AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton me debat kredinë e re për rrugën Qukës- Qafë Plloçë

Komisioni i Ligjeve debatoi të premten gjatë diskutimit të një marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bankës Islamike për Zhvillim për një financim të ri në vlerën 56.8 milionë dollarë për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kantieri i rrugës së nisur 11 vjet më parë që lidh Qukësin me Qafë Plloçën. Foto: Dhorjela Çule.

Zëvendësminitrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muçaj, tha se kjo shumë do të përdoret për ndërtimin e 6 për qind të punimeve të mbetura.

Në prezantimin e projektligjit, Muçaj tha se ky projekt është i vjetër dhe ka hasur probleme teknike në realizimin e tij, por huaja e re parashikonte t’i jepte zgjidhje përfundimtare ndërtimit të kësaj rruge, që është vetëm 43 kilometra e gjatë.

Ajo pranoi që ndërtimi i rrugës ka zgjatur tej afateve dhe buxheteve të parashikuara, por për këtë ia vuri përgjegjësinë projektit fillestar të miratuar nga qeveria “Berisha”, i cili nuk kishte marrë parasysh lidhjet me rrugët dytësore dhe problemet me terrenin e vështirë të punimeve.

E pyetur nga deputetët e opozitës për koston totale të rrugës ajo tha se vlera e një kilometri përllogaritet 6 milionë dollarë, por se shifra e lartë duhej kuptuar në kontekstin e vështirësive të terrenit dhe veprave që do të ndërtoheshin.

Deputetja Dhurata Çupi tha se marrja e kredive njëra pas tjetrës ishte vetëm një mënyrë e qeverisë për të vjedhur. “Ju thatë kemi marrë 150 milionë euro nga viti 2015, tani po merrni 58 mln euro të tjera për vetëm 6 përqind të punimeve?”- pyeti ajo përfaqësuesit e ministrisë.

“Sa herë kërkohen miliona euro këtu hidhen gurë drejt Autoritetit Rrugor dhe specialistëve që kanë bërë projektin, ndërkohë që projekti fillestar ishte parashikuar të ndërtohej nga buxheti i shtetit dhe ju e ktheni kthyer me kredi e hua”- tha Çupi.

“Me prokurimet e buxhetit e keni vështirë të vidhni kaq lehtë sa me kreditë”- akuzoi ajo përfaqësuesen e qeverisë.

Deputetët e mazhorancës mbrojtën marrëveshjen e re të financimit të kësaj rruge duke e cilësuar me rëndësi përmbylljen e saj pavarësisht kostove financiare.

Në relacionin që shoqëronte këtë marrëveshje thuhet se punimet për projektin “Ndërtimi i seksionit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, segmentet 1 dhe 2”, kanë filluar në korrik 2015 dhe referuar vlerave të kontraktuara sipas financimit ekzistues, punimet e projektit janë realizuar fizikisht në total në vlerën 99.4%.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës.

Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014.

Punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018, por tre vjet pas tejkalimit të afatit, rruga nuk është ndërtuar dhe në janar të këtij viti iu shtuan edhe 48 milionë dollarë të tjera hua nga me Fondin Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës.

Muçaj pretendoi në komision se financimi i ri prej 56.8 milionë i miratuar nga qeveria në tetor të këtij viti i jepte fund këtij projekti.

“Financimi shtesë mundëson përfundimin e plotë të projektit dhe vënien e tij në shfrytëzim, të kompletuar me elementet e nevojshme të sigurisë dhe operimit, sipas standardeve”- thuhet në relacion.

Etiketa: Abu DhabibuxhetiBuxheti i ShtetitdeputetDhurata ÇupiEnkelejda MuçajEurohuaKomisionkrediKuvendimarrëveshjeParaQeveriaQukëSHzhvillim
Tjetri
Rama ironizon BE-në për amnistinë fiskale: Nuk tërhiqem

Qeveria ka në plan të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.