AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Do votohet brenda 6 muajsh”, PS sfidon kundërshtimin e BE-së për amnistinë fiskale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha të hënën se brenda sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të miratojë ligjin për “amnistinë fiskale”, një nismë e kundërshtuar nga Bashkimi Europian.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, | Foto: LSA

Duke folur pas një mbledhje të grupit ku sipas tij ishin vendosur prioritetet e punës për sesionin e ri 6-mujor të Kuvendit, Balla, shprehu bindjen se amnistia fiskale do të merrte votat që i duhen nga segmente të caktuara të opozitës.

“Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj, unë nuk mendoj që është korrekte që të shprehem sot se deputetet e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale.”- tha ai duke shtuar se “e rëndësishme që do të miratohet në këtë sesion”.

Balla tha se mazhoranca do të negocionte me opozitën për të siguruar votat duke e lidhur votimin e kësaj nisme me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi në të dy rastet duhen 84 vota.

“Avokati i Popullit kërkon 84 vota. As ne nuk i kemi votat për ta zgjedhur e sikurse do dialogojmë për të siguruar mbështetjen për ligjin për Amistinë Fiskale e njëjta duhet të ndodhë dhe nga krahu tjetër për të siguruar votat për Avokatin e Popullit”, u shpreh ai.

Si praktikë parlamentare për balancim pushtetesh propozimi i emrit për Avokatin e Popullit i është lënë opozitës, por PS rrëzoi kandidaturat e sjellë nga PD-ja në seancën e fundit të sesionit të shkuar parlamentar.

Nisma për “Amnistinë fiskale” u rikthye për herë të dytë në objektivat e qeverisë pasi u tërhoq në vitin 2020 nga kritikat e organizmave ndërkombëtarë dhe institucioneve financiare si një projekt që do të hapte rrugë pastrimit të parave.

Por këtë herë mazhoranca po këmbëngul që ta fusë në axhendën parlamentare pavarëisht kundërshtimit të hapur nga Bashkimi Europian e shtete të tjera partnere si SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Projekti është kundërshtuar publikisht edhe nga përfaqësues të opozitës si një tentativë për legalizimin e parave të krimit dhe korrupsionit.

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

Etiketa: AdministrativeAmnistia FiskaleAvokati i PopullitBashkimi EuropianBEBritania e MadheEuroFamiljekontrabandëKuvendiLigjMbledhjenismaPDPSPunëSHBAshqipShqipëriTaulant BallaTVSHVota
Tjetri
Vakancat në Kushtetuese, 41 kandidatë për 9 mandate

Kostituohet KED për vitin 2023

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.