AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon refuzimin e kërkesës për ekstradimin e Timofeevës

Ndryshe nga parashtrimet paraprake, prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi u shpreh kundër ekstradimit në Rusi të blogeres Svetlana Timofeeva, ndërsa mbrojtja theksoi edhe njëherë se ekstradimi do ta vinte jetën e saj në rrezik. Gjykata kërkoi kohë për vendimin për shkak të ‘kompleksitetit të çështjes”.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
16:56 | 04/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva në Gjykatën e Elbasanit më 4 Prill 2023. Foto: Bardha Nergjoni.

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva u shfaq të martën në Gjykatën e Elbasanit pa syzet e saj dhe e ndoqi seancën e konkluzioneve mbi kërkesën e Rusisë për ekstradimin e saj me shikim të reduktuar.

Prokuroria u përfaqësua në këtë seancë nga drejtuesi i saj, Kreshnik Ajazi, ndërsa mbrojtja nga avokati i Timofeevës, Fatmir Lushi.

Ndryshe nga parashtrimet e datës 17 mars, prokurori Ajazi tha në gjykatë se mbështeste refuzimin e kërkesës për ekstradimin e Timofeevës në Rusi.

Ai e mbështeti qëndrimin e tij në faktin se Federata Ruse e ka përjashtuar veten prej një viti nga angazhimi për zbatimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; te sanksionet e OKB-së dhe BE-së për shkak të luftës në Ukrainë si dhe te procedimi penal në Shqipëri, hetimet e së cilit janë në vijim.

Svetlana Timofeeva, 34 vjeç, u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.

Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Fatmir Lushi i vlerësoi konkluzionet e Prokurorisë dhe theksoi se ekstradimi drejt Rusisë përbën shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai shtoi gjithashtu se Timofeevës do t’i rrezikohej jeta nëse do të ekstradohej në Rusi, duke përmendur edhe raste të tjera të ngjashme.

“Nuk mund të kujtohet gjykata ruse për një çështje të vitit 2018, ku Timofeeva ka qenë person në dijeni të fakteve dhe jo e përfshirë për të nxjerrë një vendim arrest me burg e më pas një kërkesë për esktradim. Kjo nënkupton se qëllimi i ekstradimit është politik,” tha avokati Lushi në seancë.

Vetë Timofeeva ka kërkuar rrëzimin e kërkesës ruse për ekstradim si dhe theksoi faktin se ajo ka bërë kërkesë për azil politik në Shqipëri. Pasi dëgjoi palët dhe dokumentoi konkluzionet, gjyqtari Elis Dine kërkoi kohë për shpallen e vendimit për shkak të ‘kompleksitetit të çështjes’.

Seanca e shpalljes së vendimit u caktua më 14 prill, në orën 12:15.

 

Etiketa: AlpatovArmëArrestArrest me burgazilBEBurgekstradimFatmir LushiFederata RuseFedir AlpatovGjykataGjykatëGramshHetimetKreshnik AjaziMbrojtjaMikahil ZorinOKBProcedimiProcesi i ekstradimitProkuroriProkuroriaRusiSeancashqipShqipërishqiptareSvetlana TimofeevaTimofeevaUrbexVendimZorin
I mëparshmi

Balla propozon ndalimin e përdorimit të Tik-Tok nga stafi i administratës

Tjetri

KPA përgjysmon balancën negative, por lë në fuqi shkarkimin e Eda Kajës

Tjetri
KPK shkarkon gjyqtaren Eda Kaja

KPA përgjysmon balancën negative, por lë në fuqi shkarkimin e Eda Kajës

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.