AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qasja mohohet: Po tani që GJED-ja kufizon qasjen në të dhënat e pronësisë së kompanive?

Vendimi i gjykatës së BE-së për të shfuqizuar një dispozitë që i jep publikut qasje në informacione për pronarët e vërtetë të kompanive është një goditje për zbulimin e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, por mund të hapë rrugën për një sistem më të mirë.

Nicholas WatsonngaNicholas Watson
4 years më parë
në Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Kur gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, GJED, më 22 nëntor hodhi poshtë një dispozitë në legjislacionin për pastrimin e parave që i garanton publikut qasje të plotë në regjistrat e pronësisë së kompanive, kjo nuk ishte e papritur. Por ajo ende u prit me zemërim nga OJQ-të dhe mediat.

“Kjo dispozitë e bënte legjislacionin e BE-së kundër pastrimit të parave më progresivin në atë kohë, por GJED-ja tani e ka fshirë një progres të tillë”, deklaroi Maira Martini, eksperte e flukseve të parave të korruptuara në Transparency International.

“Projekti ynë nuk mund të ishte bërë pa e ditur se kush zotëron përfundimisht një kompani. Tani gjyqtarët e BE-së na kanë mohuar neve edhe juve qasjen në këto të dhëna dhe kjo i jep krimit të organizuar dhe parave ruse më shumë qasje për të minuar vendin tuaj. E tmerrshme”, shkroi në Tëitter Drew Sullivan i Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP.

“A kthehemi vërtet pas në një fazë ku e vetmja mënyrë për të zbuluar një keqbërje është kur sinjalizues të guximshëm rrjedhin dokumente?” pyeti Helen Darbishire nga Access Info.

Vendimi i 22 nëntorit i GJED-së duket një pengesë e madhe për ata që po bëjnë presion për më shumë transparencë dhe hapje mbi “pronësinë përfituese” – një term për ata që, në realitet, përfitojnë (ose zotërojnë) një kompani të caktuar ose strukturë korporate.

Kompanitë anonime janë mjetet e zgjedhura nga të korruptuarit globalë për të fshehur fondet dhe për t’u mohuar vendeve të ardhura që mund të përdoren për të nxitur ekonomitë dhe për të financuar shëndetin dhe arsimin. Global Financial Integrity, një OJQ me bazë në Uashington, vlerëson se midis vitit 2001 dhe 2010, flukset e paligjshme financiare nga vendet në zhvillim arritën në 5.8 trilion dollarë amerikanë.

Dispozita në Direktivën e Pestë Kundër Pastrimit të Parave të BE-së 2018, AMLD5, që garanton aksesin e publikut në informacionin mbi pronarët e vërtetë të kompanive ishte një përmirësim në krahasim me paraardhësin e AMLD5, AMLD4. Kjo insistonte në një “interes legjitim” për të pasur qasje në të dhënat e pronësisë përfituese, të tilla si ato të mbajtura nga autoritetet tatimore dhe hetuesit e mashtrimit financiar.

Megjithatë, pas kundërshtimeve ndaj Regjistrave të Biznesit të Luksemburgut të paraqitura nga dy kompani nga Luksemburgu, në të cilat ato kundërshtuan përputhshmërinë e kësaj dispozite në AMLD5 me të drejtën e privatësisë, çështja përfundoi në GJED.

Duke përmendur shqetësimet e privatësisë, GJED-ja shfuqizoi detyrimet ligjore për korporatat, trustet dhe personat e tjerë juridikë për të zbuluar publikisht identitetin e pronarëve të tyre përfitues, pasi arriti në përfundimin se lejimi i aksesit të publikut në një informacion të tillë shkel të drejtat themelore për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, siç përcaktohet në Kartën e BE-së.

Ndikimi i vendimit është ndjerë menjëherë: që nga koha e publikimit, pesë vende – Luksemburgu, Holanda, Belgjika, Malta dhe Irlanda – kishin pezulluar aksesin e publikut në regjistrat që mbajnë informacione për pronarët përfitues përfundimtarë të kompanive ose trusteve.

