AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Komisioni përfundon pa vendim vetingun e Markelian Kuqos

Komisioni vlerësoi se, pasi Kolegji la në fuqi vendimin e KLGJ për shkarkimin e ish-gjyqtarit Markelian Kuqo për shkelje të rënda dhe cënim të besimit të publikut në lirimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm, objekti dhe qëllimi i procesit të vetingut të këtij subjekti rivlerësimi është bërë i pamundur dhe e përfundoi procedurën administrative pa vendim përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:40 | 27/02/2023
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Markelian Kuqo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosi fillimin e hetimit administrativ për ish-gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo në dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që në atë periudhë është njoftuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra dhënë ndaj këtij subjekt rivlerësimi.

Ish-gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua më 10 dhjetor 2020 nga KLGJ me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkelje të rënda dhe cënim të besimit te drejtësia në vendimin për lirimin me kusht “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997”.

Vendimi i ish-gjyqtarit Kuqo u rrëzua në Apel, pas ankimit të Prokurorisë së Korçës, por Gjenerari nuk është kthyer më në qeli dhe nuk është gjetur dot nga policia. Gjatë shqyrtimit të ankimit të kryer nga Kuqo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA u mësua se Gjykata e Lartë e kishte lënë në fuqi vendimin e Apelit, duke rrëzuar kështu arsyetimet dhe argumentet për lirimin e Gjenerarit.

Në vendimin e KPK sqarohet se Gjykata Kushtetuese dhe KPA kanë informuar se Kuqo ka kryer dy ankime paralele ndaj vendimarrjes së KLGJ-së. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare duke arsyetuar se kompetenca i takon Kolegjit përgjatë  periudhës së mandatit 9-vjeçar. Në vijim, KPA ka njoftuar se më 7 dhjetor 2022 është vendosur mospranimi i ankimit të ish-gjyqtarit Markelian Kuqo, duke lënë në fuqi shkarkimin e tij.

Bazuar në këto rrethana, trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin ka arritur në përfundimin se mbarimi i statusit të magjistratit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative, pa një vendim përfundimtar për çështjen.

“[…]Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur”, referon KPK dispozitën ligjore ku ka bazuar vendimarrjen për Kuqon.

 

Etiketa: 1997AdministrativeApelDrejtësiaGjykataGjykata e Rrethit KorçëGjykata KushtetueseGjyqGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKompetencaKorçëKPAKPKkushtetueseMarkelianMarkelian KuqoMASOlsi KomiciPoliciarivlerësimiValbonaVendimVendimivrasje
I mëparshmi

Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në tre vjet

Tjetri

Ish-i burgosur i regjimit komunist shqiptar ekspozon art në ish-burgun e Spaçit

Tjetri
Ish-i burgosur i regjimit komunist shqiptar ekspozon art në ish-burgun e Spaçit

Ish-i burgosur i regjimit komunist shqiptar ekspozon art në ish-burgun e Spaçit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.