AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim aferën e inceneratorit të Elbasanit

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për gjykimin për korrupsion, abuzim me detyrën dhe pastrim parash të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:02 | 21/02/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 21 shkurt 2023 të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për kalimin në gjykim të dosjes për inceneratorin e Elbasanit, për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllaku dhe pesë zyrtarëve të tjerë, si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja. Po ashtu, nën akuzë penale janë edhe kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Vendimi për kalimin për gjykim u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj. Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, veç kërkesës së SPAK, për gjykim janë dërguar edhe kërkesat e të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Janë gjithsej 101 fashikuj, që së bashku me provat materiale që do të shqyrtohen gjatë gjykimit në themel të kësaj afere të dyshuar korruptive.

Sipas akuzës, zyrtarët e qeverisë dhanë një koncesion me prokurim pa shpallje duke përdorur një metodë prokurimi të paparashikuar në legjislacionin e prokurimeve publike. Zyrtarët që morën pjesë në procedura, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa, janë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndërsa ish-ministri Koka është nën akuzë të trefishtë për abuzim me detyrën, korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Mërtiri përshkruhet nga prokuroria si “pronari faktit i shoqërisë“Albtek Energy””, kompani që zyrtarisht është nën pronësinë e shtetases Stela Gugallja.

Të gjithë zyrtarët janë aktualisht në burg ose në masa sigurie të tjera, ndërsa administratorët e kompanive të inceneratorëve janë shpallur në kërkim.

Prokuroria thotë se dy kompanitë e incineratorit të Elbasanit kanë paguar rreth 329 milionë lekë (afërsisht 3 milionë euro) fatura për punë të pakryera, skema përmes të cilës dyshohet se Lefter Koka ka përfituar paratë e korrupsionit.

SPAK është përballur me pikëpyetje të shumta për mungesën e veprimeve prej saj për shumë dokumente të bëra publike, përfshirë incineratorin e Tiranës dhe zyrtarë të tjerë që duket se kanë përfituar nga grupi i incineratorëve. Pak kohë më parë, prokuroria bëri të ditur se “hetimet vijojnë” për ato që i cilësoi “rrethana dhe fakte” për shkelje të tjera ligjore.

 

Etiketa: abuzimAfera e inceneratoreveAlbtek EnergyAlqi BllakoBardhul ÇabiriBiznesmenBurgEtleva KondiEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimHetimetInceneratorIncineratorIntegrated Technology ServicesJonida ZeqoKlodian ZotoKoncesionKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivLefter KokaMasaMjedisitPastrim parashPëllumb AbeshiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRudina PallojSerafin PapaSHSPAKStela GugalljaTiranëVendimi
I mëparshmi

Ana e errët e neutralitetit

Tjetri

Kuvendi përjashton brenda një muaji 23 deputetë të opozitës

Tjetri
Kuvendi përjashton brenda një muaji 23 deputetë të opozitës

Kuvendi përjashton brenda një muaji 23 deputetë të opozitës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.