AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Në foto: Karrocierët e fundit të Shqipërisë

Profesioni fisnik i karrocierëve duket se po zhduket në Shqipëri. Ata kanë mbetur të paktë në disa zona të vendit, ku karrocat i përdorin kryesisht në transport, punim toke ose në komunitetin Rom për transportin e familjes dhe të hekurit skrap.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndoc Lulaj, me kalin e tij. Prej 27 vitesh karrocier. Foto_Nensi Bogdani.

Nëse diku nëpër rrugë të ndodh të shohësh ndonjë karrocier me kuaj, skena të përngjan me një kthim prapa në kohë, pasi imazhe të tilla po i shohim gjithnjë e më pak në ditët e sotme.

Tashmë duket se zanati i dikurshëm i karrocierëve me kuaj si transportues po kthehet më shumë në plotësim të nevojave personale të atyre që i përdorin karrocat.

Një karrocier duke kaluar në terrenin e përmbytur në afërsi të Lezhës. Foto_Nensi Bogdani

Disa qytete të veçanta në Shqipëri e kanë ruajtur gjithsesi traditën e karrocerisë dhe një prej tyre është dhe qyteti i Shkodrës.

“Ne kemi mbetur shumë të paktë,” shprehet Ndoc Lutaj, 62-vjeç, i cili e përdor karrocën e tij kryesisht për nevoja personale ose për ndonjë porosi transporti për në Mal të Zi.

“Nuk punon më njeri si karrocier,” shtoi ai, ndërsa shpejgoi se disa prej tyre bëjnë punë të dyta.

Ndoc Lulaj, karrocier prej 27 vitesh, duke u kthyer prej dorëzimit të një porosie për transport. Foto_Nensi Bogdani

Lulaj është karrocier prej 27 vitesh. Ai punon në dalje të Shkodrës në autostradën që të çon për në Han të Hotit. Lulaj i tregon BIRN se është një prej të paktëve që ka mbetur. Miqtë e tij janë larguar për të punuar në profesione të tjera në Mal të Zi.

Teksa afrohej në majë të karrocës me frerët e kalit në duar, ai tregon se po kthehej prej transportit të një sasie misri.

“Unë kryesisht e përdor karrocën për të punuar tokën, sepse tashmë puna me transportin është shumë e paktë. Të gjithë kanë makina.”, tha Lulaj.

Me gjithë ndryshimet e kohëve, komuniteti Rom e ruan akoma traditën e karrocerisë, dhe e trashëgon atë brez pas brezi. Për disa prej familjeve Rome, kuajt dhe karroca janë jetike për to.

Familja Rakipllari ka 40 vite që përkujdeset për kuajt e karrocave, duke i përdorur ato kryesisht për transport. Foto_Nensi Bogdani
Një djalë i komunitetit Rom në karrocën e tij të cilën e përdor kryesisht për transport të hekurit. Foto_Nensi Bogdani

“Ne kemi 40 vite me këtë profesion. Këto kuaj këtu i ka vetëm familja jonë. Nuk i heqim kurrë. Nëse i heqim këto, kemi marrë fund”, tregon 60-vjeçarja Nexhmije Rakipllari.

“Për ne këto janë gjithçka, sepse ne nuk kemi makinë. Nuk jemi të pasur”, tha Vait Rakipllari, i shoqi i Nexhmijes.

Nexhmije Rakipllari, duke ushqyer kuajt e saj, të cilët i përdorin për transport. Foto_Nensi Bogdani

Nexhmija dhe bashkëshorti kujdesen për kuajt e tyre, por pranojnë se dhe kjo ka kostot e veta.

“Ka vajtur një deng me bar pesë mijë lekë, kuajt që të ecin duan të hanë. Janë shpenzime më të mëdha se ç’na e mban xhepi”, i tha BIRN Nexhmija.

Çifti Rakipllari pranojnë se tashmë nuk i thërret më njeri për punë ose për transport me karroca, dhe ata tashmë karrocat i përdorin vetëm për nevoja personale.

Nexhmija, duke ushqyer kalin. FotoL Nensi Bogdani

“Ne me këto tranportojmë familjen, meqë nuk kemi makinë. Ose transportojmë hekurin, që e shesim për skrap”, tregoi Vaiti. “Ne me hekurin mbahemi”, i tha ai BIRN.

Pavarësisht se ata nuk konsiderohen më “në modë” për pjesën më të madhe të shoqërisë , duket se karrocierët që kanë mbetur ndjehen tepër krenarë për profesionin, dhe ata vijojnë të kujdesen me përkushtim për kuajt e tyre që shpesh u bëhen pjesë e familjes.

Vait Rakipllari, prej 40 vitesh karrocier i komunitetit Rom . Foto:Nensi Bogdani/BIRN
Një karrocë e improvizuar kujash me stemën e Benz Mercedes, që i përket pjestarëve të komunitetit Rom | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Etiketa: autostradBashkëshortiBIRNkomuniteti romLezhëMakinaMal të ZiNensi BogdanipaktPunaromSHshpenzimeshqipShqipëriSkrap
Tjetri
Miratohet me konsensus deklasifikimi i dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit

Autoriteti i Dosjeve kërkon personel shtesë pas ndryshimeve në ligj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.