AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Në ndjekje të ëndrrës: Vllaznia e vajzave në Ligën e Kampioneve

Ekipi i futbollit të vajzave nga Shkodra u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe ndeshet me Realin e Madridit, duke thyer jo vetëm barrierat gjinore rreth futbollit, por vendosur rekorde të reja për këtë sport në Shqipëri.

Emi KalajangaEmi Kalaja
19:01 | 20/10/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekipi i futbollit të vajzave “Vllaznia” gjatë një aktiviteti. Foto kortezi nga Megi Doçi.

Njerëzit në Shqipëri e njohin shumë mirë Kristiano Ronaldon. Fëmijët në rrugë veshin fanellat e portugezit dhe tifozët mund të diskutojnë me ditë dhe netë për aftësitë e tij në futboll.

Ronaldo ka 5 “Topa të artë”; një numër që e vendos atë mes më të mirëve në botë. Por 5 “Topa të artë” ka edhe Marta Vieira da Silva, një prej futbollisteve më të mira të kohëve të fundit, edhe pse shumë më pak njerëz e njohin atë.

Ndryshe nga Ronaldo, da Silvës i është dashur të përballet me një mori pengesash, përfshi njerëz që e shihnin përfshirjen e saj në futboll si një sakrilegj.

Në një arenë mjaft më të vogël, Megi Doçi, golashënuesja rekordmene e kombëtares në kampionatin shqiptar të vajzave, ka një histori që i ngjan asaj të futbollistes braziliane.

E rritur në një fshat të Burrelit, Doçi zgjodhi të luante futboll përkundër kërkesave të nënës së saj për t’u veshur me fustan. Në moshën 12 vjeç, ajo u largua nga shtëpia në Prrell të Burrelit për t’u stëvitur me vajza që ndiqnin të njëjtën ëndërr në Tiranë.

“Edhe në fillim shoqet e klasës gjithmonë më thonin që nuk do të bëhesh kurrë futbolliste, sepse këtu nuk ekziston futbolli i femrave. Por tashmë ja ku jam, me kupa, kampionate, medalje, këpucë të arta dhe ku ka më mirë,” thotë Doçi, ndërsa shkëputet pak prej stërvitjes në një fushë periferike në Golem të Shkodrës.

Doçi dhe shoqet e saj në ekipin e Vllaznisë për vajza, i krijuar jo më shumë se 9 vjet më parë, ia dolën në një kohë të shkurtër të vendosin rekorde që ekipet e meshkujve edhe pse me 100 vjet histori në lojë nuk ia kanë dalë.

Më 28 shtator, ekipi i vajzave nga Shkodra dhe zona të tjera të Shqipërisë e Kosovës dhe një grup lojtaresh të huaja, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kualifikua për herë të parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve dhe do të ketë ndeshje kundër ekipeve si Reali i Madridit, Parisi dhe Çelsea.

Por suksesi i Doçit, kapitene e ekipit, shkon përtej garës, duke sfiduar klishenë “e sportit të burrave” që komentatorët sportivë në Shqipëri e kanë në majë të gjuhës.

Doçi thotë se është mësuar të driblojë dhe të lërë pas kolegë të saj meshkuj dhe është e vetëdijshme për peshën që ka kjo arritje për të dhe vajzat e tjera.

“Stërvitesha edhe me ekip djemsh dhe ishte shumë e vështirë,  pasi  kur janë të gjithë meshkuj dhe vetëm një femër të shohin ndryshe. E ndjejnë, pasi në një moment që mundohesh t’i ikësh apo t’i kalosh, nëse t’i i ikën një djali, ai djalë  për një javë do të qeshet nga shokët e tjerë”, kujton ajo fëmijërinë kur stërvitej me djem.

Përmasat e suksesit

Kapitenia e ekipit “Vllaznia”, Megi Doçi.

Ndjekësit e futbollit në Shqipëri presin prej vitesh që ekipe si Reali i Madridit të zbresin në Rinas për të luajtur me ekipe shqiptare. Sistemi elitar i futbollit, i cili i “detyron” të vegjlit të sfidojnë njëri-tjetrin para se të ndeshen me rivalë të fortë, e ka bërë këtë një ëndër gati të pamundur.

Por ekipi “Vllaznia” i futbollit të vajzave, që stërvitet në një fushë modeste në fshatin Golem, 5 km larg qytetit të Shkodrës, ia doli brenda 9 viteve.

