AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi përjashton brenda një muaji 23 deputetë të opozitës

Deputetët e opozitës në disa seanca radhazi kanë kërkuar ballafaqimin e kryeministrit Edi Rama me pyetjet e tyre për lidhjet me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, por janë penalizuar me masa disiplinore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:10 | 21/02/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha në një seancë të tensionuar plenare ku kërkohej prania e kryeministrit Rama për çështjen “McGonigal”. Foto: LSA.

Me iniciativën e socialistëve, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi të martën të përjashtojë nga punimet e Kuvendit për 8 deputetë të Partisë Demokratike.  Gjatë seancës plenare të së enjtes, deputetët opozitarë përdoren bilbila dhe bllokuan foltoren e Kuvendit në përpjekje për ta kthyer në çështje të ditës debatin për lidhjet e Ramës me ish-shefin e FBI-së.

“Sekretariati konstatoi se deputetët z. Edmond Spaho, znj. Sorina Koti, znj. Elda Hoti, z. Oerd Bylykbashi, znj. Lindita Metaliaj dhe znj. Gerta Bardeli, penguan zhvillimin normal të seancës plenare, duke krijuar kaos që nga çelja e seancës e deri në përfundim të saj,”thuhet në vendimin e përjashtimit.

Masa parashikon përjashtim për 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare të Edmond Spahos, Oerd Bylykbashit, Sorina Kotit dhe Elda Hotit, me 5 ditë për Lindita Metaliajn dhe 3 ditë përjashtim për deputeten Gerta Bardeli.

Penalizimet e fundit e çojnë në 23 numrin e deputetëve të opozitës që kanë marrë masa disiplinore në harkun kohor të një muaji. Masat e ndërmarra ishin të dyfishta për disa deputetë si Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Deputetët e opozitës në disa seanca plenare radhazi kanë tentuar të bllokojnë zhvillimin e tyre, duke kërkuar paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve për përfshirjen e tij në çështjen McGonigal, – ku një ish-shef i FBI-së akuzohet për takime të padeklaruara me kryeministrin shqiptar.

Për të kundërshtuar vendimin në mbledhjen e së martës ishte i pranishëm deputeti Spaho, i cili u shpreh se përjashtimet ishin urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

“Ku po shkoni kështu? Keni përjashtuar 1/6 e Kuvendit?,” dëgjohet të thotë Spaho në një video të postuar më pas në faqen e tij në Facebook.

Ai mbrojti sjelljen e tij në seancë si rrjedhojë e refuzimit të mazhorancës për të ngritur komision hetimor për lidhjet e Ramës me McGonigal.

“Sjellja ime është rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri në parlament. Ka pezulluar të drejtat e mia kushtetuese dhe këto janë më të rëndësishme se figura etike,” shtoi ai.

Pas publikimit të akt-akuzës për ish-shefin e FBI-së, kryeministri Rama shmangu një seancë pyetjesh të paracaktuar në Kuvend në fillim të shkurtit dhe u shpreh në një intervistë televizive se do të shkonte në Kuvend “kur ta shihte ai të arsyeshme”.

Socialistët po ashtu  kundërshtuan hetimin parlamentar për këtë çështje, me argumentin se nuk mund të ngrihej komision hetimor ndërkohë që ligji për komisionet hetimore po i nënshtrohet një procesi ndryshimesh.

Në seancën e fundit, mazhoranca pranoi të fusë në rend dite mocionin për debat me Ramën duke caktuar datën 2 mars, ku sipas zëdhënësit të tij, kryeministri do të jetë i pranishëm.

 

Etiketa: Belind KëlliçiCharles McGonigaldeputetEdi PalokaEdi RamaEdmond SpahoFacebookFBIFlamur NokaHotiKomisionKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLindita MetaliajMasaOerd BylykbashiparlamentPartisë DemokratikeRamaSali BerishaSeancaSeanca plenareSekretariati për ProceduratvideoVotimet dhe Etikën
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim aferën e inceneratorit të Elbasanit

Tjetri

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e Arbër Çelës

Tjetri
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Arbër Çela

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e Arbër Çelës

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.