AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Klimë armiqësore kundër medias

U desh një i vdekur dhe sulmi më i rëndë kundër medias në dy dekada që kryeministri Edi Rama të vërejë se sulmet e tij (dhe të politikanëve të tjerë) kundër medias kanë pasoja dhe se ato nuk kanë të bëjnë me pronarët, por me median si koncept, si shtyllë e demokracisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:56 | 29/03/2023
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e televizionit Top Channel pas sulmit me armë | Foto : LSA

E vërteta është viktima e parë në luftë, është thënë shumë kohë më parë nga dikush, besohet, Hiram Johnson, një politikan amerikan. Jo vetëm në luftë, mund të shtojmë ne në Shqipëri. Sa herë që një politikan përballet me një skandal, ai ngaset nga mundësia që, në vend që të japë llogari për paudhësitë e veta, ‘të vrasë lajmësin’.

Shiko p.sh., Sali Berishën. Në vitet 2007 e më pas, ndërsa skandalet e para të qeverisjes së tij u bënë njohuri popullore, ndërsa njerëzit po pyesnin se pse vendi po zhytej në borxhe për një copë rrugë apo se si fëmijët e tij papritur u bënë të pasur, Berisha e zgjidhi problemin duke sajuar termat “media e krimit”, “mafia e betonit”, “hanxhar i krimit”, “media e opozitës.” Shtëpitë e Jalit u shembën pa kurrfarë arsyeje, njoftoi media. “Mafia e betonit”, deklaroi Berisha. Rruga e Kombit po kushton dyfish me atë që ishte planifikuar, njoftoi media. “Media e opozitës,” deklaronte Berisha. Fëmijët e tij po pasuroheshin; “media mafia.”

Shiko edhe Ramën përgjatë të gjithë kohës që ka qenë në qeveri. Në vitin 2016, ndërsa planifikonte të jepte me koncesion djegien e plastikës dhe letrës së vendit, vendosi të bëjë një ligj për të lejuar importin e plehrave. Shqiptarët iu ngritën në protesta dhe ai vendosi të sulmojë median si fajtore, si përgjegjëse që, duke thënë faktin e thjeshtë se ai po lejon importin e plehrave, ishte kazan. “Kazan, kazan, kazan”, bërtiti për vite me radhë. Dhe pastaj, vetëm fare pak pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur shokët e Sajmir Tahirit ranë në burg, në Itali, Rama shpalli gazetarët “rrezik publik”. Ndërsa ai shpalli gazetarët “rrezik publik”, tifozët e Sajmir Tahirit për pak sa nuk linçuan gazetarët në rrugë, sepse ata po i bënin pyetje atij. E më vonë, ndërsa propozoi ligjin famëkeq për kontrollin e medias online, Rama deklaroi se gazetarët po cënojnë të drejtat e njeriut. Duke raportuar për koncesionet e tij, thoshte arsyetimi i Ramës, gazetarët po cënonin “të drejtat e njeriut për të ndjekur sipërmarrjen e lirë.”

Në Londër, pak ditë më parë, pyetur mbi shqetësimet për lirinë e medias, kryeministri Edi Rama pretendoi se ai gëzon të njëjtat të drejta me gazetarët për të thënë çfarë t’i teket, ose çfarë ai mendon për median. Dy netë më parë në Top Channel, u përpoq të shpëtojë veten nga sugjerimi se ka shumë gjasa, që klima armiqësore kundër medias, për të cilën ai ka kontribuuar veçanërisht shumë gjatë viteve të fundit, mund të ketë qenë një faktor nxitës për personat që hapën zjarr ndaj televizionit, duke i marrë jetën 60 vjeçarit Pal Koka, punonjës sigurie.

Fakti është që ciladoqofshin motivet e sulmit, atentatorët duhet të kenë pasur kurajë shumë të fortë që të kenë guxuar të ngrenë armët kundër medias, e cila, në fund të fundit, është pushtet më vete. Dhe fakti që guxuan ta bëjnë, është tregues më vete i gjendjes së shoqërisë, i lirisë së medias dhe i krimit dhe i rendit publik.

Të gjithë politikanët në Shqipëri, nga qeveria socialiste te opozita e të gjitha llojeve kanë sulmuar median vazhdimisht dhe vazhdimisht. Rama në fakt është akoma më shumë përgjegjës, jo vetëm se ai ka shënjestruar median si kokë turku për skandalet e panumërta të qeverisë së vet, por edhe për shkak se boria e tij është më e madhe.

