AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri Rama i akuzon mediat si ‘vatër korrupsioni’

Kryeministri Edi Rama tha se segmente të pushtetit të katërt janë shumë të korruptuara e deri kriminale, ndërsa akuzat e ngritura për disa nga ish-ministrat e tij i cilësoi sukses të Reformës në Drejtësi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:31 | 04/04/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp më 4 prill 2023. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama iu rikthye akuzave për mediat gjatë një konference për shtyp të martën me drejtorin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, ndërsa theksoi se mediat ishin gjithashtu një vatër korrupsioni në vend.

Në përgjigje të pyetjes së BIRN nëse raportet ndërkombëtare dhe akuzat e ngritura ndaj disa ish-ministrave flasin për keqqeverisje, Rama tha se korrupsioni është një fenomen i përgjithshëm, ku përfshihet edhe media.

“Brenda pushtetit të katërt ka segmente shumë të korruptuara deri edhe kriminale. Pastrim parash dhe evazion fiskal me përmasa të mëdha,” tha Rama.

“Është korrupsion i një niveli kriminal, sepse është i bazuar te shantazhimi, është i bazuar te gjobvënia e bizneseve, gjobvënia e aktorëve publikë për përfitime financiare, të padeklaruara kuptohet se janë kriminale,” tha Rama, ndërsa shtoi se “jo e gjithë media është kështu”.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj disa ish-ministrave të kabinetit të tij, Rama ia atribuoi këtë suksesit të luftës antikorrupison.

“Çfarë do të thotë kjo, një ministër në burg, dy ministra në burg, tre ministra në burg, një zëvendës kryeministër nën hetim, që nuk është akoma zyrtarisht, çfarë do të thotë kjo? Është pozitive kjo në luftën kundër korrupsionit apo është negative?”- pyeti ai, duke shtuar se nuk kishte pritur që Reforma në Drejtësi të konfirmonte që të gjithë janë engjëj.

Qeveria e drejtuar nga Rama po përballet me gjykimin e njërës prej aferave më të mëdha korruptive, atë të inceneratorëve, për të cilën ish-ministri Lefter Koka dhe ish-zyrtarë të lartë qeveritarë janë në burg, ndërsa ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj  është nën hetim.

Duke iu përgjigjur të njëjtës pyetje, përfaqësuesi i Bankës Botërore tha se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare kishte qenë transparent dhe se projektet e përbashkëta kishin kontribuar pikërisht për të luftuar fenomenin e korrupsionit.

Shqipëria vijon të mbetet në stanjacion që nga viti 2018 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, me 36 pikë në vitin 2022 dhe poshtë mesatares botërore të 43 pikëve.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNBurgEdi RamaHetimInceneratorkonferenceKorrupsionKorrupsioniKryeministri Edi RamaLefter KokaMediaPastrim parashQeveriaRamaReformashqipShqipëriashqiptareTransparency International
I mëparshmi

Qasja e MB-së ndaj azilantëve shqiptarë sfidon faktet dhe realitetin

Tjetri

Apeli kthen për rigjykim në shkallë të parë Astrit Avdylin

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Apeli kthen për rigjykim në shkallë të parë Astrit Avdylin

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.