AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Aksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten për një çmim minimal

Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Megjithatë, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh – duke ngritur paralelisht me shqetësimet mjedisore, edhe pikëpyetje të reja për projektin.

Luljeta ProgningaLuljeta Progni
17:57 | 05/03/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga punimet për aeroportin e Vlorës. Foto: PPNEA.

Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda kanë avancuar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt koncesionar i qeverisë shqiptare që kundërshtohet nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit, aktivistët mjedisorë besojnë se vendimet e qeverisë po shkaktojnë një dëm të pakthyeshëm për natyrën dhe po shtyhen përpara nga interesa të mëdha financiare.

“Duket se ka një forcë vërtet të fortë shtytëse për ndërtimin e këtij aeroporti. Dhe ne thjesht mund të supozojmë ose të kemi një ide për këtë. Ky aeroport është vetëm fillimi i ndërtimeve të mëtejshme, për shembull, resorte turistike në këtë zonë. Pra, forca lëvizëse, nga këndvështrimi im, është se këtu mund të ketë para të mëdha për zhvillimin turistik,” thotë Annette Spangenberg nga organizata mjedisore EuroNatur Conservation.

Projekti i aeroporti i Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit.

Megjithatë, qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.

Preçi e sheh gjithashtu me dyshim shitjen e aksioneve me vlerë minimale nga kompania turke, praktika që sipas tij nuk janë të rralla në historikun e koncesioneve shqiptare.

“Të interesuar për të përfituar apo për të garantuar politikanë vendimarrës, pikërisht veprojnë në këtë mënyrë që kontratën e ofrojnë fillimisht  një kompanie të madhe dhe kjo kompani, pa kaluar shumë kohë, e transferon me këtë vlerë qesharake të aksioneve, që do të thotë se interesat janë shumë të fuqishme dhe rriten rrisqet për përfundimin e veprës dhe humbasin garancitë mbi bazën e të cilave ishte shpallur tenderi në fillim,” tha Preçi.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare, Valon Lluka, i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se kompania turke u largua nga projekti pasi nuk iu përgjigj investimit të premtuar, ndërsa shtoi se Mabetex Group është i zotëruar për të përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale.

“..Situata të caktuara, të provokuara si pasojë e çështjeve të brendshme të shoqërisë turke, të cilët nuk iu përgjigjën investimit të zotuar pas nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit, kanë imponuar kalimin e kuotës së aksioneve nga YDA tek anëtari tjetër i konsorciumit në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Koncesionit dhe legjislacionit shqiptar,” tha Lluka.

Kompania turke, Yda Group nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet e largimit nga projekti.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në kufijtë e zonës së mbrojtur dhe në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Europa drejt Afrikës është kundërshtuar nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi në takimin e fundit të mbajtur në Strasburg se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Aktivistët mjedisorë thonë se do ta vazhdojnë betejën për mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë që cënon  ky projekt.

“Vetë aeroporti nuk është thjesht disa fluturime, janë një sërë ndërtimesh që kanë filluar të bëhen rrugë ndërtesa të ndryshme ndoshta nesër do të ketë edhe të tjera gjatë bregdetit. E gjithë kjo prish integritetin e këtyre ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit,” tha pedagogu Aleko Miho.

Ndryshe nga ambientalistët, kompania koncesionare thotë se sipas studimeve të saj, projekti nuk pritet të ketë efekte të shkatërrimit të biodiversitetit dhe posaçërisht të shpendëve gjatë ndërtimit dhe operimit. Sipas administratorit Lluka, ndikimet negative në mjedis janë një e keqe e domosdoshme për zhvillimin, por e rëndësishme sipas tij është që të menaxhohen dhe monitorohen.

 

Etiketa: AeroportAeroporti i VlorësaktivistAktivistëAleko MihoambientalistAnnette SpangenbergBehgjet PacolliBIRNEdi RamaEuroEuroNaturEuropaKomisioni EuropianKontrata koncesionareKonventa e BernëslagunëMabco ConstructionMbrojtja e mjedisitMjedisMjedisiMjedisitnartëOrganizatat mjedisorepaktParaQeveriaRamaSHshqiptareStrasburgTurqiVendimVendimetVlorëYda GroupZef Preçizogj
I mëparshmi

“Mbetet veç dyshim”: Si u rrëzua hetimi për tenderin e pakove ushqimore gjatë pandemisë

Tjetri

Evropa e kujt? Muzeu i Brukselit paraqet imazhin e Ballkanit

Tjetri
Evropa e kujt? Muzeu i Brukselit paraqet imazhin e Ballkanit

Evropa e kujt? Muzeu i Brukselit paraqet imazhin e Ballkanit

veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.