AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Cili është vendi në botë i së majtës?

Protestuesit e Iranit as nuk do t'i nënshtrohen fashizmit që fshihet pas pseudo-antiimperializmit të regjimit dhe as nuk do t'ia dorëzojnë vendin e tyre hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara ose ekonominë e tyre kapitalit të financuar. E majta perëndimore duhet të mësojë prej tyre.

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto iluestruese nga protestat në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Të përballesh me abuzime të rastësishme dhe të paprovokuara nuk është kurrë e lehtë. Mirëpo përballja me lëvdata të rastësishme dhe të paprovokuara mund të jetë edhe më e vështirë.

Një shofer taksie në Athinë, simpatizant i nazistëve, më tha së fundmi: “Jam votues i Agimit të Artë, mirëpo e mbështes mendësinë tuaj”. Nuk mund ta besoja atë që po dëgjoja.

Pata të njëjtën ndjesi hutimi një ditë tjetër kur lexova propozimet e kryeministrit hungarez të ekstremit të djathtë, Viktor Orbán, për arritjen e paqes në Ukrainë – propozime jo shumë të ndryshme nga ato që kam sugjeruar që nga fillimi i pushtimit të neveritshëm të Putinit. Ndërsa Orbán, ndryshe nga votuesi i Agimit të Artë, nuk më lavdëroi personalisht, neveria ishte e njëjtë.

Me kalimin e viteve kam vuajtur nga një parehati të madhe kur njerëzit, analizat e të cilëve të paktën pjesërisht rezononin me të miat, kategorizoheshin papritur si antisemitë, fashistë, stalinistë, libertarianë të këqij ose, së fundmi, si trumpistë. Traktatet e bukura që ekspozonin mashtrimet e bankierëve degjeneruan në sulme të ndyra ndaj hebrenjve. Kritikat e epokës së praruar të kapitalizmit të hershëm të financuar u shndërruan në himne për Stalinin. Analizat e prirjes së bankave tona qendrore për të luajtur shpejt dhe lirshëm me paratë tona përfunduan me propozime kriptomonedhash, të cilat gërmojnë idenë e rrezikshme libertariane të parave apolitike. Dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, qortimet krejtësisht të arsyeshme të imperializmit “liberal” ose të përbuzjes së establishmentit liberal për punëtorët burokratë, u kthyen në thirrje për ngritjen e mureve kufitare, përndjekjen e njerëzve ezmerë ose pushtimin e Kongresit.

Detyra e shenjtë për ta dalluar kalimin e një shoku radikal nga humanizmi në mizantropi u kap në mënyrë të shkëlqyer nga Sergei Eisenstein në filmin e vitit 1925 Battleship Potemkin. Gjatë një demonstrate të zjarrtë kundër brutalitetit të ushtrisë cariste, Eisenstein përshkruan një agjitator i cili, papritur, përpiqet ta kthejë mllefin e demonstruesve kundër hebrenjve – në atë moment demonstruesit e tjerë e heshtën. Sikur të ishte kaq e lehtë!

Në vitin 2011 kam qenë dëshmitar se sa e vështirë është. Gjatë demonstratave madhështore të Athinës që sollën dhjetëra mijëra grekë në Sheshin Sintagma për 72 net me radhë për të protestuar kundër varfërimit të qëllimshëm të Greqisë nga trojka tashmë famëkeqe (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar), pati fashistët që përgjojnë në mesin tonë. Ashtu si njeriu në filmin e Eisenstein-it, ata e nxitën turmën e madhe me postera që bënin thirrje për varjen e të gjithë anëtarëve të parlamentit, që përshkruanin Angela Merkel me uniformë naziste dhe, për ironi, duke përdorur shenja antisemite për të përfaqësuar ndihmësit vendas të Merkelit.

Teksa turma e krahut të majtë mësoi të mbante distancën tonë prej tyre, duke u mbledhur në pjesën e poshtme të Sheshit Sintagma, u pendova që nuk i trajtuam kurrë fashistët me aq vendosmërisht sa demonstruesit në filmin e Eisenstein-it. Më keq akoma, disfatat e njëpasnjëshme që e majta internacionaliste ka pësuar gjatë dekadave, kanë joshur shumë njerëz që të përqafojnë logjikën e tmerrshme se armiku i armikut tim është miku im.

