AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të gjyqtarit Niko Rapi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi ndryshe nga shkalla e parë, duke konkluduar se gjyqtari Niko Rapi nuk ishte gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në marrjen e një huaje nga një kompani private, ndërsa përdorimi i automjeteve ‘të personave me influencë’ nuk u vlerësuan të mjaftueshme për penalizim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:16 | 05/04/2023
në Analiza, KPA, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Niko Rapi duke dalë nga një seancë në KPK.

Më 8 nëntor 2022, Kolegji Posaçëm i Apelimit i rrëzoi si të pabazuara konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e çuan në përfundimin se gjyqtari i Tiranës, Niko Rapi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia për shkak të konstatimit të konfliktit të interesit. Bazuar në të njëjtat akte, KPA vendosi në mënyrë unanime që të rikthejë në detyrë Rapin.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit, e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimua nga subjekti, i cili ngriti shkaqe për aspektin procedural dhe për hetimin pasuror. Kolegji i ka rrëzuar si të pabazuara dhe pa peshë në vendimarrje shkaqet e ankimit lidhur me procedurën e ndjekur në Komision për kryerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të tij.

Konflikti interesit

Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bregu sh.p.k” u hetuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas deklarimit nga vetë subjekti të një huaje prej 4 milionë lekësh marrë nga ky subjekt. Por përgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje me palë kompaninë apo ortakët e saj.

Rrjedha e procesit ndryshoi pas depozitimit në KPK të një denoncimi anonim, ku informohej se kompania “Bregu” kishte pasur marrëveshje me kompaninë “Kastrati” për shitjen e karburantit në Pogradec, e cila ka nënshkruar dy kontrata me gjykatën e këtij qyteti për furnizim me karburant, kur kryetar ishte subjekti.

Rapi mohoi të kishte dijeni lidhur me karakterin e bashkëpunimit mes kompanisë “Bregu” dhe shoqërisë “Kastrati Group”. Ai ka theksuar se në kohën që ka qenë kryetar në këtë gjykatë, nuk ka pasur gjykime me këto shoqëri, fakt që është konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.

Nga verifikimi i dokumentacionit të prokurimeve të Gjykatës së Pogradecit për furnizimin me karburant është konstatuar se ndër të ftuarit ekonomikë ka qenë edhe kompania “Bregu”.  Në kontratën e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se kjo kompani ka pasur bashkëpunim me shoqërinë “Kastrati Group”.

Sipas Komisionit, dukej se dhe subjekti ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, si dhe bashkëpunimi mes shoqërive u konsiderua si fakt publik bazuar në të dhënat e konstatuara në rrjetet sociale.

Subjekti kundërshton arsyetimin e Komisionit, i cili sipas tij, bashkon artificialisht këto elementë për ta vendosur atë në situatën e paqenë të trajtimit preferencial, për të konkluduar në një situatë konflikti në dukje interesi.

Kolegji konstatoi se nga analizimi i akteve në dosjen gjyqësore, rezulton se Rapi e ka pasqyruar huanë e marrë nga shoqëria “Bregu”, si në deklaratën e interesave privatë të vitit 2015, ashtu edhe në deklaratën e pasurisë “veting”, si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë. Po ashtu, është deklaruar rregullisht edhe detyrimi financiar ndaj shoqërisë.

Për të identifikuar ndonjë situatë konflikti interesi, Komisioni ka administruar përgjigjet e gjykatave ku kanë ushtruar apo ushtrojnë detyrën e gjyqtarit, bashkëshortët Niko Rapi dhe M. M., nga ka rezultuar se ata nuk kanë gjykuar çështje apo dhënë vendime për ortakët e shoqërisë apo shoqërinë huadhënëse.

Po ashtu, ka rezultuar se kjo shoqëri nuk ka pasur marrëdhënie kontraktore në fushën e prokurimit me gjykatat ku kanë ushtruar detyrën subjekti i rivlerësimit apo bashkëshortja e tij.

KPA vëren se subjekti e ka shpjeguar natyrën e marrëdhënies me administratorin dhe ortakët e shoqërisë “Bregu”, që në fillim të hetimit administrativ, me përgjigjet e pyetësorit standard.

Ai ka shpjeguar se marrëdhënia me administratorin e kësaj shoqërie, shtetasin L. B. dhe me vëllezërit e tij, shtetasit I. dhe A. B., të cilët janë ortakë, është miqësore e ngushtë. Sipas subjektit, kjo ka qenë arsyeja që në kushtet e kontratës së huasë nuk ka qenë i përcaktuar afati i shlyerjes.

Në vijim, ai ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni në mënyrë të hollësishme për bashkëpunimin mes kompanisë huadhënëse dhe shoqërisë “Kastrati”, në fushën e tregut të karburantit apo në fusha të ndryshme.

