AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nafta kontrabandë nga Rusia, arrestohet kapiteni dhe sekuestrohet anija

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e kapitenit rus të anijes që dyshohet se po kontrabandonte 22.500 tonë naftë dhe sekuestroi lëndën djegëse së bashku me anijen cisternë.

Geri EmiringaGeri Emiri
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga operacioni për arrestimin e kapitenit rus të anijes Grace Felix. Screenshot nga video e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

12 ditë pasi bllokoi në detë një anije nga Liberia me 22.500 ton naftë të dyshuar kontrabandë, policia e Durrësit njoftoi enjten se ishte kryer arrestimi i kapitenit të anijes dhe po ashtu sekuestrimi i mjetit dhe i sasisë së naftës në të.

47 vjeçari Alexey Smaznov nga Rusia akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Anija u ndalua në radën e Durrësit më 19 shkurt, në kuadër të operacionit policor të koduar “Embargo” dhe dyshohet se kishte dokumentacion të falsifikuar dhe se nafta e kishte origjinën nga vendet me embargo.

Në vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e provave materiale, të cilin BIRN e lexoi, dhe që mban datën 24 shkurt, shkruhet se, “…ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse”.

Në vendim e prokurorit Drini Pali thuhet se bazuar në këto dyshime dhe bazuar në vendimin e qeverisë për të vendosur embargo ndaj mallrave nga Rusia, anija dhe nafta janë sekuestruar.

Anija “Grace Felix” me flamur liberian gjendet në radën e Porto-Romanos në Durrës dhe në momentin e ndalimit kishte një ekuipazh prej 22 personash. Nafta që ajo solli në Durrës dhe që dyshohet se do të kontrabandohej në tregun vendas kishte vlerë 46.4 milionë euro.

Ndërkohë deri më tani rastet e kapjes së naftës kontrabandë dhe nga vendet me embargo kanë mbetur vetëm në arrestimin e anëtarëve të ekuipazhit, pa identifikuar plotësisht dërguesit, blerësit dhe përgjegjësinë e tyre për naftën. As në rastin e fundit hetimet e deri tanishme nuk kanë treguar se kush në Shqipëri po e blinte naftën apo e kishte porositur atë.

BIRN përllogariti se në katër operacione policore të mëparshme dhe të sotmin, janë sekuestruar rreth  24 mijë e 800 tonë naftë që dyshohet kontrabandë, me origjinë nga Libia dhe Rusia, për të cilat janë arrestuar vetëm anëtarët e ekuipazhit.

Etiketa: AnijearrestimiBIRNDrini PaliDurrësembargoEuroHetimetLiberialibianaftaPoliciaPolicia e DurrësitRusiashqipShqipëriVendim
Tjetri
KPA dëgjon parashtrimet në çështjen e Kastriot Gramshit

Kolegji shkarkon nga detyra gjyqtarin Kastriot Gramshi

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.