Vetëm nëntorin e kaluar Rama akuzoi drejtpërsëdrejti Top Channel për gjobëvënie. Sipas tij, Top Channel kishte bërë kronika negative për gjendjen e fshatit, për vuajtjet e fshatarëve e të tjera si këto, për shkak se një kërkesë e saj për të marrë financime nga qeveria “Rama” kishte dalë pa sukses. Ajo që Rama harroi të thotë në atë rast ishte që Top Channel, dhe dreqi e di se sa televizione e media të tjera, ishin financuar rregullisht në mënyrë jotransparente për të “promovuar” punën e qeverisë së tij dhe se, larg nga të qenit gjobëvënie, kronikat negative mbi bujqësinë ka gjasa që ishin kthim në gjendjen normale të medias. Me një fjalë, Rama blen media, dhe kur ndonjë problem shkakton mosmarrëveshje, pretendon se po gjobitet kur në fakt jo, media kthehet në atë situatë që duhet të jetë. Kritike, që raporton për hallet e njerëzve.

Vini re edhe gjuhën përgjithësuese. Sipas Ramës, nëntorin e kaluar, gjobat “po ia vinte Top Channel”, kur në fakt, shantazhi është një vepër penale dhe si e tillë, nuk kryhet nga një shoqëri, nuk kryhet nga të gjithë punonjësit e Top Channel, kryhet nga një individ. Rama, jo vetëm që nuk denoncoi publikisht apo ligjërisht individin që ai pretendon se po e shantazhon, por shënjoi një media të tërë, ose median në përgjithësi, megjithëse është shumë e sigurt se 60 vjeçari Pal Kola që mbeti i vrarë në krye të detyrës, as nuk e ka çuar ndonjëherë ndër mend t’i vërë gjobë Edi Ramës.

Rama normalisht duhet ta dijë se edhe në median më të keqe ka gazetarë të mirë ashtu si edhe në median më të mirë ka gazetarë të këqinj. Dhe duhet të bëjë dallimin mes pronarit dhe “medias”, ku kjo e fundit është një entitet shoqëror i përbërë më së shumti nga gazetarë.

Bashkimi Evropian në raportet e saj të përvitshme tashmë prej disa vitesh, thekson se “politikanët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje nga “gjuha denigruese ndaj gazetarëve”. Sipas raportit të fundit, Shqipëria “duhet të adaptojë një politikë tolerance zero ndaj frikësimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve si dhe për kërcënimet kundër medias, përfshirë në diskursin politik dhe në periferinë e demonstratave.” Këto fjalët e fundit, lidhen me protestat e dhjetorit 2020 dhe janarit 2021, kur shumë gazetarë ranë pre e dhunës policore. Organizatat e medias i bënë thirrje publike Edi Ramës dhe drejtorit të atëhershëm të policisë që të dënonin publikisht dhunën ndaj gazetarëve, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar atë. As Rama dhe as drejtori i policisë nuk e pranuan ftesën. Ata nuk e dënuan dhunën ndaj gazetarëve. Dukshëm media e duhur për të është ajo që transmeton kronikat e gatshme të përgatitura nga ushtria e propaganduesve të tij, jo media që raporton për hallet e katundarëve.

Nxitja e urrejtjes ndaj medias, dhe në praktikë, ndaj vetë të vërtetës, nuk ka se si të mos inkurajojë elementët kriminalë që të mendojnë se një atentat ndaj një mediaje, nuk është diçka shumë e rrezikshme.

E vetmja mënyrë për ta luftuar problemin e krijuar është zbardhja e ngjarjes. Dhe nëse policia nuk është në gjendje të zbardhë ngjarjen, kjo do të jetë një vrimë e zezë në historinë e vendit, me pasoja shumëvjeçare.

 

 

Etiketa: ArmëatentatBashkimi EvropianBorxheBurgDhunëEdi RamEdi RamagazetarGjobatItaliKoncesionKoncesionetKryeministri Edi RamaLigjLondërMafiaMediaOpozitaParapasojaPoliciaProtestaProtestatPunëQeveriaRamarrezikRruga e KombitSali BerishaSHshqipShqipëriShqipëriaSulmi i armatosurtë drejtaTop ChannelUshtriaviktimaZjarr
I mëparshmi

Shëndetësia shqiptare lëngon nga eksodi i pandalshëm i mjekëve

Tjetri

Pranvera risjell Kalin e Qyqes “në shtëpi”

Tjetri
Pranvera risjell Kalin e Qyqes “në shtëpi”

Pranvera risjell Kalin e Qyqes “në shtëpi”

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.