Për të analizuar faktin nëse subjekti i rivlerësimit gjendet në situatën e konfliktit të interesit me shoqërinë huadhënëse, KPA referon dispozitat e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

“…Trupi gjykues, mbështetur në situatën faktike më sipër dhe legjislacionin e zbatueshëm, vlerëson se subjekti i rivlerësimit do të ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit për shkak të marrëdhënies së shoqërisë/miqësisë me administratorin dhe ortakët e shoqërisë “{***}” ShPK, […], vetëm nëse kontrata e furnizimit me karburant do të nënshkruhej nga subjekti i rivlerësimit me shoqërinë “{***}” ShPK, e vetme ose si bashkim shoqërish/operatorësh”, arsyeton KPA dhe thekson se vetëm në një situatë të tillë mund të ngrihej për diskutim çështja e konfliktit faktik të interesit në cilësinë e drejtuesit të gjykatës.

Duke iu referuar ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe atij “Për prokurimin publik”, KPA vlerëson se titullari i autoritetit kontraktor nuk lejohet të drejtojë një komision apo të marrë pjesë në fazën e procedurës së përzgjedhjes. “Në momentin e hapjes së ofertave janë vetëm zyrtarët e përfshirë në procesin e vlerësimit të ofertave, që nënshkruajnë një deklaratë përmes së cilës deklarojnë se nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me ofertuesit pjesëmarrës,” vëren trupi gjykues.

Sipas Kolegjit, pavarësisht se titullari i autoritet kontraktor është përgjegjës për ngritjen e njësisë së prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave e detyrat e tyre, kompetencat e tij nuk mund të konsiderohen përcaktuese dhe thelbësore në procedurën e përzgjedhjes së operatorit ekonomik fitues, që të mund të çonin titullarin e autoritetit kontraktor në kushtet e konfliktit të interesit

Konfliktin në dukje të interesit, Komisioni e lidh me faktin e dijenisë që ka pasur subjekti i rivlerësimit për aktivitetin e kësaj kompanie në fushën e karburanteve dhe bashkëpunimin e saj me shoqërinë “Kastrati” që prej vitit 2013, si fakt i njohur botërisht.

KPA vëren se, në kushtet kur është i njohur botërisht fakti se shoqëria huadhënëse operon nën logon e shoqërisë tjetër, parë dhe në raport me marrdhënien miqësore të subjektit me administratorin dhe ortakët e kompanisë “Bregu”, duket sikur kompromentohet perceptimi i publikut mbi një konflikt në dukje interesi në cilësinë e kryetarit të gjykatës.

Por sipas Kolegjit, ky perceptim nuk mund të shmangej edhe nëse kontrata e furnizimit me karburant do të nënshkruhej në këtë rast nga një person tjetër i deleguar prej tij.

KPA vlerëson se dhënia e huasë nuk mund të konsiderohet në kushtet e një trajtimi preferencial ndaj subjektit të rivlerësimit për shkak të procedurës së prokurimit, por për shkak të marrëdhënies së miqësisë së ngushtë të administratorit dhe ortakëve të shoqërisë me subjektin e rivlerësimit. Bazuar në këto rrethana çmohet se nuk duhet të kualifikohet si interes privat, pasi nuk lidhet me ushtrimin e funksionit të drejtuesit të gjykatës.

Trupi gjykues arrin në përfundimin se konflikti në dukje i interesit nuk përfshihet në parashikimet ligjore që do të çonte në deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Përdorimi i automjeteve

Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur në përdorim me të drejta të plota dhe afat të pakufizuar një makinë “Land Rover” të blerë nga shoqëria “Bregu” për vlerën 28,500 euro. Nëpërmjet një prokurore të posaçme të qershorit 2016, kompania “Bregu” ka emëruar si përfaqësues ligjor dhe të posaçëm Rapin, duke i dhënë atij tagrat që të vepronte në emër dhe për llogari të shoqërisë lidhur me përdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit, vetes dhe të tretëve, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, për një afat të papërcaktuar.

Nga verifikimi në sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udhëtuar me këtë automjet i shoqëruar nga familjarët dhe nuk e ka deklaruar zotërimin e kësaj makine në vitin 2016. Komisioni i vlerësoi këto rrethana si trajtime preferenciale që janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit të vazhdueshëm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si të tilla.

Subjekti ka deklaruar se këtë mjet e ka përdorur vetёm pёr njё udhёtim disa orёsh nga Pogradeci nё Ohёr, në Maqedoninë e Veriut dhe pavarёsisht pёrmbajtjes sё prokurёs dhe të tagrave të përmendura në të, qёllimi i tij nuk ka qenё tё marrë njё mjet tё regjistruar nё emёr tё kompanisё.

