
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 2 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së Durrësit, Nurjeta Pogaçe (Tafa). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar te hënën më 31 tetor, Pogaçe dha shpjegime të përmbledhura lidhur gjetjet e Komisionit në të tre kriteret e rivlerësimit.
Pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe stazhin në Gjykatën Tiranës, Nurjeta Pogaçe (Tafa) u emërua në vitin 2015 në Gjykatën e Durrësit, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën.