AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyakata e re Apelit do të ketë po aq gjyqtarë sa gjashtë gjykatat aktuale

KLGJ vendosi që trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që do të krijohet në funksion të zbatimit të hartës së re gjyqësore, do të ketë 78 gjyqtatrë, aq sa kanë aktualisht edhe gjashtë gjykatat rajonale të Apelit. Këshilli mori edhe vendime të tjera në funksion të zbatimit të hartës së re gjyqësore që përcakton një Gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm në rang vendi dhe 13 gjykata fakti nga 22 që ishin më parë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të enjten më 29 dhjetor 2022 caktimin e numrit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që do të krijohet në funksion të hartës së re gjyqësore, duke e lënë të njëjtë me numrin që kanë aktualisht gjashtë gjykatat rajonale të apelit.

Harta e re gjyqësore që u hartua nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë u kundërshtua nga avokatët dhe organizatat për të drejtat e njeriut për cënimin e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Por kritikat u injoruan dhe Këshilli i Ministrave e miratoi më 21 korrik, duke i hapur rrugë shkrirjes së pesë gjykatave të Apelit që do të transferohen në kryeqytet. Po ashtu, u rrudh edhe numri i gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga 22 në 13 gjykata.

KLGJ vendosi të enjten që edhe Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm që pritet të krijohet në fillim të vitit 2023, të ketë 78 gjyqtarë, aq sa është organika aktuale e gjashtë gjykatave rajonale të Apelit.

Relatorja e projektvendimit, anëtarja e Këshillit, Brikena Ukperaj sqaroi se numri i gjithë trupës së gjyqtarëve kërkon miratim nga Kuvendi dhe në pamundësi për të ndryshuar numrin total të tyre, është vlerësuar bazuar në ngarkesën e punës. Sipas KLGJ-së, nisur nga analizimi i të dhënave statistikore për ngarkesën e gjykatave të apelit, është çmuar se gjykata e re e shkallës së dytë e juridiksionit të përgjithshëm ka nevojë për 78 gjyqtarë.

Ukperaj pohoi se ky numër arrin të mbajë ngarkesën dhe të rrisë eficencën në gjykimin e çështjeve. Nga përllogaritjet e kryera është konstatuar se çdo gjyqtari do t’i takojnë mesatarisht rreth 216 çështje të reja për të shqyrtuar në vit.

Nga 78 vende që ka Apeli juridiksionit të përgjithshëm, 26 pozicione të përhershme vijojnë të mbeten të lira për shkak mungesave të magjistratëve të krijuara nga shkarkimet prej procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të enjten u miratuan prej KLGJ-së të tjera projektakte që kishin të bënin me zbatimin e hartës së re gjyqësore.

Kështu, u miratua rishpërndarja e numrit të pozicioneve të punës në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore”.

Për gjykatat e Apelit, përfshi dhe gjyqtarët janë 274 pozicione pune. Numri i gjyqtarëve mbeti i paprekur nga ristrukturimi, ndërsa 29 pozicione pune të apeleve u shpërndanë për në gjykatat e shkallës së parë.

KLGJ vendosi që të pezullojë gjithë procedurat e rekrutimit të stafit të gjykatave deri në përfundimin e procesit të ristrukturimit. Po ashtu, u miratuan rregullat standarte për organigramën dhe përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas relatorit të këtij projektvendimi, Ilir Rusi, rregullat strandarte lidhen me punën e Komisionit të Ristrukturimit për sistemimin e nëpunësve civilë në strukturën e re.

KLGJ përcaktoi që Komisionet e Ristrukturimit të kryejnë gjithë veprimet e nevojshme deri në fund të janarit të vitit 2023, me qëllim që më 1 shkurt të vitit të ardhëm të fillojë funksionimin Gjykata e re e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rusi vërejti se procesi i ristrukturimit do të zbatohet fillimisht në apel, për të përfunduar në vijim gjykatat e shkallës së parë. Komisionet do të përbëhen nga kryetarët dhe kancelarët e gjykatave aktuale.

Gjatë mbledhjes plenare të enjten u miratuan edhe kriteret e reja për ndarjen me short të çështjeve gjyqësore; rregullorja për zhvillimin e procedurave disiplinore për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor; procedura dhe masa e trajtimit financiar të  gjyqtarit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm ose për caktimin e përkohshëm, si dhe caktimit për një çështje të veçantë; buxheti i vitit 2023 për sistemin gjyqësor; miratimi rregullave standarte për organigramën dhe përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; si dhe miratimi i 16 porcesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme.

Etiketa: ApelApelibuxhetiGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjykatës së Apelit të Juridiksionit të PërgjithshëmGjyqgjyqtarHarta e reHarta e re gjyqësoreIlir RusiKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJkryetarKuvendiliraMagjistratMasaministria e drejtesiseprokurorPunëRusiSH
Tjetri
Arrestohet me drogë në makinë zyrtarja e AKSHI

Arrestohet me drogë në makinë zyrtarja e AKSHI

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.