AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Kërkesat paraprake shtyjnë seancën e gjyqtares Ariana Caco

Komisioni pranoi që të shqyrtohet kërkesa e gjyqtares Ariana Caco për përjashtimin e Etleda Çiftjes nga trupa, ndërsa për dy kërkesa të tjera, një për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe njohjen me emrat e këshilltarëve që kanë hartuar raportet e rivlerësimit të saj, u vendos të shqyrtohen pasi të legjitimohet anëtari i tretë i trupës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:29 | 28/09/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Ariana Caco dhe përfaqësuesi ligjor i saj pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Seanca dëgjimore në funksion të vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco, dështoi të zhvillohej të mërkurën më 28 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi ta shtyjë për t’i dhënë kohë shqyrtimit të tre kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, njëkohësisht bashkëshortit Artur Gunbardhi.

Pasi kryesuesja e trupës së KPK, Pamela Qirko deklaroi fillimin e seancës, pyeti gjyqtaren Caco nëse kishte për të paraqitur ndonjë kërkesë paraprake. Avokati Gunbardhi deklaroi se kishin tre kërkesa paraprake dhe paraqiti argumentet se përse i ngrinin pretendimet e tyre, duke shpjeguar se kishin të bënin edhe me procesin e rregullt ligjor.

Ata kërkuan që t’iu komunikohen prej Komisionit emrat e këshilltarëve ligjorë dhe atyre financiarë që kanë përpiluar raportet në kuadër të rivlerësimit të Cacos. Sipas Gunbardhit, dy prej këshilltarëve të KPK-së gjenden në kushtet e konfliktit të interesit, pasi njëra është mikeshë e subjektit të rivlerësimit, ndërsa tjetri është djali i ish-ministrit të Drejtësisë në vitin 1996, me të cilin kishte pasur konflikt.

Sipas tij, këshilltarët janë në cilësinë e ekspertit dhe konstatimet e tyre ndikojnë në vendimarrjen e Komisionit. “Këshilltari përcakton provën determinante për pasurinë, megjithëse nuk merr vendim. Dyshimi im për njëanshmëri të këshilltarëve është objektivisht i justifikueshëm”, pohoi Gunbardhi dhe vërejti se në raste të konfliktit të interesit, ata duhet të dorëhiqen ashtu si edhe anëtarët e Komisionit.

I pyetur nga Qirko se përse kjo kërkesë po paraitej në këtë moment të procesit, Gunbardhi deklaroi se kishte pritur që këshilltarët ligjorë të zbatonin vetë ligjin lidhur me situatën e konfliktit të interesit. Ai këmbënguli që emrat e këshilltarëve të bëhen publikë dhe se mosthirrja e tyre në seancë për t’u drejtuar pyetje, do të cënonte barazinë e armëve dhe procesin e rregullt ligjor.

Në vijim, Gunbardhi kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura. Ai pretendoi se gjatë procesit do të trajtohen të dhëna sensitive të një familje me të cilën kishte pasur marrëdhënie për shkak të administrimit të pronave, duke përmendur edhe mbiemrin e asaj familje.

Vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova e pyeti avokatin Gunbardhi se përse ai kërkonte të ruante të dhënat sensitive, kur po i përmente vetë publikisht. Ai shpjegoi se kishte fjalën për kofidencialitetin e marrëdhënies me atë familje, konkretisht lidhur me korrespodencën që kishte të bënte me administrimin e pronave prej tij.

Kërkesa e tretë e paraqitur nga avokati Gunbardhi kishte të bënte me përjashtimin e relatores së çështjes, Etleda Çiftja. Ai sqaroi se më 27 shtator ishte vënë në dijeni nëpërmjet medieve lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Sipas tij, Çiftja duhej të ishte e pezulluar nga detyra dhe kërkoi përjashtimin duke vërejtur se në raste të tjera një kërkesë e tillë ishte pranuar prej KPK-së.

Pasi u tërhoq, KPK vendosi të shtyjë seancën dëgjimore deri në shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e Çiftjes nga një tjetër trupë, ndërsa për dy kërkesat e tjera, kryesuesja Qirko tha se do të shqyrtohen pasi të legjitimohet anëtari i tretë i trupës. Komisioni sqaroi se seanca e radhës do të njoftohet në vijim.

Ariana Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.

Etiketa: ArmëElka ErmenkovaEtleda ÇiftjaFamiljeGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKPKPamela QirkoProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSeancashtatorSPAKTiranëVendim
I mëparshmi

Rama ironizon BE-në për amnistinë fiskale: Nuk tërhiqem

Tjetri

Arrestohen 13 persona të akuzuar për 3 milionë euro mashtrimi me TVSH-në

Tjetri
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Arrestohen 13 persona të akuzuar për 3 milionë euro mashtrimi me TVSH-në

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.