AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gratë, jeta, liria dhe e majta

Katër lajme globale të kohëve të fundit kanë zbuluar llojet e fuqizimit të grave, duke treguar se si politika e seksit dhe gjinisë mund të sfidojë ose përforcojë strukturat ekzistuese të pushtetit. Për liberalët perëndimorë, kuptimi i këtyre dinamikave do të jetë vendimtar për të mposhtur të djathtën e re.

Slavoj ZizekngaSlavoj Zizek
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Wikipedia.

Katër ngjarje të përqendruara te gratë kanë qenë kryetituj gjatë muajit të shkuar: fitorja zgjedhore e Giorgia Melonit në Itali, vdekja dhe funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, publikimi i filmit “The Woman King” dhe protestat e gjera në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit nga policia e moralit e vendit. Të marra bashkërisht, të katër këto ngjarje i nxjerrin në dritë veçoritë thelbësore të një terreni politik.

Me të majta që po dështon që të ofrojë një përgjigje adekuate për krizën e demokracisë liberale, ngritja e qeverive të reja të krahut të djathtë në Evropë nuk është befasuese. Por roli qendror i grave në këtë lëvizje ende duhet të marrë vëmendjen e merituar. Liderët e krahut të djathtë, si Meloni dhe Marine Le Pen në Francë, po e paraqesin veten si një alternativë më e fortë kundrejt teknokratëve tradicionalë meshkuj. Ato i mishërojnë si ngurtësinë e krahut të djathtë ashtu edhe tiparet që rëndom ndërlidhen me feminitetin, siç është përqendrimi te përkujdesi dhe familja: fashizmi me një fytyrë njerëzore.

Kujtoni spektaklin televiziv nga funerali i Elizabetës II, i cili nxori në pah një paradoks interesant: ndërsa shteti britanik ka rënë edhe më poshtë statusit të tij të dikurshëm prej superfuqie, zotësia e familjes mbretërore britanike për të frymëzuar ëndrrën imperiale vetëm sa është rritur. Nuk duhet ta anashkalojmë këtë si një ideologji që maskon marrëdhëniet aktuale të pushtetit. Përkundrazi, vetë fantazitë monarkike janë pjesë e procesit, nëpërmjet të cilit marrëdhëniet e pushtetit e riprodhojnë vetveten.

Vdekja e Elizabetës II na rikujtoi dallimin modern midis mbretërimit dhe sundimit, me mbretërimin që kufizohet vetëm me detyra ceremoniale. Monarku pritet që të rrezatojë dhembshuri, dashamirësi dhe patriotizëm, si dhe të qëndrojë larg konflikteve politike. Në këtë sfond, monarkët nuk përfaqësojnë superioritetin e ideologjisë, por më tepër ideologjinë në formën e saj më të pastër. Për shtatë dekada radhazi, roli i Elizabetës II ishte që të shërbente si fytyra e pushtetit shtetëror. Rastësia e vdekjes së saj në kohën e ardhjes në pushtet të kryeministres Liz Truss mund të ketë qenë thjesht rastësi, por ishte gjithashtu një simbolikë e thellë e kalimit nga Mbretëresha te “Woman King” (Gruaja mbret). Në rolin e saj të ri, Truss i ka paraprirë pjesërisht të majtës, duke ndërthurur subvencionet e energjisë me uljen e taksave për të pasurit.

“The Woman King” i Gina Prince-Bythewood trajton po ashtu logjikën politike të monarkisë. Filmi epik historik për Agojien, një njësit i përbërë krejtësisht nga ushtare gra që mbrojnë mbretërinë e Afrikës Perëndimore të Dahomeyit nga shekulli i shtatëmbëdhjetë deri në atë nëntëmbëdhjetë, në rolin kryesor ka aktoren Viola Viola Davisin si gjeneralen imagjinare, Nanisca. Ajo i nënshtrohet vetëm mbretit Ghezo, një figurë kjo reale që e sundoi Dahomeyin nga viti 1818 deri më 1859 dhe që u përfshi në tregtinë me skllevër në Atlantik krejt deri në fund të mbretërimit të tij.

Në film, armiqtë e Agojies përfshijnë trafikantët e skllevërve, të udhëhequr nga Santo Ferreira, një karakter imagjinar i frymëzuar tërthorazi nga Francisco Felix de Sousa. Por, në fakt, de Sousa ishte një trafikant brazilian skllevërish që e ndihmoi Ghezon të merrte pushtetin, ndërsa Dahomeyi ishte një mbretëri që pushtoi shtete të tjera afrikane dhe që i shiste njerëzit e tyre në tregun e skllevërve. Ndërsa Nanisca përshkruhet se i kundërvihet mbretit për tregtinë e skllevërve, Agojie e vërtetë i shërbeu atij.

“The Woman King” promovon kështu një formë feminizmi të favorizuar nga klasa e mesme liberale perëndimore. Sikurse lëvizja feministe e ditëve të sotme #MeToo, luftëtaret e Amazonës nga Dahomeyi do të dënojnë në mënyrë të pamëshirshme të gjitha format e logjikës binare, patriarkatin dhe gjurmët e racizmit në gjuhën e përditshme; por do të jenë tejet të kujdesshme që të mos i trazojnë format më të thella të shfrytëzimit që e përforcojnë kapitalizmin modern global dhe këmbënguljen e racizmit.

