AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistët kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për projektligjin e minimumit jetik

Aktivistët e Organizatës Politike kanë nisur mbledhjen e firmave për të shtyrë përpara një projektligj për llogaritjen e minimumit jetik në Shqipëri, një e drejtë që nuk zbatohet prej vitesh.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:32 | 11/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktiviste të Organizatës Politike duke mbledhur firmat e qytetarëve në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Në kryqëzimet dhe sheshet kryesore të Tiranës, grupe të rinjsh me fletë nëpër duar ftojnë prej ditësh qytetarët që të firmosin nismën e një projektligji për hartimin e minimumit jetik në Shqipëri.

Aktivistët e Organizatës Politike kanë mundur të mbledhin më shumë se 3000 firma në pesë ditë të aksioneve të tyre në terren.

“Përcaktimi i minimumit jetik është e drejtë shoqërore themelore, por në Shqipëri ky minimum jetik nuk është i përcaktuar,” thonë aktivistët.

“Ne jemi në çdo zonë të Tiranës, duke filluar prej kryqëzimeve afër qendrës si edhe në zonën e Bërrylit, Ali Demit, Liqenit Artificial dhe do vijojmë për dy muaj të tjerë edhe në qytete të tjera”, tha Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike.

Organizata Politike është një grupim aktivistësh që luftojnë për të drejtat bazike sociale të punëtorëve, studentëve, profesionistëve, pensionistëve, bizneseve të vogla dhe të gjitha shtresave në nevojë.

Aktivistët synojnë të mbledhin 22 mijë firma qytetarësh për ta detyruar Kuvendin e Shqipërisë të marrë në shqyrtim projektligjin e tyre të prezantuar si iniciativë qytetare nëpërmjet përfaqësimit nga komiteti prej 8 personave aktivistë.

“Kemi kërkuar nga KQZ-ja tre muaj kohë për mbledhjen e firmave, por me këtë ritëm që po ecim, mund t’i mbledhim firmat e mjaftueshme edhe për gjysmën e afatit kohor,” tha për BIRN Arlind Qori.

Sipas aktivistëve të Organizatës Politike, ky projektligj ka si qëllim të zbusë varfërinë dhe përjashtimin social për individët dhe familjet në nevojë, dhe kategoritë e tjera përfituese të skemave të asistencës sociale.

Teksa mblidhen rreth stendave të aktivistëve, qytetarët i përgëzojnë për nismën, por njëkohësisht nuk ngurrojnë të shprehin ankesat e shumta për problemet e tyre jetike për të cilat e kanë humbur shpresën se do të gjejnë diku zgjidhje.

“Asnjë forcë politike nuk na ka dëgjuar deri më sot. Kjo është nismë e mirë, por dyshoj se do merret parasysh”, thotë një grua rreth të pesëdhjetave, e cila ngurron të japë firmën e saj.

Më të interesuarit duket se janë pensionistët, të cilët preken drejtpërdrejt nga mungesa e minimumit jetik.

“Pensionistët e shohin më me interes nismën. Por edhe të rinjtë duan të përfshihen. Një pjesë e mirë e njerëzve që ndalojnë duan të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre dhe për familjet e tyre,” shtoi Qori.

Sipas Klodi Lekës, ka rreth 170 mijë pensionistë të cilët marrin një pension deri në 15 mijë lekë të reja në muaj dhe kjo nismë do u vinte së pari në ndihmë atyre, por edhe shtresave të tjera vulnerabël.

“Kemi parë shumë solidaritet nga shtresa e mesme. Ata janë të gatshëm të ndihmojnë edhe nëse nuk janë personalisht në nevojë,” tha Leka.

Mirela Ruko, një tjetër aktiviste, i tha BIRN se kjo nismë ka një kosto të lartë për qeverinë, faktor ky që mbase do i shtynte ata që të mos e marrin seriozisht miratimin e projektligjit.

“Kjo ka kosto, sepse duhet të llogaritet minimumi jetik, që do i jepet kujtdo që deri më sot ka jetuar me të ardhura nën ato minimalet,” tha Ruko.

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave, aktivistët shprehen të vendosur për të arritur qëllimin e tyre për mbledhjen e firmave.

“Shoqëria jonë ka arritur një nivel të frikshëm fatalizmi prej situatave dhe vështirësive ekonomike që po jetojmë,” tha Leka, duke besuar se tashmë është koha për ta ndryshuar këtë gjë.

 

Etiketa: aktivistAktivistëArlind QoriBIRNKlodi LekakostoKQZMinimumi jetikMirela RukoOrganizata PolitikepensionistëProjektligjProjektligjiPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëristudentTiranë
I mëparshmi

Krim mjedisor: Autoritetet bënë një sy qorr ndaj dëmtimit të lagunës së Kune Vainit

Tjetri

Policia e Kosovës sekuestron vila në Parkun e Brezovicës

Tjetri
Policia e Kosovës sekuestron vila në Parkun e Brezovicës

Policia e Kosovës sekuestron vila në Parkun e Brezovicës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.