Në vitin 1981, iu bashkova një demonstrate të vogël në Londër kundër Sadam Huseinit, i përkëdheluri perëndimor atëherë, regjimi i të cilit kohët e fundit kishte pushtuar Iranin në emër të Perëndimit. Pasi u dhunova dhe u ndalova për një kohë të shkurtër nga policia, nga miqtë e krahut të majtë, më quajtën naivë, sepse nuk e kuptova se detyra jonë ndaj kauzës palestineze ishte të mbështesim të vetmin regjim në rajon që ishte i gatshëm të përballej me Izraelin.

Rreth 22 vjet më vonë, pas një demonstrate kundër pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Irakut të Sadamit, një grup tjetër të majtësh më kritikuan se kundërshtoja pushtimin. Mundësia për të dënuar edhe Sadamin vrasës, edhe pushtimin katastrofik për ta rrëzuar atë u hodh poshtë.

Shpërbërja e Jugosllavisë krijoi shqetësime të ngjashme. Në vitin 1999, gjatë luftës për Kosovën, e majta u nda në dy kampe, të dy i urreja. Disa ranë në grackën e mbështetjes së regjimit vrasës të Sllobodan Millosheviçit si pengesa e fundit e mbetur ndaj imperializmit amerikan dhe ekspansionizmit ekonomik gjerman në Ballkan. Të tjerët i portretizuan bombardimet e NATO-s si ndërhyrje liberale që ishte e nevojshme për të futur demokracinë në Ballkan. Ato ishin ditë të vetmuara për ne që kundërshtuam me të njëjtin zjarr fashizmin e Millosheviçit dhe bombardimet ilegale të NATO-s ndaj civilëve serbë.

Ndoshta momenti më i vetmuar erdhi në vitin 2001, gjatë një takimi të bordit të fakultetit në Universitetin e Athinës, kur kryetari paraqiti një kërkesë nga presidenti i Greqisë që t’i jepnim një doktoratë nderi Vladimir Putinit, në këmbim të një nderi të ngjashëm që i është bërë presidentit tonë nga Universiteti Shtetëror rus. Unë isha pakica e atyre që e kundërshtuan çmimin me arsyetimin se Putini kishte gjakun e mbi 200.000 çeçenëve në duart e tij, pasi kishte bombarduar Çeçeninë pa mëshirë gjatë një lufte mizore që synonte të forconte kontrollin e tij në pushtet.

Kolegët me prirje të majtë më qortuan më vonë se nuk e pranoja që një autokrat në Rusi ishte një çmim i vogël për të paguar për kontrollin e përhapjes së fuqisë së SHBA-së në Evropën Lindore. Sot, disa shokë të Evropës Lindore më portretizojnë si idiotin e dobishëm të Putinit, sepse nuk besoj se një luftë e pafund do të sjellë një regjim demokratik në Moskë.

Për vite të tëra, kam besuar dëshpërimisht se asgjë nuk mund ta shpëtojë të majtën ndërkombëtare nga pikat e verbra që bëjnë që progresistët të humbasin rrugën tonë herë pas here. Deri tani. Revolucioni i ri iranian i ofron të majtës ndërkombëtare një mundësi të shkëlqyer.

Gratë, studentët dhe punëtorët që janë ngritur në mbarë Iranin janë të bindur: Ato as nuk do t’i nënshtrohen fashizmit që fshihet pas pseudo-antiimperializmit të regjimit dhe as nuk do t’ia dorëzojnë vendin e tyre hegjemonisë së SHBA-së ose ekonominë e tyre kapitalit të financuar.

Ata po mësojnë në mënyrën e vështirë se si të refuzojnë opozitat binare mashtruese (neoliberalizëm-statizëm, imperializëm-autokraci, patriarki-konsumerizëm). Shpresoj dhe besoj se ato mund të na mësojnë të bëjmë të njëjtën gjë. Kjo është një arsye tjetër pse ne duhet të mbështesim luftën e tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate Where in the World Can the Left Find Its Way?

Etiketa: Angela MerkelBallkane majtaITSKomisioni EvropianKosovëLondërLufteMerkelMillosheviçNATOnazistnazistepakicapaktPoliciaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorërajonRusiSHSHBAShoferShtetet e BashkuaraSllobodan MillosheviçstudentVotuesZjarr
Tjetri
Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

Ministria e Financave harron të raportojë vlerën e investimeve te incineratori i Tiranës

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.