AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Operacioni kundër mashtrimit kibernetik në 9 shtete, SPAK arreston 4 të dyshuar në Shqipëri

Katër persona u arrestuan dhe 6 janë shpallur në kërkim të dyshuar si pjesë e mashtrimeve kompjuterike me vlerë miliona euro, pas një aksioni ndërkombëtar të iniciuar nga Spanja, por që përfshiu edhe disa vende te tjera.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten se kishte mbyllur operacionin ndërkombëtar të pagëzuar “FRIDA-REFOX”, me arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 6 të tjerëve që dyshohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare të përshirë në mashtrimin kompjuterik me vlerë qindra milion euro dhe me mijëra viktima.

SPAK thotë se aksioni, i zhvilluar në 9 shtete u koordinua nga EuroJust me seli në Hagë, Holandë. Veç Shqipërisë dhe Spanjës që ishte nismëtare e hetimeve ndaj grupit, në operacion u përfshin edhe shtetet Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedonia e Veriut, Suedi dhe Ukraina.

Hetimet ndaj “Call Center”-ve në Shqipëri që ishin pjesë e kësaj strukture dhe që dyshohet se mashtronin nëpërmjet sistemeve kompjuterike, shtetas të huaj kryesisht spanjollë, filluan në vitin 2020. Ndërsa SPAK ka marrë disa letërporosi për disa subjekte në vitin 2021.

“Nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë të dyshuarit i përkasin një rrjeti kriminal me emërtimin “OCG”, që dyshohet i përfshirë në mashtrim kompjuterik dhe sisteme trë përdorura për vjeljen e të ardhurave dhe kriptovalutave. “Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike”, thuhet në njoftim ku bëhet me dije se në Shqipëri ishin tre “Call Center”, në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. “Grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave”, thuhet në njoftim.

SPAK sqaron se ishin arrestuar 4 persona në Shqipëri, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 6 persona ishin shpallur në kërkim, tre prej të cilëve shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Ndërkohë janë sekuestruar 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera digjitale dhe dokumente të shumta, portofole kriptovalutash me vlerë 15.000 dollarë dhe 90 mijë euro cash.

Etiketa: BullgariCall centerelbasanEuroEurojustGjeorgjiGjermaniHetimetLetoniMaqedoniaMaqedonia e VeriutmashtrimMashtrim KompjuterikoperacionoperacioniProkuroriaProkuroria e PosaçmeshqipShqipëriSPAKUkrainaviktima
Tjetri
Kodi i heshtjes: Punëtorët e aksidentuar në mëshirë të ‘bujarisë’ së punëdhënësve

Shkelësit e të drejtave të të miturve në punë ia hedhin pa ndëshkime

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.