AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

Vendimi i kryeministrit Edi Rama që nxënësit e shkollave të këndojnë në një ceremoni një herë në javë himnin kombëtar nuk u mirëprit nga të gjithë, ku disa e cilësuan një nacionalizëm të tepruar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri edi Rama | Foto : LSA

Jo të gjithë shqiptarët e mipkritën urdhrin e kryeministrit Edi Rama që nxënësit në shkollat publike të këndojnë himnin kombëtar në një farë ceremonie një herë në javë.

Një nga kritikët e cilësoi atë si “nacionalizëm idiotesk” ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të përpjekjeve të Ramës për të përdorur politikë nacionaliste në një kohë kur qeverisja e tij është nën akuza për korrupsion masiv.

Rama, i cili ka flirtuar me nacionalizmin edhe më herët që kur mori pushtetin pothuajse një dekadë më parë, përdori 17 janarin, përvjetorin e pesëqind e pesëdhjetë e pestë të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu për të bërë njoftimin.

“Mirëmëngjesi dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook ndërsa publikoi një video që paraqet disa fëmijë me uniforma duke kënduar himnin.

Lea Ypi, një shqiptare profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës, e cilësoi iniciativën një “nacionalizëm idiotesk”.

“Dukshëm ajo që bota ka nevojë tani është më shumë nacionalizëm idiotesk,” komentoi ajo në Tëitter.

“Ajo që duhet të bëhet me detyrim në shkolla është edukimi feminist dhe mjedisor, jo nacionalist,” shkroi Gresa Hasa, një aktiviste e të drejtave të njeriut në Tiranë.

Skënderbeu vdiq në vitin 1468 pas një jete të kaluar në luftëra, kryesisht kundër Perandorisë Osmane. Legjenda e tij frymëzoi nacionalizmin shqiptar që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë.

Gjatë epokës komuniste, kulti i tij u zhvillua më tutje. Dokumente historike tregojnë se si propagandistët e epokës komuniste lavdëronin Skënderbeun si një shabllon për krijimin e kultit të diktatorit komunist Enver Hoxha. Akademia e Shkencave të vendit vinte në dukje mosmarrëveshjet e Skënderbeut me Vatikanin për ta paraqitur atë si një figurë jofetare, në një kohë kur regjimi komunist nxorri fenë jashtë ligji dhe burgosi apo vrau pothuajse të gjithë trupën e priftërinjve katolikë të vendit.

Në kohën e komunizmit fëmijët në Shqipëri nxiteshin të futeshin në organizata rinore të quajtura: Yllkat, Fatosët dhe Pionierët, të ngjashme këto me organizatat fashiste balilët dhe këmishëzinjtë, si forma të indoktrinimit nacional-komunist, me uniforma të përcaktuara qartë dhe ceremoni të karakterit ushtarak.

Rama, i cili ka kultivuar pamjen e një udhëheqësi të moshuar me një mjekër të bardhë dhe të shkujdesur tashmë prej disa vitesh, është lavdëruar nga një nga ministret e tij si “Skënderbeu i ri”.

Një kryebashkiak është dëgjuar disa herë t’i drejtohet atij me titullin Komandant, termi që është përdorur për diktatorin Hoxha, duke ngritur shqetësimin e rikthimit të kultit të personalitetit në politikën e vendit.

Etiketa: Akademia e ShkencaveAkuzadetyrimEdi RamaEnver HoxhaFacebookGresa HasakomunizmiKorrupsionKryebashkiakLea YpiMjekmjekëRamaregjimi komunistshkollashqipShqipërishqiptareSkënderbeuvideo
Tjetri
PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Xhaçkën

Gjykata Kushtetuese dëgjon argumentet për mandatin e Olta Xhaçkës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.