Trupi gjykues në KPA konstaton se Komisioni nuk e ka bazuar konkluzionin e tij te kohëzgjatja e përdorimit të mjetit nga subjekti. Edhe pse prokura e posaçme i njeh Rapit një sërë tagrash mbi këtë automjet dhe për një kohë të pacaktuar, pretendimet e tij gjenden prej Kolegjit në harmoni me provat e tjera të administruara. Kjo pasi mjeti rezulton të jetë përdorur jashtë shtetit vetëm në një ditë nga Rapi, ndërsa në vijim është përdorur nga një prej ortakëve të shoqërisë poseduese.

Në vijim të analizimit të kësaj çështjeje, trupi gjykues i KPA konstaton se në periudhën kur subjekti ka përdorur automjetet e shtetasve të tjerë G. Ç. dhe B. Ç. ka pasur në pronësi të tij automjetin “Mercedes Benz”, të blerë në vitin 2005, si dhe makinën në dispozicion të gjykatës për periudhën kohore 2008 -2015.

“Pretendimet e subjektit të rivlerësimit për gjendjen jo të mirë teknike të automjetit të tij, apo arsyeja e përdorimit të automjeteve të tjera, nuk justifikojnë shkujdesjen e veprimeve të tij për përdorimin e automjeteve me vlerë të konsiderueshme, në pronësi të shtetasve që njihen në komunitet si persona me influencë, duke bërë që veprimet e subjektit të rivlerësimit të duken sikur komprometojnë sjelljen e gjyqtarit e duke krijuar perceptimin e përfitimeve për shkak të detyrës”, konstaton KPA, por nuk gjen shkaqe penalizuese në këto rrethana.

Komisioni ka ngritur dyshime se shpenzimet e një udhëtimi jashtë shtetit të subjektit janë mbuluar nga bashkëudhëtarë, por KPA vëren se nga aktet në dosje nuk rezulton asnjë e dhënë mbi pagesën e tyre nga Rapi apo dikush tjetër. Për rrjedhojë konkludohet se mbetet i paprovuar mbulimi i shpenzimeve si trajtim preferencial.

Lidhur me raportin e Rapit me avokatin A.Z. me të cilin ka udhëtuar dy herë jashtë vendit, Komisioni në vendim arrin në konkluzionin se marrëdhënia personale dhe miqësore e subjektit duhej të ishte e kufizuar në respektim të ushtrimit të detyrës së tij, pasi mund të krijonte një perceptim të gabuar te publiku dhe qytetarët e Pogradecit.

KPA vëren se në 95 vendimet gjyqësore të verifikuara nuk janë evidentuar elemente njëanshmërie në favor të palës së mbrojtur apo përfaqësuar nga avokati A. Z.. Ndërkohë, ka rezultuar se Rapi i është drejtuar dy herë Dhomës së Avokatisë Korçë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj këtij avokati.

Megjithatë, Kolegji vlerëson se pavarësisht përgjegjësisë profesionale gjatë ushtrimit të detyrës nëpërmjet vendimeve të marra, edhe sjellja e gjyqtarit jashtë zyrës zë një vend po aq të rëndësishëm.

“…Pavarësisht se nuk provohet marrëdhënie shoqërore apo miqësore e subjektit të rivlerësimit me avokatin A. Z., fakti që ai ka udhëtuar dy herë me të është konfirmuar nga vetë subjekti i rivlerësimit…. Ky fakt vlerësuar së bashku me përdorimin e automjeteve në pronësi të shtetasve, të cilët mund njihen në komunitet si persona me influencë politike apo në pronësi të shoqërisë tregtare, […], çon në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit duhet të kishte qenë më i kujdesshëm në veprimet e tij për të shmangur perceptimin e publikut se gjyqtari është duke përfituar për shkak të detyrës”, arsyeton KPA, por çmon se përdorimi i automjetit të shoqërisë “Bregu” vetëm në një rast nuk mund të klasifikohet si trajtim preferencial.

Po kështu, përdorimi i automjeteve të personave të tjerë, si dhe marrëdhënia me avokatin A. Z., nuk janë çmuar të mjaftueshme sa të konsiderohen se kanë cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, duke rrëzuar kështu konkluzionet e mëparshme të shkallës së vetingut.

Etiketa: Albana ShtylladosjeDrejtësiaEuroFushaGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykatësGjyqGjyqtareIna RamaKarburantKastratiKastrati GroupKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitkomunitetkonfliktKPAKPKkryetarmarrëveshjeMimoza TasiNatasha MulajnNiko RapiPogradecPogradeciProkurProkuroreRamaraportRrjetet socialeSHshqipSokol Çomotë drejtaTiranëVendimVendimiVeting
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

Tjetri

Katër arrestime në Maqedoninë e Veriut për kokainën e kapur në Durrës

Tjetri
Kapen rreth 300 kg kokainë e paketuar me logot e PSG, Chicago Bulls dhe Dior

Katër arrestime në Maqedoninë e Veriut për kokainën e kapur në Durrës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.