AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dosja 184, dy ish-zyrtarët e PS dënohen me kusht për tjetërsim vote

Dy ish-zyrtarë të Partisë Socialiste në Dibër, ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan nga Gjykata e Dibrës me 8 muaj me kusht, “për shpërdorim detyre” dhe “kanosje e dhunim të votuesve”, në të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Rrethit Dibër. Foto:Sami Curri

Gjykata e Dibrës vendosi të martën të dënoj me 8 muaj burg me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dibër të përfshirë në atë që u bë e njohur si “Dosja 184” për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë në vitin 2016. Ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan po ashtu edhe me dy vjet heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin, që është i ngjashëm, por më i ulët se kërkesat e prokurorit Urim Buci që u lexuan në prill 2022.

Prokuroria pati kërkuar dy vjet burg me kusht për të dy të pandehurit. Gjykatësi i uli dënimet me burg në 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar dhe caktoi konvertim me 120 orë punë publike për Drini Gjecin dhe 16 muaj dënim me kusht për Nuri Medën. Të dyve u ndalohet mbajtja e pozicioneve publike për dy vjet.

Por për muaj me radhë gjykata nuk qe në gjendje të dëgjonte pretendimet e mbrojtjes.

Avokati Gentjan Rumano pretendoi në seancë se prokuroria nuk e kishte provuar akuzën për të dy të pandehurit dhe nuk kishte marrë dëshmitë e personave që pretendohet se ishin kanosur. Rumano i kërkoi gjykatës që t’i shpallte ata të pafajshëm ose caktimin e një mase dënimi më të lehtë si kryerja e punëve në komunitet. Sipas mbrojtësit prokuroria kishte kërkuar dënimin e Gjecit për dy akuza, por për fakte të njëjta penale. I pyetur në telefon nga BIRN, Rumano tha se “është shpejt për të folur për apelim”.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë të pandehurit Gjeci dhe Nuri Meda, për të cilët pretenca u lexua të martën kërkuan gjykim të shkurtuar. Megjithatë gjyqi ndaj tyre vijoi për mbi një vit dhe u shty disa herë për mungesë të avokatëve e mosnjoftim të personave të tretë palë në proces.

Ndërkohë procesi tjetër ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës po zhvillohet në një gjyq normal, në të nuk është arritur ende në fazën e pretencës. Gjyqi vijon të shtyhet për arsye të ndryshme.

Shënim: Ky shkrim u amendua për të përfshirë qëndrimin e avokatit dhe për të korrigjuar masën e dënimit të dhënë nga gjykata.
Etiketa: 184AkuzaApelimBIRNBurgDosjaDosja 184Drini GjeciEdvan VeçaniGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqikomunitetLokaleMASNuri MedaPartiaPartia SocialistepretencaProkuroriaPSPunëSHSPAKUrim BuciZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Procesi i zgjedhjes së shefit të ri të SPAK shkakton ankth në Tiranë

Procesi i zgjedhjes së shefit të ri të SPAK shkakton ankth në Tiranë

photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.