Ky qëndrim përfshin minimizimin e dy fakteve themelore mbi skllavërinë. E para, tregtarët e bardhë të skllevërve zor se u duhej të shkelnin në tokën afrikane, sepse afrikanët e privilegjuar (si mbretëria e Dahomeyit) u siguronin atyre një furnizim të bollshëm me skllevër të freskët. Dhe, e dyta, tregtia e skllevërve ishte e kudondodhur jo vetëm në Afrikën Perëndimore, por edhe në pjesët e saj lindore, ku arabët skllavëruan me miliona, dhe ku institucioni zgjati më tepër sesa në Perëndim (Arabia Saudite nuk e shfuqizoi atë zyrtarisht deri në vitin 1962).

Në fakt, Muhamed Kutbi, vëllai i intelektualit mysliman egjiptian, Sejid Kutb, e mbrojti fuqishëm skllavërinë islamike nga kritika perëndimore. Duke argumentuar se “islami u jepte të drejta shpirtërore skllevërve”, ai i e kraharoi këtë me tradhtinë bashkëshortore, prostitucionin dhe seksin e rastësishëm (“që është forma më e urryer e kafshërisë”) që gjenden në Perëndim me “lidhjen e pastër dhe shpirtërore që e lidh një shërbëtore (një vajzë skllave) me padronin e saj në islam”. Të tilla biseda ende dëgjohen nga disa dijetarë konservatorë salafistë, siç është sheiku Saleh Al-Fawzan, një anëtar i organit më të lartë fetar të Arabisë Saudite. Por askush nuk do ta dinte këtë, nëse dëgjon vetëm liberalë perëndimorë të shtresës së mesme.

Fatmirësisht, ndërlidhjet historike të islamit me skllavërinë nuk duhet t’i nxjerrin pengesa potencialit emancipues të shoqërive kryesisht myslimane. Protestat masive në Iran kanë rëndësi historike botërore, sepse ndërthurin betejat e ndryshme (kundër shtypjes së grave, shtypjes fetare dhe terrorit shtetëror) me një unitet organik. Irani nuk është pjesë e Perëndimit të zhvilluar dhe slogani i protestuesve “Zan, Zendegi, Azadi” (“grua, jetë, liri”) nuk është thjeshtë një degëzim i largët i #MeToo apo feminizmit perëndimor. Ndonëse ka mobilizuar me miliona gra të zakonshme, ai flet për një betejë shumë më të gjerë dhe shmangin tendencën antimashkullore që rëndom zë vend në feminizmin perëndimor.

Burrat iranianë që po bërtasin “Zan, Zendegi, Azadi” e dinë se beteja për të drejtat e grave është po ashtu betejë për liritë e tyre – se shtypja e grave është thjeshtë manifestimi më i dukshëm i një sistemi më të gjerë të terrorit shtetëror. Për më tepër, ngjarjet në Iran janë diçka që ende na presin neve në botën e zhvilluar perëndimore, ku prirjet drejt dhunës politike, fundamentalizmit fetar dhe shtypjes së grave po përshpejtohen.

Ne në Perëndim nuk kemi të drejtë ta trajtojmë Iranin si një vend që po përpiqet dëshpërimisht të na arrijë. Përkundrazi, jemi ne ata që duhet të mësojmë nga iranianët, nëse duam që të kemi ndonjë shans për t’iu kundërvënë dhunës së krahut të djathtë dhe shtypjes në Shtetet e Bashkuara, Hungari, Poloni, Rusi dhe shumë shtete të tjera. Cilido qoftë rezultati i drejtpërdrejtë i protestave, gjëja kryesore është që lëvizja të mbahet gjallë, duke organizuar rrjetet sociale që mund të vazhdojnë së operuari në rast se forcat e shtypjes shtetërore arrijnë një fitore të përkohshme.

Nuk mjafton që thjesht të shprehim keqardhje apo solidaritet me protestueset iraniane, sikur ata t’i përkisnin një kulture të largët ekzotike. Të gjitha dërdëllitjet relativiste rreth specifikave dhe ndjeshmërive kulturore tani janë të pakuptimta. Ne mundemi dhe duhet ta shohim betejën iraniane si një sinonim me tonën. Nuk na nevojiten figura drejtuese gra apo Woman Kings, por na nevojiten gra që do të na mobilizojnë të gjithëve për “gruan, jetën, lirinë” dhe kundër urrejtjes, dhunës dhe fundamentalizmit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate Women, Life, Freedom, and the Left

Etiketa: AfrikanAmazonArabia SauditebrazilianDhunëe majtaegjiptianFashizmifitoreGjurmëtgraHungariIranIraniItaliKultureLiriaMarine Le PenMelonimyslimaneParaPoliciaPoloniProject SyndicateProtestatRrjetet socialeRusiSHShtetet e Bashkuaratë drejta
Tjetri
Rama sfidon BE-në, shpall “konsultime” për projektligjin e amnistisë

Interesat e borxhit rriten duke rënduar edhe kreditë e qytetarëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.