AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Qasja e MB-së ndaj azilantëve shqiptarë sfidon faktet dhe realitetin

Retorika, dhe tani ligjet, e përdorur për ardhjet e parregullta të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është diskriminuese; ajo gjithashtu shpërfill përvojën që ata/ato kanë kaluar në Shqipëri, si edhe të dhënat e vetë Mbretërisë së Bashkuar.

Kristina MillonangaKristina Millona
3 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

“Me sa duket, më 9 mars Corendon Air do të nisë një avion çarter deportimi për në Shqipëri, duke u nisur nga Stansted.”

Ky është vetëm një nga njoftimet e publikuar prej Corporate Watch, një grup kërkimor që, ndër të tjera, heton kompanitë që përfitojnë nga deportimi i emigrantëve.

Duket se fluturimet çarter që deportojnë emigrantët e parregullt shqiptarë po bëhen më të zakonshme dhe pritet të intensifikohen si pjesë e “Operacionit Bridora”, një nismë që njësitë e azilit të përpunojnë vetëm kërkesat shqiptare.

Operacioni u prezantua nga autoritetet britanike si një përgjigje ndaj rritjes së numrit të të ardhurve shqiptarë në Britaninë e Madhe me mjete të parregullta. Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësim, duke e cilësuar Operacionin Bridora si një përpjekje për të shpallur sa më shumë aplikime shqiptare për azil si jo legjitime, duke hapur rrugën drejt dëbimit të tyre të shpejtë.

Këto veprime nuk duhet të interpretohen të izoluara nga diskursi gjithnjë e më ksenofobik  i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me komunitetin shqiptar. Përshkrimet e “valëve” të shqiptarëve që “mësyjnë” në brigjet britanike me gomone  dominojnë retorikën e përdorur nga Partia Konservatore në pushtet dhe mediat kryesore.

Emigrantët shqiptarë që kalojnë janë akuzuar se kanë shfrytëzuar dekretin e Skllavërisë Moderne duke paraqitur pretendime të rreme për shfrytëzim dhe trafikim.

Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, ose ministrja e brendshme, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj të ardhurve shqiptarë, duke i përshkruar ata/ato në parlament si një grup homogjen dhe kërcënues emigrantësh që “ose janë pjesë e bandave të organizuara kriminale ose po vijnë të marrin pjesë në veprimtari kriminale”.

Siç ilustrohet nga organizata të ndryshme bamirëse që punojnë me komunitetet e emigrantëve, është e pamundur të regjistrohet me saktësi numri i atyre që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuara me mjete të parregullta.

Nga njëra anë, ardhjet me gomone  janë interceptuar  dhe regjistruar më lehtë nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar vitet e fundit. Nga ana tjetër, shqiptarët kanë mbërritur më parë në Britaninë e Madhe me mjete të tjera si kamionë, kështu që është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i të ardhurve shqiptarë.

Është e rëndësishme të kuptohet se jo të gjithë këta të ardhur mund të hyjnë në sistemin e azilit. Jo të gjithë aplikuan.

Tetëdhjetë e pesë për qind e shqiptarëve të ardhur në vitin 2022 aplikuan për azil, nga të cilët 12 për qind u identifikuan si viktima të Skllavërisë Moderne nga Mekanizmi Kombëtar i Referimit, NRM. NRM-ja është korniza institucionale për identifikimin dhe referimin e viktimave të mundshme të skllavërisë moderne në Mbretërinë e Bashkuar dhe e cila  garanton që ata/ato të marrin mbështetjen e duhur.

Një eksperte e shëndetit mendor, e cila ka punuar me azilkërkuesit shqiptarë, por kërkoi të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ndau shqetësimet e saj për ndikimin e gjuhës së përdorur nga qeveria dhe media.

“Retorika ka përkeqësuar shëndetin mendor të shqiptarëve që kanë aplikuar për azil dhe që presin një vendim”, tha ajo. “Kjo ka shkaktuar ankth, stres, pasiguri dhe ka lënë shumë pikëpyetje nëse ata do të jenë të kthyerit e radhës që do të deportohen në Shqipëri.”

Pavarësisht racializimit  të shqiptarëve të ardhur në vitin 2022 si emigrantë ekonomikë me lidhje me krimin, ka raporte që i klasifikojnë shqiptarët si një nga kombësitë më të rrezikuara kur bëhet fjalë për skllavërinë moderne në Mbretërinë e Bashkuar. Pak më shumë se gjysma e të gjitha vendimeve për aplikimet shqiptare për azil në gjysmën e parë të 2022 rezultuan në një dhënie mbrojtjeje ose një leje tjetër.

Prandaj, kjo gjuhë totalizuese që i percepton të gjithë shqiptarët si kriminelë nuk merr parasysh përvojat jetësore të emigrantëve shqiptarë të cilët përballen me persekutimin për shkak të shfrytëzimit, dhunës së lidhur me bandat, gjakmarrjes dhe çështjeve të tjera shoqërore.

Kufizime legjislative për të drejtat për azil

Retorika politike që shënjestron emigrantët shqiptarë gjatë muajve të fundit është shoqëruar me politika kufizuese të imigracionit.

Në nëntor, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar deklaruan se, duke pasur parasysh shtimin e shqiptarëve të ardhur nëpërmjet rrugëve të parregullta (12,301 në vitin 2022) dhe numrin në rritje të kërkesave për azil, ishte i nevojshëm një rishikim i Dokumentit të Politikave për Vendin, CPIN, mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri.

