AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetërsimi i pronave në bregdet, SPAK dërgon në gjykatë ish zyrtarë të lartë të Lezhës

Prokuroria e Posaçme njoftoi dërgimin në gjykatë të një dosje me të akuzuar ish-kryebashkiakun e Lezhës dhe ish zyrtarë lokalë të përfshirë në tjetërsim pronash publike me vlerë 13 milionë Euro.

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Prokuroria e Posaçmë njoftoi të martën dërgimin për gjykim të një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, ish kreut të Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka, ish drejtorin e Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma dhe disa ish zyrtarëve të tjerë lokalë të cilët i akuzon për “tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin”.

Në një njoftim për shtyp SPAK bëri me dije se kishte dokumentuar tjetërsim të parcelave të pronave në pronësi shtet, të cilat përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë, u kalonin të tretëve.

“Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundërligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se “nëpërmjet dokumenteve të fallsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro”.

Veç të sipërpërmendurve të akuzuar janë edhe Bledar Cara  ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë, Nikolin Shtjefni, Sokol Vocaj,  ish-regjistrues në Kadastrën e Lezhës, Gjovalin Marku, Adiona Martini dhe Juxhina Mema, ish-zyrtar të bashkisë Lezhë, Luigj Paloka topograf dhe Altin Mikaj, përfitues i pronave të tjetërsuara.

Ish-drejtori i Urbanistikës Sokol Toma i tha BIRN se deklarimet i kishte dhënë në prokurori dhe nuk kishte çfarë shtonte. Të tjerë të akuzuar nuk iu përgjigjën kërkesave për koment apo nuk qenë të arritshëm.

Kjo nuk është hera e parë që personat e mësipërm akuzohen për këtë vepër penale. Ish-kryebashkiaku Frrokaj u gjet fajtor në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë për këto akuza dhe pret vendimin e apelit. Njëlloj edhe ish-kreu i këshillit të qarkut. Zyrtarë të tjerë në këtë hetim janë përmendur edhe hetimet që u kryen ndaj vëllait dhe të afërmve të tjerë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ky i fundit u arrestua, por më pas nuk u gjet fajtorë për akuza të lidhura me tjetërsimin e pronave.

Etiketa: Adiona MartiniAkuzaArben NdokaBIRNBledar CarabregdetcertifikataEuroFinalFran FrrokajGjok NdokaGjovalin MarkuGjykatëgjykimHetimHetimetJuxhina MemaLezhëProcedimiProkuroriProkuroriaSokol TomaSPAK
Tjetri

Përdhunimi u përdor si armë gjatë luftës në Kosovë, thotë OJQ-ja

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.