AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

13 të arrestuar për naftën kontrabandë nga Libia

Policia kufitare arrestoi 13 persona, mes të cilëve 10 marinarë të huaj dhe 3 shqiptarë të akuzuar se tentuan të kalonin 62 mijë litra naftë kontrabandë me origjinë nga Libia.

Geri EmiringaGeri Emiri
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga video e shpërndarë nga Policia e Shtetit, gjatë ngarkimit të naftës në det.

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se kishte arrestuar ekuipazhet shqiptare të 2 anijeve të peshkimit dhe të një anijeje libaneze, që po i furnizonte motopeshkatoret me naftë që dyshohet se do të kontrabandohej në tregun vendas.

Autoritetet sekuestruan rreth 62 mijë litra naftë të kontrabanduar, me origjinë nga Libia dhe 2 motopeshkatoret shqiptare. Në dy ditët që lamë pas policia arrestoi 13 persona, 10 prej të cilëve shtetas të huaj.

Nga ekuipazhi i anijes “Geni” u arrestuan më 12 janar, Elton Qevani, 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, të tre banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa nga ekuipazhi i anijes libaneze “Abobakr 124”, më 13 janar u arrestuan 9 persona, Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad dhe Adil Badawi.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Saimr Boshnjaku, sqaroi në një deklaratë për mediat se operacioni u zhvillua në det të hapur me ndihmën e avionëve të “Guardia di Finanza”, që filmuan transportin e naftës nga anija libaneze tek motopeshkatoret.

Në një operacion të ngjashëm në det më 13 shtator 2022 roja regdetare në Durrës bllokoi anijen cisternë “Queen Majeda” dhe arrestoi katër anëtarë të ekuipazhit të saj, të dyshuar se kishin futur në Shqipëri 2275 ton naftë kontrabandë, e cila në treg kapte vlerën 2.2 milionë dollarë. Ajo ishte nisur nga Porti i Benghazit në Libi.

Këto raste shënojnë rikthimin e dokumentuar të kontrabandimit të naftës përmes mjeteve lundruese, që pas rritjes së çmimit të karburanteve vitin e kaluar si rrjedhojë e konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe inflacionit.

Një vit më parë, më 23 korrik policia finalizoi operacionin e parë të quajtur “Diesel”, gjatë të cilit u ndalua në det një motopeshkatore në të cilën ishin kamufluar në ambiente të përshtatura 80.000 litra naftë që synohej të kontrabandohej.

Ndërsa më 7 shtator në një tjetër operacion të koduar “Diesel 2”, policia ndaloi gjatë lundrimit një motopeshkatore në të cilën gjeti rreth 25.000 litra naftë pa dokumentacion, që dyshohet se do të kontrabandohej në tregun vendas dhe arrestoi 2 vëllezër nga Kavaja, 43 vjeçarin me iniciale Sh. C. dhe 41 vjeçarin me iniciale R. C.

Etiketa: DurrësGuardia di FinanzaLibilibianaftaoperacionoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitportiSHshqipShqipërishqiptareshtatorTregUkrainë
Tjetri
Policia heq 21 kamera sigurie në lagjet problematike të Shkodrës

Policia heq 21 kamera sigurie në lagjet problematike të Shkodrës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.