AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi i KPK: Demiraj nuk justifikoi plotësisht investimet për ndërtimin e një shtëpie

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Demiraj përmbysi një pjesë të barrës së provës për burimet e krijimit të një banese në Tiranë duke vërtetuar se ishte në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion, por nuk arriti të kundërshtonte balancat negative për investimet e kryera në vitet e mëvonshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:06 | 15/11/2022
në Analiza, KPK
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 shtator 2022 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj), pasi konkludoi pamundësi financiare për një pjesë të burimeve që kanë shërbyer në krijimin e dy pasurive, një shtëpie banimi me 3 kate + papafingo në Tiranë dhe për një automjet. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Demiraj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Shefkie Demiraj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pamundësitë financiare

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Demiraj ka deklaruar një shtëpi banimi me tre kate + papafingo, të ndërtuar vetë në vitet 1998 -2012 si dhe truall me sipërfaqe 461 m2, në Tiranë. Ajo ka shpjeguar se parcela e tokës me sipërfaqe 710 m2 ku është ndërtuar shtëpia, është blerë në vitin 1998 nga bashkëshorti dhe ka dorëzuar si provë kontratën e shbitblerjes së asaj periudhe.

Subjekti ka deklaruar se për shtëpinë janë shpenzuar 20 milionë lekë në total gjatë gjithë viteve, ku 5 milionë lekë janë investuar nga kunati i ndjerë, familja e të cilit zotëron katin e parë.

Si burime krijimi të kësaj pasurie, Demiraj ka deklaruar shumën 800 mijë lekë nga shitja e një apartamenti në Bajram Curri në vitin 2001; të ardhurat në shumën 15 milionë lekë të përfituara nga ushtrimi i aktivitetit privat nga bashkëshorti për periudhën 1994 – 2000, në Tropojë, me fushë veprimtarie “tregtim i artikujve ushqimorë dhe industriale me shumicë dhe pakicë”, ndërkohë që për vitet 1997 – 2001 ka ushtruar dhe aktivitetin e grumbullimit dhe shitjeve të bimëve medicinale; të ardhura në shumën 200 mijë lekë nga shitja e dyqanit në qytetin e Bajram Currit në vitin 1999; nga kompensimi i një parcele toke nëpërmjet një vendimi qeverie të vitit 2013 në vlerën rreth 4.7 dhe kompesimin e mbetur 1 milion lekë në 2016-ën.

Komisioni është bindur nga provat dhe shpjegimet e subjektit se kati i parë i banesës në vlerën 5 milionë lekë është investuar nga familja e kunatit, që aktualisht e zotëron edhe de jure këtë pasuri. Bazuar në këtë konkluzion, analiza financiare është kryer për pjesën tjetër të shpenzimeve në shumën 15 milionë lekë, që përfaqëson edhe vlerën e investimit të deklaruar nga subjekti.

Sipas KPK, subjekti ka dështuar të vërtetojë me dokumentacion ligjor burimin kryesor të deklaruar për krijimin e kësaj pasurie, konkretisht të ardhurat e bashkëshortit nga aktiviteti tregtar në shumën 15 milionë lekë.

Në vendimin e arsyetuar sqarohet se, bazuar në dokumentacionin e administruar rezulton se për periudhën mars 1994 – prill 1997, bashkëshorti i subjektit ka ushtruar aktivitetin e tij tregtar si person fizik në Bajram Curri, Tropojë. Por, sipas KPK, nuk provohen me dokumentacion justifikues ligjor të ardhurat e deklaruara si të realizuara nga ushtrimi i aktivitetit privat, që janë deklaruar si burim për banesën.

Nga analiza paraprake e KPK ka rezultuar balancë negative për blerjen e truallit në vitin 1998, si dhe për shpenzimet e kryera për ndërtimin e shtëpisë për periudhën deri në vitin 2003, si dhe në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2011.

Demiraj ka vërejtur se shkak për pamundësinë financiare të konstatuar në krijimin e dy pasurive që zotëron lidhet kryesisht me dokumentimin e të ardhurave të deklaruara dhe të pretenduara si të realizuara nga aktiviteti tregtar i bashkëshortit në qytetin e Bajram Currit.

Subjekti është fokusuar në parashtrimin e rrethanave dhe fakteve mbi kryerjen e aktivitetit tregtar nga bashkëshorti i saj, si dhe provueshmërinë e të ardhurave të përfituara nga ky aktivitet. Ajo ka depozituar prova të reja dhe duke referuar jurispudencën e institucioneve të vetingut, ka argumentuar se duhen zbatuar dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, lidhur me fuqinë provuese të provave shkresore.

