AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte kërkuar largimin brenda 24 orësh të personelit të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të organizuar kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare online.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:50 | 07/09/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp | Foto : LSA

Qeveria shqiptare vendosi të mërkurën që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj sistemit online të shërbimeve qeveritare.

Përmes një videomesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte “prova të pakundërshtueshme” që Irani ishte përgjegjës për sulmin kibernetik dhe e cilësoi atë një “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, së cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe personelin e sigurisë,” tha Rama në videomesazhin e shoqëruar me titra në gjuhën angleze.

Shqiptarët u përballën me një situatë të pazakontë gjatë korrikut, kur shërbimet online dhe faqet qeveritare të administruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dolën jashtë funksionit për shkak të sulmit kibernetik.

Sipas Ramës, një hetim i kryer në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital zbuloi që sulmi nuk ishte një “operacion individësh”, por një “agresion shtetëror”.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria ka prova të pakundërshtueshme se agresioni kibernetik është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.

Njëri prej grupeve, sipas Ramës, ishte autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Për vendimin e marrë, kryeministri sqaroi se se ka informuar vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, të cilët janë njohur, sipas tij,  “me rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit”.

Rama e cilësoi përgjigjen e Shqipërisë “ekstreme”, por në proporcion me sulmin.

“Kjo masë ekstreme, aspak e dëshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion të plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend,” tha ai.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar si refugjatë disa mijëra muxhahedinë, pjesë e organizatës opozitare, MEK.

Muxhahedinët u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitagresionEdi RamaFacebookHetimIraniKibernetikeKryeministri Edi RamaMASMEKMuxhahedinëNATOoperacionQeveriaQeveria shqiptareRamaRepublika Islamike e IranitSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikësVendim
I mëparshmi

Afati i reformës zgjedhore zgjatet me 6 muaj

Tjetri

Harta e re e Tiranës, testi i parë i reformës territoriale

Tjetri
Harta e re e Tiranës, testi i parë i reformës territoriale

Harta e re e Tiranës, testi i parë i reformës territoriale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.