CPIN përbën udhëzuesin e Ministrisë së Brendshme për Shqipërinë në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore dhe përfshin një vlerësim të mbrojtjes dhe mbështetjes së ofruar nga shteti shqiptar, organizatat joqeveritare dhe strehat për të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky dokument i rëndësishëm shërben si udhëzues për punonjësit që vlerësojnë aplikimet për azil.

CPIN i ri, i botuar në dhjetor 2022 dhe i përditësuar në fund të shkurtit, ka tërhequr kritika midis ekspertëve të emigracionit dhe ligjvënësve. Ndryshe nga versioni i mëparshëm, CPIN-i i ri për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri pohon se kërkesat për azil nga burrat dhe djemtë e trafikuar ka të ngjarë të jenë “qartësisht të pabaza”.

Kjo nënkupton se aplikuesit burra  shqiptarë nuk e kanë të evidentuar  frikën nga persekutimi dhe nuk duket se rrezikojnë të lëndohen, apo se rrezikojnë nga një ritrafikim i mundshëm, me sa duket për shkak të mbrojtjes së disponueshme dhe të mjaftueshme që kanë në dispozicion në Shqipëri.

Rrjedhimisht, ky udhëzim i ri mund të ndikojë negativisht në ofrimin e mbrojtjes për burrat dhe djemtë  shqiptarë që i druhen ritrafikimit dhe persekutimit në vendin e tyre.

Sipas David Naele, një studiues ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, është e gabuar të argumentohet se kërkesat për azil nga djemtë dhe burrat shqiptarë bazuar në trafikimin e qenieve njerëzore mund të certifikohen si “qartësisht të pabaza”.

Siç shpjegohet nga Naele, një certifikim i tillë  përbën një masë drakoniane që i heq azilkërkuesit të drejtën e ankimimit, duke lënë rishikimin gjyqësor si opsionin e vetëm. Rishikimi gjyqësor është një lloj procesi gjyqësor në të cilin gjyqtari/ja shqyrton ligjshmërinë e çdo hapi të ndërmarrë nga një organ ose agjenci publike.

Bazuar në statistikat e ofruara nga Njësia Ligjore e Fëmijëve Emigrantë dhe Refugjatë, një qendër e specializuar ligjore me bazë në Londër që ofron trajnime ligjore, afërsisht gjysma e kërkesave shqiptare për azil në gjashtë vitet e fundit rezultuan në një grant për mbrojtje nga Ministria e Brendshme pas apelit. Prandaj, kufizimi i të drejtës së ankimimit sjell pasoja juridike të pafavorshme.

Duke komentuar progresin e bërë nga autoritetet shqiptare në lidhje me trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, Anxhela Bruci, koordinatore shqiptare për Arise, një OJQ ndërkombëtare kundër skllavërisë, tha: “Në katër vitet e fundit, progresi i bërë ka qenë në rënie. Fatkeqësisht, struktura të rëndësishme si Koordinatori Kombëtar Antitrafik mbeten joaktive”.

Siç dëshmohet në CPIN, mbështetja e ofruar në Shqipëri për të mbijetuarit djem  të trafikimit është shumë e kufizuar. Në fakt, nuk ka streha për viktimat maxhoren burra.

“Të ndryshëm dhe të barabartë”, një OJQ me bazë në Shqipëri që ofron shërbime riintegrimi për viktimat e trafikimit, është e vetmja organizatë joqeveritare që ofron mbështetje për viktimat burra të trafikimit, duke përfshirë apartamente me qira.

Një punonjëse shqiptare e angazhuar në organizata bamirëse që ndihmojnë emigrantët dhe refugjatët shqiptarë në Londër, shprehu shqetësim për ndryshimet e fundit legjislative në CPIN. “Kam dëgjuar se një numër në rritje i kërkesave për azil të shqiptarëve refuzohen automatikisht”, tha ajo në kushte anonimiteti. “Unë besoj se CPIN i ri që e portretizon Shqipërinë si një shtet të aftë për të mbështetur dhe riintegruar të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore, mund të rezultojë në refuzimin e dhënies së azilit për këta individë.”

Mungesa e ndihmës juridike për azilkërkuesit është një tjetër problematikë që Anisa e ka hasur së fundmi në punën e saj me komunitetin shqiptar. Për më tepër, ajo argumenton se kjo gjuhë ndëshkuese ndaj refugjatëve shqiptarë mund të jetë shpjegimi për mungesën e avokatëve të nxitur për të përfaqësuar ligjërisht azilkërkuesit shqiptarë.

Duke pasur parasysh ndryshimet e fundit, ndihma ligjore për azilkërkuesit shqiptarë është më jetike se kurrë.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AnxhelaazilAzilkërkuesitBIRNDhunëGjyqgomonekufizimeLigjLondërMASmbështetjembrojtjeMediaMinistria e BrendshmeoperacioniparlamentPartiaPartia KonservatorepasiguripasojaPunëQeveriarishikimsekretarjaSHshqipShqipërishqiptareStatistikatStrehaVendimviktimaViktimat e trafikimit
Tjetri
Kryeministri Rama i akuzon mediat si ‘vatër korrupsioni’

Kryeministri Rama i akuzon mediat si ‘vatër korrupsioni’

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.