Sipas Demirajt, fuqia e provave shkresore përcaktohet drejtpërdrejt nga ligji që është Kodi i Procedurës Civile dhe se ndryshe nga proceset e tjera, nuk është lënë interpretimi në diskrecionin e Komisionit apo të Kolegjit. Ajo ka argumentuar se një provë shkresore mund të kundërshtohet nëse ajo është e falsifikuar.

Bazuar në këto argumente, Demiraj ka pretenduar se ka fuqi të plotë provuese një shkresë e dërguar nga institucionet tatimore, ku shpjegohet se bashkëshorti subjektit “nuk ka pasur deklarime të ardhurash dhe shpenzimesh, por ato janë tatuar me tarifa fikse apo me përqindje xhiroje dhe për rrjedhojë ishte e pamundur të përcaktohej saktë fitimi neto i realizuar sipas viteve kalendarike”.

Demiraj ka arsyetuar se fakti që legjislacioni i kohës nuk parashikonte deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, por vetëm pagimin e një tarife fikse që të mundësohej nga organet tatimore përllogaritja e fitimit neto, ky është një fakt juridik që nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi atë si subjekt rivlerësimi. Ajo ka sjellë në vëmendje edhe jurispudencën e Kolegjit për një rast që e ka referuar si të ngjashëm.

Në vijim, subjekti ka argumentuar se është provuar me dokumentacion se bashkëshorti ka ushtruar aktivitet për periudhën 1994 – 1997, kur ai ka kërkuar në gjykatë mbylljen e aktivitetit të tij për shkak të situatës shumë të rëndë që ishte krijuar në Bajram Curri.

Ndërkohë ka pretenduar se meqenëse dyqani kishte inventar të trashëguar nga periudhat e mëparshme, bashkëshorti ka vijuar përpjekjet e tij për të shitur mallin duke marrë të ardhura.

Lidhur me mossigurimin e informacionit të plotë, subjekti ka pretenduar se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bashkëshortit, ai është përballur me një mungesë të informacionit, sikurse edhe vetë Komisioni në hetimet e tij – duke u gjendur kështu në kushtet e pamundësisë objektive për të provuar me dokumentacion shuma konkrete të ardhurash nga aktiviteti i tij.

Në vijim të arsyetimit të saj, subjekti ka dorëzuar si provë të re edhe një aktekspertim privat lidhur me të ardhurat e pretenduara nga aktiviteti i bashkëshortit.

Pas njohjes me prapësimet e subjektit, KPK e vlerëson bindës pretendimin e saj se gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar dokumentacion për shumat konkrete të përfituara prej bashkëshortit nga aktiviteti i tij privat.

“Komisioni vëren se subjekti i rivlerësimit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar informacion mbi të ardhurat e realizuara nga zhvillimi i aktivitetit tregtar të bashkëshortit të saj për vitet 1994 – 1997, në qytetin e Bajram Currit, por se nuk ka mundur të disponojë të dhëna konkrete për shkak të informacionit të cunguar të dërguar nga DRT-ja Kukës. Gjithashtu rezulton se subjekti ka bërë përpjekje për të siguruar informacion edhe nga institucione të tjera, me të cilat pretendon se bashkëshorti i saj ka pasur marrëdhënie financiare në funksion të zhvillimit të aktivitetit tregtar”, citohet në vendim.

Nga kryerja e analizës financiare përmes përllogaritjeve hipotetike për të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti i subjektit nga aktiviteti privat, Komisioni ka konkluduar se janë disponuar fonde financiare të mjaftueshme për blerjen e truallit.

Por nuk është arritur të përmbysen balancat e tjera negative.

“Megjithëse rezulton se përmbyset balanca negative e fondeve në momentin e blerjes së truallit, rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur nuk kanë pasur të ardhura nga burime financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht investimet e kryera në ndërtimin e pjesës takuese në godinën e banimit, të ndodhur në rrugën “***”, Tiranë, duke u gjendur në kushtet e nenit 33, pika 5, germa “b” e ligjit nr. 84/2016”, konkludon KPK lidhur me këtë pasuri, ku sipas analizës financiare të paraqitur në vendimin e arsyetuar rezultojnë balanca negative në disa vite në vlerë totale rreth 5.4 milionë lekë.

KPK ka konkluduar pamundësi financiare në shumën 449 mijë lekë edhe për blerjen e një automjeti në vitin 2014 për çmimin 950 mijë lekë, duke çmuar se Demiraj ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

 

Etiketa: 1997Analiza financiareAnalizëBajramBashkëshortiFondeGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKparcelaPiSProcesi i vetingutrivlerësimiRoland IliaSHshtatorTiranëValbonaVendimVendimi
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Pajtime Fetahu –Gjykata e Elbasanit

Tjetri

Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për krim të organizuar

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për krim të organizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.