AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër arrestime në Maqedoninë e Veriut për kokainën e kapur në Durrës

Në një procedim penal të ndarë, SPAK në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan 4 persona të tjerë për trafikimin e 324 kilogramëve kokainë.

Geri EmiringaGeri Emiri
13:37 | 05/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Droga e sekuestruar. Foto kortezi Policia e Durrësit.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën se në bashkëpunim me autoritetet maqedonase kishin arrestuar edhe 4 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në tentativën për të trafikuar drejt Italisë 324 kilogramë e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë.

Droga u kap në Portin e Durrësit më 18 qershor të vitit 2021, teksa Nazif Ajroski nga Maqedonia e Veriut po ngiste një kamion dhe po tentonte të kalonte nga Porti i Durrësit drejt Italisë.

Lënda narkotike e llojit kokainë u gjet në serbatorin e kamionit, paketuar në 300 pako të mbështjella me natriban.

Ajroski u dërgua për gjykim i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe u dënua me 8 vite burgim.

SPAK vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë dhe në bashkëpunim me autoritetet në Maqedoninë e Veriut identifikuan edhe 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SPAK njoftoi se ata u arrestuan dy ditë më parë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe dyshohen si të përfshirë në tentativën e trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga pamjet që shpërndau Policia e Shtetit në atë kohë, droga ishte e grupuar në pako me kode të ndryshme. Ato përbëheshin nga 7 simbole dhe mbishkrime, që përfaqësojnë porositësit e saj.

Pakot ishin kamufluar nën kodet e “Chicago Bulls” – logo e ekipit profesionist amerikan të basketbollit, me seli në Çikago, logo e Klubit të Futbollit “Paris Saint-Germain”, simboli i kokës së një tigri, logo e “Christian Dior”, një shtëpi franceze luksoze e modës dhe 3 simbole të tjera.

Policia njoftoi në atë kohë se droga u sekuestrua nga puna rutinë e Task-Forcës së ngritur në port, e përbërë nga Policia Kufitare Durrës, Policia Kriminale e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe doganës.

Autoritetet gjatë viteve 2021 dhe 2022 goditën disa raste të tentativës për të futur në Shqipëri lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila e kishte kryesisht origjinën nga vendet e Amerikës Latine dhe më së shumti u gjetën në kontejnerët që transportonin banane.

Etiketa: arrestimebananeDrogaDurrësgjykimHetimetMaqedoniaMaqedonia e VeriutOrganizata kriminalePoliciaPolicia e ShtetitportiPorti i DurrësitprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmePunashqipShqipëriSPAK
I mëparshmi

Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të gjyqtarit Niko Rapi

Tjetri

KLGJ dështon të shqyrtojë prej 4 muajsh procedimin disiplinor ndaj Sami Ujkashit

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ dështon të shqyrtojë prej 4 muajsh procedimin disiplinor ndaj Sami Ujkashit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.