AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama shemb me tritol hotelin e medias kundërshtare

Megjithëse ishte fundjavë, punëtorët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit punuan për të hedhur në erë me tritol një hotel shtatëkatësh në bregdet, veprim që sipas kryeministrit, ishte një zbatim rigoroz i ligjit ndërsa për pronarin e hotelit, një sulm frontal i pushtetit kundër një mediaje kritike.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prestige Resort | Foto: LSA

Punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, një institucion i shënjuar nga Departamenti i Shtetit më herët si ligjshkelës, punuan si rrallëherë në fundjavë të shtunën dhe të dielën më 3 dhe 4 dhjetor 2022, për të hedhur në erë një hotel shumëkatësh në bregdetin e Kavajës, për të cilin, qeveria pretendon se është ndërtuar pa leje ndërsa pronari i kompleksit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu, thotë se është ndërtuar me leje dhe se shkaku i shembjes lidhet me qëndrimin kritik që mediat e tij, dy gazeta dhe një televizion, kanë mbajtur ndaj qeverisë “Rama”.

Hoteli “Prestige Resort” është ndërtuar disa vite më parë, është reklamuar gjerësisht në media dhe madje është vizituar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, por duket se ekzistenca e tij si ndërtim i paligjshëm u zbulua vetëm këtë vit.

“Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median,” deklaroi Rama në Twitter të dielën në darkë, ndërsa pretendoi se operacioni do t’i japë fund ndërtimeve pa leje, për të cilat vendi është i famshëm.

Hysenbelliu, i cili ka aktivitete ekonomike në media, në prodhimin e birrës, në ndërtim, turizëm dhe fusha të tjera, deklaroi pas shembjes se shkaku i operacionit kishte të bënte me median e tij.

“Unë jam i qartë për gjithçka ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. Kemi qëndruar shpesh sëbashku,” deklaroi ai. Sipas tij, fakti që IKMT shkoi fillimisht shtatorin e kaluar për të shembur pishinat dhe më pas, në dhjetor, për të shembur hotelin, tregon natyrën mafioze të veprimit të Ramës, e cila, fillimisht paralajmëron dhe, nëse paralajmërimi nuk ecën, vijon me shkatërrim.

Hysenbelliu deklaroi se ka në plan të krijojë degë të medias së tij në Shtetet e Bashkuara për të vijuar të luftojë atë që e konsideroi si korrupsion i Edi Ramës.

Pjesa tjetër e medias në Shqipëri duket se zgjodhi ta konsiderojë shembjen e hotelit si një jongjarje, duke mos raportuar asgjë për të.

Sherri mes Hysenbelliut dhe Ramës nisi në fillim të këtij viti, kur mediat nën pronësinë e Hysenbelliut shënjestruan disa drejtorë qeverie, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, si njerëz të korruptuar me pasuri të pajustifikuar. Në maj, Tatimet lëshuan urdhër sekuestroje për Birra Tirana, për detyrime tatimore të papaguara ndërsa në nëntor, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi ligjin për akcizat, duke sjellë automatikisht dyfishim të akcizës së birrës, tregu ku Hysenbelliu është i pranishëm përmes Birra Tirana dhe Birra Korça, dy ish-ndërmarrje shtetërore të privatizuara dy dekada më parë nga një qeveri tjetër socialiste.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, i cili drejtohet nga Dallëndyshe Bici, është raportuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që kryen shembje të paligjshme.

Në raportin e vet të vitit 2018 për Klimën e Investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit vërejti: “Ka pasur raportime të besueshme se qeveria ka shembur disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor si pjesë e një fushate më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Qytetarët kanë dorëzuar ankesa se INUK ka injoruar kërkesat e qytetarëve për të shembur disa ndërtime pa leje, ndërsa kanë zgjedhur të shembin ndërtesa të tjera, për të cilat qytetarët nuk janë ankuar.”

Rasti i fundit nuk bën përjashtim. Duke punuar në mënyrë të pazakontë në fundjavë për të vendosur tritolin, IKMT duket se i mohoi Hysenbelliut mundësinë që t’i drejtohej gjykatave për të kërkuar masë mbrojtjeje paraprake.

Etiketa: Dallëndyshe BiciDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitEdi RamEdi RamaFushagazetaIKMTIrfan HysenbelliuIrfan HysnbelliuKorrupsionKryeministri Edi RamaKuvendiMASMediaNews 24operacionoperacioniPrestige ResortQeveriaRamaSHshembjeshqipShqipëriShtetet e BashkuaraTiranaTregutritolTwitter
Tjetri
Kosova dorëzon ankesën e dytë në FIFA për Serbinë

Kosova dorëzon ankesën e dytë në FIFA për Serbinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.