Ministrja holandeze e financave Sigrid Kaag ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të regjistrave për publikun, ndërkohë që do të shqyrtohen implikimet e vendimit të gjykatës. Të tjerët mund të presin udhëzime formale nga Komisioni Evropian ose për ndryshime në ligjin kombëtar ose atë të BE-së. Komisioni ende nuk i është përgjigjur vendimit të GJED-së.

“Me revokimin e aksesit publik në regjistrat në të gjithë BE-në, paratë e pista ka të ngjarë të kthehen në BE”, parashikoi Tax Justice Network.

Përtej “interesit legjitim”

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian) (GJED) në Luksemburg. Foto: Wikimedia Common

Megjithatë, disa ekspertë pohojnë se formulimi i vendimit të GJED-së tregon se gazetarët investigativë dhe organizatat kundër korrupsionit do të jenë ende në gjendje të kenë akses në të dhënat e pronësisë përfituese – megjithëse ky vendim pa dyshim do ta vështirësojë atë – ndërkohë që vetë vendimi, në fakt, paraqet një mundësi për të ripunuar të metat e çështjes së privatësisë së legjislacionit.

Roland Papp, zyrtar i lartë politikash i Transparency International BE, tha se organet ligjbërëse dhe ekzekutive evropiane duhet ta kundërshtojnë vendimin e GJED-së duke “garantuar akses në Direktivën e 6-të të BE-së kundër Pastrimit të Parave”. Kjo duhet të përfshijë gjithashtu “dispozita të sakta që pajtojnë aksesin publik me shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë”.

Të tjerë duan të shkojnë më tej, duke argumentuar se kjo mund të jetë një mundësi për të shkuar përtej konceptit të “interesit legjitim”, i cili në mishërimin e tij të mëparshëm, nën AMLD4, nuk funksionoi mirë.

“Ne i kemi këshilluar qeveritë për vite që të mos e rrënjosin bazën ligjore për zbulimin e pronësisë përfituese në legjislacionin kundër pastrimit të parave… Nuk ishte një sistem i zbatueshëm. Kush ka interesa legjitime? A janë të gjithë gazetarë? A duhet ta përcaktojmë tani se çfarë është në ligj një organizatë e shoqërisë civile? Ky është një efekt domino problemesh”, tha Thom Townsend, drejtor ekzekutiv dhe strateg kryesor i Open Ownership, i cili ndihmon qeveritë të zhvillojnë politikën dhe teknologjinë për të ofruar të dhëna të hapura për pronarët e vërtetë të kompanive në juridiksionin e tyre.

Një sistem i ri mund të jetë ai ku aksesi publik minimizohet deri në një identifikues unik për pronarët përfitues, i cili do të mjaftonte për të ndihmuar në identifikimin e një rrjeti korporativ të lidhur me një individ të vetëm. Një sistem tjetër mund të lidhet me standardet e të dhënave për regjistrimet mbi pronësinë përfituese, të cilat përfshijnë tre pjesë: një deklaratë të personit, një deklaratë të njësisë dhe një deklaratë kontrolli të pronësisë. Dy të fundit nuk janë informacione të identifikueshme kështu që mund të publikohen, gjë që do të ndihmonte investiguesit të ngrenë rrjetin, duke lejuar kështu aksesin në emrin e personit që qëndron pas tij.

“Përpara ka një rrugë të gjatë dhe zgjidhje të mira kompromisi dhe kjo është një mundësi për t’i eksploruar këto, për të menduar se si mund të përdorim teknologjinë e re dhe çdo gjë tjetër”, thotë Townsend.

Megjithatë, zgjidhje të tilla të reja të zbatueshme do të kërkonin vullnetin e qeverive dhe organizatave mbikombëtare si BE-ja për të rishikuar këtë fushë.

“Nuk mendoj se ekziston shkalla e energjisë së nevojshme për këtë. Dua të them, pse të kishte? Nuk është se ka pasur më parë”, përfundoi Townsend.

Etiketa: BEdominogazetarGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarIrlandaKomisioni EvropianKontrolliLigjMaltaOCCRPprogresSHsinjalizuesTransparency InternationalVendimVendimizhvillim
Tjetri
Incident në protestën e opozitës pasi një 31-vjeçar goditi ish-kryeministrin Sali Berisha

Incident në protestën e opozitës pasi një 31-vjeçar goditi ish-kryeministrin Sali Berisha

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.