AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri

Të dhënat e bilanceve të kompanive të dhjetë televizioneve kryesore në Shqipëri tregojnë se viti 2021 ishte i mbarë për bizneset e televizioneve, me rritje të të ardhurave me pothuajse 30%, por ecuria nuk ishte e njëtrajtshme; tre televizione pësuan rënie, ndërsa TV Klan mori shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
08:36 | 23/09/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Jurgena Tahiri

Televizionet në Shqipëri realizuan të ardhura totale prej 5.7 miliardë lekësh [afërsisht 48 milionë euro] gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 1.3 miliardë lekësh ose 29.7% në krahasim me vitin 2020, bëhet e ditur nga bilancet e kompanive të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. BIRN analizoi të dhënat e dhjetë televizioneve më të mëdha të vendit: TV Klan, Top Channel, News 24, A2CNN, Media Vizion, Euronews Albania, Report TV, ABC News, Ora News dhe Scan. Tre nga dhjetë televizionet rezultuan me humbje gjatë vitit të kaluar, ndërsa tre televizone pësuan rënie në të ardhura në krahasim me vitin 2020.

Rritja e të ardhurave gjatë vitit të kaluar duket se lidhet pjesërisht me zgjedhjet parlamentare të prillit, kur partitë politike zbrazën xhepat për më shumë reklama apo transmetime live.

Televizioni Klan rezultoi televizioni më i madh në vend sa i përket të ardhurave duke marrë 35.6% të tregut, pasuar nga Top Channel me 27.7%.

Katër televizionet më të mëdha në vend, Klan, Top Channel, News 24 dhe A2CNN kontrollojnë së bashku 77% të tregut. Shkalla e dominimit të tregut nga katër të mëdhenjtë është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

TV Klan shënoi 2 miliardë lekë të ardhura, me rritje 74% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa Top Channel arkëtoi afro 1.6 miliardë lekë të ardhura me rritje 16%.

Focus Media News, kompania që operon kanalin News 24, shënoi të ardhura prej 396 milionë lekësh me rritje 33%, duke u renditur në vend të tretë për nga niveli i të ardhurave. A2CNN, televizioni relativisht i ri nën pronësinë e ndërtuesit Bashkim Ulaj, u rendit në vend të katërt me të ardhura në masën 392 milionë lekë dhe me rritje prej 25% në krahasim me një vit më parë.

Media Vizion, kompania që operon kanalin Vizion Plus, pësoi rënie të ardhurash në masën 15% duke u renditur në vend të pestë me 362 milionë lekë të ardhura. Televizioni tjetër i ri, Euronews, u rendit në vend të gjashtë me 285 milionë lekë të ardhura. Të ardhurat e këtij televizioni u rritën me 33%, por sërish viti 2021 u mbyll me humbje të konsiderueshme në masën 26.6 milionë lekë. Humbjet e akumuluara të këtij televizioni kanë bërë që kapitali aksioner të jetë në kuotën minus 86.6 milionë lekë.

Në vend të shtatë sa i përket të ardhurave u rendit MultiScreen, kompania që operon televizionin Report TV. Të ardhurat e saj nga aktiviteti kryesor dhe dytësor ishin në nivelin e 268.6 milionë lekëve, ndërsa kompania shënoi edhe të ardhura nga dividenti në masën 74 milionë lekë. Këto të ardhura lidhen me pronësinë që kjo kompani ka mbi kompaninë C – 7 – Integrated Communication Systems, e cila ka si aktivitet të deklaruar teknologjinë e informacionit.

Televizioni ABC News, i cili ka lëvizur nga televizion i përqendruar te lajmet në televizon më gjeneralist pasi ndryshoi pronësinë, realizoi të ardhura në masën 156 milionë lekë. Të ardhurat u rritën me 31%, por sërish viti financiar u mbyll me humbje në masën 31.5 milionë lekë.

Televizioni Ora News, i cili gjatë vitit të kaluar ka qenë nën sekuestro shtetërore, pësoi rënie të të ardhurave prej 36% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa të ardhurat e tij prej 120 milionë lekësh ishin sa 2.1% e tregut. Në vend të fundit u rendit Televizioni SCAN, i cili u ble nga biznesmeni Samir Mane për 700 mijë euro në mars të këtij viti. Televizioni raportoi 251 milionë lekë humbje për vitin 2021, humbje që vijnë si pasojë e rivlerësimit në rënie të vlerës së aseteve fizike të televizionit.

Rritja e fortë e të ardhurave të televizioneve duket se lidhet me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Në fakt, vitet zgjedhore janë zakonisht të mbara për shitjet e reklamave apo shitjet e shërbimeve të tjera për partitë politike.

Një analizë e mëparshme e BIRN zbuloi se partitë politike transmetuan 89 orë reklama në 17 televizione të rëndësishme, të cilat, në bazë të çmimeve të deklaruara të televizioneve, mund të kenë kushtuar minimalisht 6.5 milionë euro. Gjithsesi, të ardhurat reale të televizioneve nga fushatat zgjedhore janë të vështira për t’u vlerësuar saktë për shkak se përveç fushatave, shumë prej televizioneve vënë në shitje edhe një pjesë të emisioneve apo transmetojnë kronika reklamuese, të cilat nuk shënjohen si reklama.

Etiketa: A2CNNAbc NewsBashkim UlajBIRNEuroEuronewsEuronews AlbaniaKapitaliKlanMASMediaMedia VizionNews 24Ora NewsQendrën Kombëtare të BiznesitreklamaReport TvSamir ManeSCANScan TVSHshqipShqipëriTelevizionetTop ChannelTV KlanVizion PLuszgjedhje 2021Zgjedhjet
I mëparshmi

Gjyqtarja Blerta Marku përballet në KPK me probleme në kriterin e pasurisë

Tjetri

“Cënon lirinë e shtypit” – Organizatat kritikojnë Prokurorinë e Tiranës për urdhrin e censurës

Tjetri
Televizionet nxjerrin në shitje hapësirën editoriale në fushatë

“Cënon lirinë e shtypit” – Organizatat kritikojnë Prokurorinë e Tiranës për urdhrin e censurës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.