AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre persona u shpallën në kërkim nga policia për sulmin ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”

Një grup xhirimi i “Fiks Fare” u sulmua nga disa persona ndërsa filmonte marrjen e inerteve nga lumi Zezë në Fushë-Krujë. Policia shpalli në kërkim tre persona të dyshuar për kërcënimin dhe nisi procedimin ndaj dy drejtuesve të kamionëve.

Geri EmiringaGeri Emiri
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
“Screenshot” nga video e emisionit ‘Fiks Fare’

Gazetarë të emisionit “Fiks Fare” në televizionin Top-Channel u sulmuan të mërkurën ndërsa filmonin gërryerjen me makineri në shtratin e  Lumit Zezë, në Fushë-Krujë. Vetë “Fiks Fare” transmetoi pamjet e kanosjes së ekipit të xhirimit dhe gazetares Antela Lika, ku shfaqen tre persona të armatosur me armë gjuetie dhe dëgjohen të shtëna.

“Fiks Fare” tha se personat e armatosur qëlluan ndaj dronit që po filmonte mbi lumë.   Gazetarja Antela Lika dhe grupi i xhirimit u ndaluan më pas nga një person që i kanosi, duke i kërkuar të mos filmonin. Pasi kishin njoftuar drejtuesin e Komisariatit të Policisë Krujë dhe po prisnin forcat e rendit, një person i dytë i maskuar i ndaloi dhe sipas ekipit të xhirimit u theu kamerën, i ofendoi dhe dhunoi.

“Unë kam qenë duke kryer detyrën time, ata njerëz personalisht nuk i njoh dhe as nuk dua t’i njoh. Si në çdo mision timin gazetaresk, nuk kam asgjë personale me askënd”, komentoi për BIRN, gazetarja Antela Lika. “Pavarësisht nëse institucionet shtetërore e bëjnë detyrën apo jo, unë jam e vendosur në misionin tim”, shtoi Lika.

Ata po dokumentonin gërryerjen e Lumit Zezë në zonën e Fshatit Verjon, në Fushë-Krujë, ku eskavatorë dhe kamionë nxirrnin inerte në mënyrë të paligjshme.

Vetëm një ditë pas ngjarjes Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njoftoi se kishte identifikuar 3 agresorët qe kishin qëlluar me armë, por pa specifikuar se për çfarë veprash penale dyshoheshin.

“E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e Lumit Zezë”, njoftoi policia për media.

Ajo shtoi se ishin identifikuar dy drejtuesit e kamionëve që u shfaqën ne video, me iniciale A. L. dhe E. Gj., të cilët dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, duke i sekuestruar edhe kamionët.

Dy punonjësit me iniciale E. B. dhe F. Sh., të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Drejtorinë Rajonale Durrës sipas policisë u referuan në prokurori sepse ishin përgjegjës për monitorimin e kësaj zone. Ata dyshohen për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”.

Për gazetaren Antela Lika ky është rasti i dytë i sulmit në detyrë brenda 1 viti. Më 22 mars të 2022-ës ajo dhe ekipi i xhirimit u ndalua të filmonin në një tokë ku dyshohej se një pulari kishte groposur pa autorizim karkasat e pulave të ngordhura nga epidemia e shpendëve. Por policia nuk e ndoqi penalisht të denoncuarin, duke kërkuar kallëzim me shkrim nga gazetarët.

Lika i tha BIRN se sipas saj nëse do të ishin marrë masa në rastin e parë, mund të kontribuonte në përmirësimin e kilmës së sigurisë ndaj gazetarëve dhe në parandalimin e këtij fenomeni.

Ngjarja e Fushë-Krujës u dënua nga presidenti Bajram Begaj dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, duke apeluar që të identifikohen përgjegjësit dhe të dërgohen para drejtësisë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ashtu e denoncoi sulmin duke e cilësuar kërcënim serioz dhe një ngjarje të rëndë dhe tronditëse.

“Imazhet e publikuara prej emisionit, në të cilat persona të armatosur, agresivë dhe brutalë në komunikimin me reporteren dhe operatorin, me armë në duar të cilat i përdorin ndaj dronit të medias, janë një dëshmi autentike se sa i kërcënuar është gazetari në terren, se sa i pasigurt”, thuhet në reagimin e Unionit.

Një muaj më parë edhe gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila, u dhunua nga 2 persona pas raportimit për një vendim gjyqësor. Pre e sulmit ra edhe bashkëshortja e tij, e cila gjendej me të. Policia njoftoi se shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar të rastit.

Episodet e dhunës dhe kanosjes ndaj gazetarëve duket se po përkeqësojnë lirinë e medias në vend gjatë viteve të fundit.

Etiketa: Autoriteti i Mediave AudioviziveBajramBajram BegajBIRNDhunëDrejtoria Vendore e Policisë DurrësDurrësElvis HilaFiks FaregazetarGjyqInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritKrujëMasaMediaParaPoliciaProkuroriReport TvSHVendimvideo
Tjetri
Vetëmonitorimet mjedisore nga kompanitë e industrisë së rëndë lënë pas pikëpyetje

Vetëmonitorimet mjedisore nga kompanitë e industrisë së rëndë lënë pas pikëpyetje

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.