AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon në gjyq Shkëlzen Selimin për deklarim të rremë

Prokuroria e Posaçme ka përfuduar hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzem Selimi dhe e akuzon atë për deklarim të rremë të pasurive.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:49 | 31/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK | LSA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 31 tetor se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, të akuzuar për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë.

Rreth dy vjet më parë, SPAK regjistroi procedim penal për “…deklarim të rremë…” ndaj disa ish-gjyqtarëve, konkretisht për ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja, si dhe për  Selimin. Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Për këtë arsye, SPAK paraqiti një vit e gjysmë më parë kërkesat për sekuestrimin e pasurive të këtyre subjekteve. Gjykata e Posaçme vendosi më 20 prill 2021 që të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë në zotërim të Selimit,  ½-ës së një trualli 432 m2 dhe objekt 132.25 m2, pikë tregtimi karburantesh, me vendodhje në shtëtitoren Lungomare Vlorë; një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës dhe të një trualli tjetër dhe karburanti e ndodhur në “Rrugën Transballkanike”, po në Vlorë. Po ashtu, u sekuestruan pasuritë e Lulos dhe Dedjas.

Shkëlzen Selimi ishte anëtar i Gjykatës së Lartë që nga viti 2011. Ai është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Në tetor 1999 deri në shtator 2000, ushtroi detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe gjatë periudhës 2000-2011 në Gjykatën e Vlorës.

Selimi u shkarkua nga detyra më 30 korrik 2018 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi ai u gjet me kontakte me persona të “përfshirë në krimin e organizuar” dhe se ai ishte “përpjekur t’i fshihte këto kontakte”.

 

Etiketa: Bashkim DedjaFatos LuloGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqgjyqtarGjyqtareHetimetIsh-gjyqtarkushtetueseLungomarePasuri të paluajtshmeprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarShkëlzen SelimishtatorSPAKVlorë
I mëparshmi

Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe përballet me vetingun

Tjetri

Dështojnë negociatat për ndryshimin e hartës territoriale

Tjetri
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës

Dështojnë negociatat për ndryshimin e hartës territoriale

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.