AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Çatia e shkollës pikon, institucionet “lajnë duart” me procedura të dështuara

Godina e shkollës së mesme të bashkuar “Mehmet Shpendi” në Shalë të Shkodrës është në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme, por bashkia dhe institucionet arsimore nuk janë të aftë që t’i japin një zgjidhje situatës.

Françeska NdojangaFrançeska Ndoja
17:31 | 01/11/2022
në Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkolla “Mehmet Shpendi” në njësinë administrative të Shalës është në gjendje të mjerueshme. Foto kortezi: Zef Skollaj.

Në mes të shtatorit, qeveria e Shqipërisë njoftoi mbylljen përmes heqjes së licencës së kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë, duke e motivuar vendimin me mungesën e “certifikimit ligjor të standardeve të godinës”.

Godina e re e shkollës jo-publike kishte shërbyer më parë si univesitet, ndaj vendimi i Ministrisë së Arsimit u pa me dyshim dhe u kundërshtua me protesta nga gjimnazistët dhe stafi arsimor.

Por ndërsa në Tiranë diskutohej për godinën në dukje luksoze që i kushtoi licencën kolegjit “Mehmet Akif”, 200 kilometra nga Tirana, shtatëdhjetë e tetë fëmijë të Njësisë Administrative Shalë në bashkinë e Shkodrës janë të detyruar të bëjnë mësim nën një çati që pikon dhe në kushte të mjera.

“Nuk është vënë dorë prej 15 vjetësh,” tha Kin Nika, drejtor i shkollës së mesme të bashkuar “Mehmet Shpendi” në Shalë. Ai shpjegon se i vetmi ndryshim prej vitesh është lidhja me ujësjellësin, ndërsa të paktën gjysma perëndimore e godinës ka një çati që pikon dhe pjesët e tjera janë në gjendje të rëndë.

E pyetur në lidhje me lejimin e funksionimit të kësaj shkolle dhe masat e marra për gjendjen atje, Ministria e Arsimit ia kaloi përgjegjësitë bashkisë së Shkodrës, duke vënë në dukje se ishte pushteti vendor që duhej të kujdesej për kushtet e godinës.

Nga ana e saj, bashkia Shkodër u justifikua me argumentin se kishte tentuar disa herë rikonstruksionin e çatisë së godinës, por “fituesit e dy tenderave ishin tërhequr pasi ishte lidhur kontrata dhe një tender i tretë kishte dështuar”.

Situata mizerabël

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi” në njësinë e Shalës ofron shërbim arsimor për nxënës të nivelit bazë dhe atij të mesëm. Në këtë shkollë e ndjekin mësimin 10 nxënës të klasave I-IX dhe 68 gjimnazistë.

Godina 3-katëshe e shkollës “Mehmet Shpendi” i ngjan një hapësire të braktisur. Një pjesë e mirë e klasave janë të mbyllura. Në disa mungojnë dritaret, ndërsa tualetet siç duken në videot e filmuar nga prindërit që iu vunë në dispozicion BIRN, janë jo higjenike.

Pjesë të çatisë së shkollës po ashtu pikojnë dhe njëra anë e saj nuk mund të përdoret për shkak të lagështisë dhe ujit që vjen nga soleta.

Megjithatë, mungesa e një zgjidhjeje nga institucionet i ka lënë mësuesit dhe prindërit në udhëkryq, ndërsa janë të detyruar të vazhdojnë mësimin dhe mbajnë parasysh edhe rreziqet e godinës së amortizuar.

Zef Skollaj, i cili tha se kishte tre vajza që mësonin në shkollë dhe që denoncoi te BIRN situatën e godinës, tha se ajo ishte në kushte mizerabël.

“Kjo është gjendja e shkollës “Mehmet Shpendi”, prej vitesh 3 vajzat e mia bëjnë mësim këtu. Shkolla është në gjendje mizerabël dhe nuk plotëson as kushtet më minimale,”tha Skollaj, duke u theksuar se drejtoria e shkollës nuk ishte ankuar mjaftueshëm.

Nga ana e tij, drejtori Nika i tha BIRN se e kishte ngritur zërin sa herë kishte pasur mundësi. Nika tha se ishin rikonstruktuar dy shkolla vartëse në të njëjtën zonë, por jo godina qendrore që sipas tij nuk kishte parë ndërhyrje që prej vitesh.

“U kam thënë që duhet ta shohin,” tha ai, ndërsa sjhtoi  se nuk kishte parë askënd nga bashkia të shkonte për të verifikuar situatën apo gjendjen e infrastrukturës.

Tendera të dështuar

Gjatë dy viteve të fundit, bashkia e Shkodrës ka zhvilluar tre tendera për rikonstruksionin e shkollës “Mehmet Shpendi”, por ata kanë dështuar. Po ashtu, rikonstruksioni i shkollës është parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2022.

“Rikonstruksioni i tarracës së objektit është tenderuar tri herë gjatë këtyre tre viteve,” tha bashkia e Shkodrës në përgjigje të kërkesës për informacion, ndërsa përmendi se dy kompanitë fituese të kontratave që u rritën nga 2.6 milionë në 3.5 milionë lekë u tërhoqën pas inspektimit të objektit. Kompanitë fituese të tenderit nuk u arritën dot për koment.

Ndërkohë, tenderi i tretë në të cilin vlera e fondit limit u rrit në 5 milionë lekë nuk u zhvillua fare për shkak të mungesës së interesit. “Objekti është tenderuar për herë të tretë, këtë herë pasi janë kryer ndryshimet në projekt dhe rritjes së fondit limit nga 3 598 333 pa TVSh në 5 019 615 , dhe ku në vend të rikonstruksionit të tarracës objektit do të kryhet ndërtimi i një çatie. Procedura ka numër reference REF 43623-09-28-2022 me datën 28.09.2022 edhe këtë herë tenderi ka dështuar, pasi asnjë operator nuk ka paraqitur ofertë,” shtoi bashkia.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit u shfajësua me kompetencat, duke ia referuar kërkesën për informacion zyrës rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Kjo e fundit pranoi njohjen me problematikën, por këmbënguli se masat duhej të merreshin nga bashkia e Shkodrës.  “Në fillim të vitit shkollor 2021-2022 janë deklaruar problematika në gjendjen infrastrukturore të shkollës së Mesme të Bashkuar “Mehmet Shpendi” të cilat i janë bërë prezent njësisë bazë të qeverisjes vendore”, thuhet në përgjigje.

Zyra vendore e arsimit tha se kishte kërkuar plotësimin e kushteve që në korrik, por si përgjigje ishte marrë vetëm fakti se një tender i ri për rikonstruksionin e shkollës pritej të zhvillohej së shpejti.

 

Etiketa: AdministrativeBashkiaBashkia ShkodërBIRNMinistria e ArsimitpaktProtestaPushteti vendorQeveriaSHShalëShkodërshkollashqiptenderTenderaTiranaTVSHVendimi
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kudusi Shahu –Prokuroria e Tiranës

Tjetri

Durrës, konfiskohen 1 milion euro pasi që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal

Tjetri

Durrës, konfiskohen 1 milion euro pasi që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.