AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli kthen për rigjykim në shkallë të parë Astrit Avdylin

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e shkallës së parë për Astrit Avdylin dhe një tjetër të pandehur për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal me shtrirje në zonën e Shijakut si dhe ashpërsoi vendimarrjen për katër të pandehur të tjerë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:49 | 04/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 4 prill 2023 të prishë vendimin e shkallës së parë për dënimin me 12 vjet heqje lirie të Astrit Avdylit për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Shijak, me aktivitet kryesor trafikun e lëndëve narkotike, si dhe të dhe për dënimin e të pandehurit Fatos Llaftiut me 3 vjet heqje lirie për moskkallëzim krimi. Apeli ka ndryshuar vendimarrjen për katër të pandehurit e tjerë, duke i ashpërsuar masat e dënimit për dy prej tyre dhe dy të tjerët u shpallën fajtorë për akuza që u ishin pushuar një vit më parë. Një prej të pandehurve i deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat u gjet fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg.

Më 4 shkurt 2022, trupi gjykues i shkallës së parë, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erion Bani dhe Sokol Pina vendosi dënimin me 12 vjet burgim për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal”, si dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vendimarrja për Avdylin u gjet e pabazuar nga trupi gjykues i Apelit, i kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe anëtarë Iliriana Olldashi dhe Engert Pëllumbi, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rigjykim me një tjetër trup gjykues. Për rigjykim u kthye edhe Fatos Llatfiu, i cili ishte dënuar me tre vjet burg për moskallëzim krimi.

I pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) u dënua në shkallë të parë me 7 vjet burg për “pastrim parash”, ndërsa u deklarua i pafajshëm për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, me arsyetimin se nuk provohej se fakti ekzistonte.

Bazuar në të njëjtat akte, Apeli e ndryshoi këtë vendim dhe e deklaroi atë fajtor edhe për veprat që kishte marrë pafajësi. Si përfundim, Jasin Kala u dënua me 12 vjet burgim, të cilin duhet ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Për të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) dhe Xhemal Shala, Apeli vendosi dënim të njëjtë prej 15 vitesh. Apeli rrëzoi edhe vendimin e pafajësisë për të pandehurin Denis Llaftiu, duke vendosur dënimin përfundimtar me 10 vjet heqje lirie dhe që ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik të lëndëve narkotike, por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve në mbështetjen e zyrtarëve socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017 – në të cilat Partia Socialiste arriti fitoren e vet më të madhe politike në 15 vjet.

Etiketa: AkuzaApeliArmëAtalanta ZeqirajavdyliBurgDurrësErion BaniGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuargjyqtarHetimetIgerta HysiIliriana OlldashikrimiNarkotiknarkotikëOrganizata kriminalePartiaPartia SocialistePastrim parashPunëPunëtorPunëtorëshijakshtatorSokol PinaTrafikVendimZgjedhjet
I mëparshmi

Kryeministri Rama i akuzon mediat si ‘vatër korrupsioni’

Tjetri

Balla propozon ndalimin e përdorimit të Tik-Tok nga stafi i administratës

Tjetri
Balla propozon ndalimin e përdorimit të Tik-Tok nga stafi i administratës

Balla propozon ndalimin e përdorimit të Tik-Tok nga stafi i administratës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.