AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia e Kosovës sekuestron vila në Parkun e Brezovicës

Policia dhe prokurorët e Kosovës konfiskuan rreth 100 vila dhe ndërtesa të tjera në resortin malor të Brezovicës në të fundit në një sërë operacionesh që synojnë ndërtime të paligjshme dhe zyrtarë të dyshuar të korruptuar.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një polic i Kosovës gjatë aksionit të martën në Brezovicë. Foto: BIRN

Dhjetëra policë organizuan një aksion të gjerë në resortin malor të Brezovicës të martën, duke sekuestruar ndërtesa që dyshohet se janë ndërtuar ilegalisht brenda Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Rreth 100 ndërtesa, duke përfshirë më shumë se 80 vila, u bllokuan nga policia e shoqëruar nga prokurori i Ferizajt, Rasim Maloku.

“Operacioni po shkon mirë. Po bëjmë identifikimin e vilave dhe po bëjmë paralajmërime se qasja në to tani është e ndaluar deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata”, tha Maloku.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolic, drejtues komunalë dhe drejtuesit e e kompanive private u arrestuan në një bastisje tjetër mbi pretendimet për ndërtime të paligjshme në resortin malor.

Në total, rreth 30 persona janë arrestuar në operacionet e deritanishme lidhur me rastin.

Maloku tha se pret që të ngrihen më shumë akuza.

“Po hartojmë një aktakuzë të dytë. Besoj se deri në fund të vitit do të kemi edhe një aktakuzë të tretë. Hetimi do të vazhdojë edhe në vitin 2023 sepse është një rast i madh dhe nuk kemi mundur të përfshijmë gjithçka në një aktakuzë të vetme”, shtoi ai.

Maloku shpjegoi se ligji që rregullon Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit “në mënyrë eksplicite ndalon ndërtimin e atyre objekteve në këtë zonë”.

Në një komunikatë për mediat të martën, Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se beson se rreth 100 objekte janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Ajo tha se ndërtimi i tyre është mundësuar nga shpërdorimi i detyrës publike, dhënia e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjet që rregullojnë parkun kombëtar dhe dhënia dhe marrja e ryshfeteve.

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, ata kanë degraduar mjedisin në këtë zonë”, tha prokuroria.

Në periudhën e pasluftës së Kosovës, në Brezovicë janë ndërtuar shumë vila, disa prej të cilave supozohet se i përkasin figurave politike dhe zyrtarëve të tjerë publikë dhe disa prej të cilave kanë pronësi të paqartë.

BIRN ka mësuar se vilat që i përkasin politikanëve mund të jenë objektivi i hetimeve të prokurorisë për këtë rast.

Etiketa: AkuzaBIRNGjykataKosovëoperacioniPoliciaPolicia e KosovësProkuroriProkuroriaVendim
Tjetri
Aksion i SPAK, arrestoi qytetarin dhe sekserin, pagoi ryshfet për t’u punësuar mësues

Apeli rikthen në qeli ish-prokurorin Edmond Karriqi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.