AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Betlehemi i gjallë: rituali që po kthehet në traditën e fshatit Hajmel

Qindra vullnetarë të krishterë risollën Betlehemin e gjallë në famullinë e fshatit Hajmel të Vaut të Dejës, ndërsa mijëra besimtarë e vizituan atë gjatë katër orëve të organizimit të ritualit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një prift në rolin e të sëmurit me lebrozë. Kujdesi për të sëmurët me lebrozë konsiderohej bamirësi për besimtarët e krishterë. Foto_Nensi Bogdani.

Në një skenë teatrale në qiell të hapur që i përngjan antikitetit, me qindra persona të vendosur në kasolle të vogla prej druri dhe kashte, ku secili aktron nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë– rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve më lebrozë – çdo veprim të kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit.

Betlehemi i gjallë mblodhi edhe sivjet me 26 dhjetor me mijëra vizitorë pranë famullisë së Hajmelit.

Qindra vullnetarë inskenojnë Betlehemin e gjallë në Hajmel, duke luajtur rolet e tyre sipas zanateve të kohës së lindjes së Krishtit. Foto_Nensi Bogdani
Vullnetarë të veshur si në kohët biblike gjallërojnë fshatin Hajmel duke inskenuar Betlehemin e gjallë. Foto_Nensi Bogdani.

“Tek ne, ky rit ka katër vite që organizohet, por në Itali ka pothuajse 800 vite”, i tha BIRN Mark Hilaj, njëri prej organizatorëve të Betlehemit të gjallë.

“Ideja e Betlehemit lindi nga Shën Françesku që e bëri atë për herë të parë në një qytet të vogël afër Milanos, që quhet Greccio. Ndërsa fretërit që mbulojnë famullinë tonë janë Fretërit Kapuçinë që janë vëllezërit e devotshëm të Shën Françeskut”, shpjegoi Hilaj.

Vizitorë presin rradhën për të hyrë në Betlehemin e gjallë. Mijëra vizitorë hyjnë të ndarë në grupe për të parë ritualin e organizuar në Hajmel. Foto_Nensi Bogdani.

Famullia e Hajmelit që prej vitit 2018 inskenon Betlehemin dhe lindjen e Jezusit, me ndihmën e vullnetarëve katolikë që kthehen në aktorë amatorë duke performuar role të ndryshme nga koha e para lindjes së Krishtit.

Qindra persona të ndarë në kasolle prej druri dhe kashte, ku secili performon nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë nga koha e motshme. Foto_Nensi Bogdani

“Janë tre famulli që marrin pjesë, famullia e Hajmelit, e Nënshatit dhe e Dheut të Lehtë”, tregoi Florjani, banor i zonës dhe vullnetar në organizimin e ritualit.

Gratë dhe vajzat të cilat presin vizitorët me petulla të ngrohta dhe ushqime të freskëta të gatuara në çast nga duart e tyre, i thanë BIRN se Hajmeli është fshati më i përshtatshëm për organizimin e një rituali të tillë.

Vullnetarë të veshur si në kohët biblike gjallërojnë fshatin Hajmel duke inskenuar Betlehemin e gjallë. Foto_Nensi Bogdani.

“Hajmeli ka vendodhjen më të mirë. Ka hapësirën e mjaftueshme dhe relievin e përshtatshëm për këtë event kaq të madh”, tregoi njëra prej vullnetareve që gatuante petulla.

Fëmijë duke luajtur në perëndim të diellit gjatë ritualit të Betlehemin të gjallë në Famullinë Hajmel. Foto_Nensi Bogdani.
Lindja e Jezusit inskenohet në ritualin e Betlehemit të gjallë pranë famullisë Hajmel. Foto_Nensi Bogdani.

Fra Xhon Shtjefni, një tjetër organizator i cili kujdesej për çdo detaj të mbarëvajtjes së ritualit, i tha BIRN se kjo ngjarje tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme të fundvitit.

“Ne do të jemi këtu edhe më datë 1 Janar, datë në të cilën presim akoma më shumë vizitorë. Betlehemi i gjallë është kthyer tashmë në një traditë që e identifikon Hajmelin”, tregoi fra Shtjefni.

Kujdesi për të sëmurët me lebrozë konsiderohej bamirësi për besimtarët e krishterë. Foto_Nensi Bogdani.

Një pjesë e rëndësishme e roleve është edhe kujdesi për të sëmurët me lebrozë.

“Kujdesi ndaj tyre ka qenë dhe mbetet bamirësi. Në ato kohë, ka patur shumë të tillë. Prandaj ne sot po luajmë edhe rolin e tyre”, tregoi për BIRN një vullnetare në rolin e një të sëmure, me lëkurën e lyer me bojë që tregonte pikërisht sikur vuante nga lebroza.

Dy vullnetare në rolin e të sëmurave me lebrozë. Kujdesi për të sëmurët me lebrozë konsiderohej bamirësi për besimtarët e krishterë. Foto_Nensi Bogdani.

Hilaj theksoi se ky organizimin bëhet i mundur nga gjithëpërfshirja dhe mbështetja e banorëve dhe shumë njerëzve me vullnet të mirë.

Një besimtare katolike e veshur sipas rolit të saj. Foto_Nensi Bogdani
Një vullnetar në rolin e bariut duke ruajtur bagëtinë. Foto_Nensi Bogdani

“Shpresojmë ta vazhdojmë sa më gjatë këtë traditë sepse i jep jetë dhe e gjallëron komunitetin edhe në këto fshatra ruralë”, i tha BIRN Mark Hilaj.

“Është diçka shumë e gëzueshmë dhe e hareshme, tamam si një ditëlindje e madhe”, përfundoi ai.

Qindra persona të ndarë në kasolle prej druri dhe kashte, ku secili performon nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë nga koha e motshme. Foto_Nensi Bogdani
Vullnetarë të veshur si në kohët biblike gjallërojnë fshatin Hajmel duke inskenuar Betlehemin e gjallë. Foto_Nensi Bogdani.
Vullnetarë të veshur si në kohët biblike gjallërojnë fshatin Hajmel duke inskenuar Betlehemin e gjallë. Foto_Nensi Bogdani.

Rituali i Betlehemit të gjallë do të përsëritet sërish mbrëmjen e 1 Janarit të vitit 2023.

 

Etiketa: BanorëBashkia ShkodërbesimtarëBetlehemiBetlehemi i gjallëBIRNfamulliFra Xhon ShtjefniFretërit KapuçinëHajmelHajmelitItalikrishterëkrishtlindjelebrozaLindjaMark HilajPararitualiSHShën FrançeskuvullnetarëXhon Shtjefni
Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

Gjyakata e re Apelit do të ketë po aq gjyqtarë sa gjashtë gjykatat aktuale

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.