Vllaznia e femrave do të ndeshet të enjten, më 20 tetor me Realin e Madridit në “Loro Boriçi”, pasi u bë ekipi i parë shqiptar që u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Një kualifikim që veç pak ndjekësve fanatikë të sportit dhe grupit të vajzave që prej vitesh luftojnë që t’ia arrijnë, pakkush e priste apo e dinte që mund të ndodhte.

“E kam ndjekur Vllazninë e femrave që nga viti 2015, si në kampionat ashtu dhe në Kupën e Shqipërise. Kam besuar tek këto vajza, po ashtu dhe tek presidenti i ekipit duke parë përkushtimin dhe seriozitetin e tyre,” thotë Bardh Sheqi, që e lidh suksesin me qytetin, i cili mburret për një lidhje të fortë me futbollin.

Trajneri i Vllaznisë për femra, Nikolin Leka ka parë nga dita në ditë sesi futbollistet kanë sakrifikuar, por tashmë që kanë prekur një rezultat historik, ato i sheh akoma më të përgjegjshme. “Vajzat pa diskutim që kanë një entuziazëm , pa diskutim që ndihen të lehtësuara pasi kanë arrit një objektiv madhor, por i shoh dhe shumë të përgjegjshme dhe shumë serioze në punën e tyre,” tha Leka.

Presidenti Lazër Matija, një nga pak biznesmenët që ka pasur besim te ekipet e vajzave, thotë se lidhja e qytetit me futbollin ua ka lehtësuar vështirësitë edhe pse siç tregon ai, paragjykimi ka qenë i pranishëm. “Në fillim u hezitu, por me kalimin e viteve u reduktu, u zhduk sepse u bindën të gjithë që ky sport është dhe i vajzave, kështu që edhe numri i tyre u rrit nga viti në vit”, thotë ai.

Matija ia atribuon suksesin një grupi vajzash që sfiduan paragjykimet dhe u kthyen në boshtin e ekipit për vite me rradhë. Ai thotë se fillimet ishin shumë të vështira, madje me vështirësi arrinte të grumbullonte numrin e vajzave për të formuar ekipin, por sot ndihet krenar.

“Në Shqipëri janë vetëm 13 vite futboll femrash, 13 vite janë një kohë shumë e shkurtër , të gjithë ne e mbajmë mend fillimin e këtij sporti,” thotë Matija.

Rrugëtimi i vështirë

Rrugëtimi ka qenë i vështirë edhe për Megi Doçin, kapitene e Vllaznisë për femra. Fillimisht nuk kishte as aprovimin e familjes, ndërsa shoqet e fëmijërisë i përsërisnin vazhdimisht që ajo nuk do të bëhej asnjëherë futbolliste.

“Sidomos mami e kishte shumë të vështirë. Kishte një vajzë në shtëpi, donte ta rregullonte, ta vishte me fustan, të bënte me kaçurrela, ta dërgonte në shkollë, unë gjithmonë pas shkollës stërvitje, luaja me çunat, çahesha nga këmbët, bëhesha gjithë gjak dhe nuk e kishte me qejf, por tani është krenare,” thotë Doçi, që tregon se ishte vajza e parë pas dy djemve në familje.

26-vjeçarja thotë se këmbëngulja e saj i bëri prindërit të dorëzoheshin, para dëshirës për t’u bërë futbolliste. Ndërsa në vendlindje nuk kishte asnjë mundësi, tezja e saj u ofrua ta strehonte në Tiranë dhe kur ishte 12-vjeçe, ajo u regjistrua në ekipet e para të vajzave në kryeqytet.

“Mendoj që të gjitha vajzat duhet të jenë të afta t’i bindin prindërit dhe të thonë që ky është pasioni im dhe më besoni që nëse ju më lini ta zhvilloj pasionin tim, një ditë do t’u bëj krenar”, thotë Doçi.

Por ndërsa pak njerëz i kanë ndjekur ato në ditët kur përpjekjet e tyre shiheshin shtrembër, vajzat e dinë që me suksesin e tyre, stadiumi do të mbushet.

“Në Shkodër futbolli është dashni është fe,” thonë ato, të vetëdijshme se e kanë thyer barrierën.

 

Etiketa: besimBiznesmenEkipi VllazniaFamiljeKosovëMedaljeMegi DoçiMjaftParaPunëRinasSHShkodërshqipShqipërishqiptareshtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikës
I mëparshmi

Qeveria i jep pa inventar pronat publike për investimet strategjike

Tjetri

KQZ: Partitë politike nuk deklaruan 5 milionë euro reklama në zgjedhjet parlamentare

Tjetri
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dërgon për ndjekje penale 67 numërues votash

KQZ: Partitë politike nuk deklaruan 5 milionë euro reklama në zgjedhjet parlamentare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.