AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studente e aktivistë marshuan kundër dhunës ndaj grave në Durrës

Aktiviste nga Durrësi dhe studente të ardhura nga Ukraina e vende të tjera marshuan për 8 mars në “Shëtitoren Taulantia” kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri dhe krimeve ndaj grave në Ukrainë.  

Geri EmiringaGeri Emiri
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta kundër dhunës ndaj grave në Durrës. Foto:Geri Emiri

Aktivistët dhe një grup studentesh të ardhura nga disa shtete zhvilluan të mërkurën në Durrës një marshim-protestë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për të sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe të krimeve kundër grave.

“Mesazhi im për gratë dhe vajzat shqiptare është që nëse ju keni përjetuar ndonjë lloj dhune, duhet të ndiheni mjaft të abuzuara, duhet të dilni në protestë për të treguar pozicionin tuaj sepse nuk është çështje private”, tregoi për BIRN, Oleksandra Shevchenko.

25 vjeçarja nga Ukraina studion në Francë dhe së bashku me 4 studente të tjera nga Senegali, Madagaskari, Maroku dhe Shqipëria u bashkuan në Durrës për të kontribuar në sjelljen e një mesazhi ndryshe për 8 mars, në kushtet kur agresoni rus ndaj Ukrainës e ka rritur pasigurinë e grave.

“Unë jam ukrainase dhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, rusët vijojnë të bëjnë shumë krime kundër grave dhe të gjithë ukrainasit janë prekur nga këto krime”, shtoi Shevchenko.

Qytetarët e Durrësit lexuan me kërshëri pankartat dhe një pjesë e tyre ju bashkuan aktivistëve, ndërsa të tjerë duartrokitën aktivistet që përshkuan Shëtitoren Taulantia në pikun e parapërgatitjes së restoranteve përbri detit, që kanë marrë rezervime për të festuar 8 marsin.

Marshimi-protestë i organizuar nga Shoqata Gender Paqe dhe Siguri, në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, ishte në vijim të disa aktiviteteve që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kërkuar të drejtat e vajzave dhe grave.

Muajt e fundit krimet ndaj grave dhe vajzave kanë qenë të shpeshta edhe në qarkun e Durrësit, që evidentohet nga aktivistët si më problematiku sa i përket rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave.

“Qarku i Durrësit sipas të dhënave të INSTAT vazhdon të mbajë vendin e parë në Shqipëri në lidhje me raportimin e dhunës në familje”, komentoi për BIRN Erisilda Shpata, avokate pranë Shoqatës Gender Paqe dhe Siguri.

Sipas aktivistes gjatë vitit të shkuar janë raportuar 882 vepra të dhunës në familje pranë Komisaritatit të Policisë Durrës, ndërkohë që vetëm në 2 muajt e parë të 2023-it janë raportuar rreth 125 vepra të dhunës në familje.

“Ajo që vihet re është që një pjesë e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes shoqërohen edhe me kallëzime penale në prokurori”, shpjegoi Shpata.

Sipas saj nuk kemi vetëm dhunë në kontekstin e fyerjeve apo të dhunës verbale, por kemi edhe dhunë fizike që sjell apo rrezikon jetën e grave dhe të vajzave.

8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e ndan shoqërinë shqiptare në dy pjesë, ata që e konsiderojnë si festë dhe të tjerët që e vlerësojnë si një ditë për të protestuar për më shumë të drejta për vajzat dhe gratë.

Etiketa: 8 MarsiaktivistAktivistëaktivistetavokateBIRNDhunëDurrësFamiljeINSTATKrimeMarokuMjaftpaqeProkuroriRusëSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudenteTaulantiatë drejtaUkrainaUkrainë
Tjetri
Pas riçeljes së hetimit, Naim Tota kundërshton bilancin negativ të KPK

Pas riçeljes së hetimit, Naim Tota kundërshton bilancin negativ të KPK

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.