekspertëve, të cilët Gjiknuri i ndau në dy përcaktime, teknikë dhe politikë. Por, deputeti Petrit Vasili e kundërshtoi këtë përcaktim, duke kërkuar që ekspertët të quhen teknikë pavarësisht se vijnë si propozime nga partitë politike.

Alibeaj u kërkoi ekspertëve që në planin e punës të kenë prioritet çështje që janë më emergjente dhe që mund të prekin zgjedhjet vendore, të cilat mbahen në gjysmën e parë të vitit që vjen.

Komisioni ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës. Ky raport i cilësoi të besueshme akuzat për blerje të votës.

 

Etiketa: blerjeDamian GjiknuriEdi RamaEnkelejd AlibeajkryetarKuvendi i ShqiperiseMbledhjeOpozitaOSBEPartiaPartia DemokratikePDPetrit VasiliPSPunaPunëRamaraportRaportiReforma zgjedhoreVendimVendimiZgjedhjet
I mëparshmi

Bajram Breçani shkarkohet nga detyra

Tjetri

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Tjetri
Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.