AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ dështon të shqyrtojë prej 4 muajsh procedimin disiplinor ndaj Sami Ujkashit

Për të pestën herë radhazi gjatë katër muajve të fundit, KLGJ shtyu seancën dëgjimore lidhur me kërkesën e ILD-së për procedimin disiplinor të gjyqtarit Sami Uikashi, pasi ky i fundit ka dorëzuar në vijimësi raporte mjekësore për pamundësi shëndetësore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:28 | 05/04/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Seancat dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi, vijojnë të dështojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të disatën herë, pas paraqitjes së kërkesave të njëpasnjëshme të magjistratit për shtyrje, duke përdorur si argument pamundësinë e tij shëndetësore.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Ujkashi ka filluar më 1 dhjetor 2022, por përgjatë katër muajsh ai ka mundur t’i shtyjë seancat dëgjimore në KLGJ përmes paraqitjes së raporteve mjekësore.  Konkretisht, janë shtyrë seancat e datave 22 dhjetor 2022; 19 janar 2023; 13 shkurt 2023; 6 mars 2023 dhe së fundmi seanca e të mërkurës, më 5 prill.

Hetimi disiplinor kishte filluar për shkelje të legjislacionit material, shkelje disiplinore me dashje, si dhe cënim të imazhit të magjistratit dhe të besimit tek sistemi i drejtësisë – i bazuar në një vendimarrje për ulje dënimi dhe lirim në kundërshtim me ligjin, për një person që ishte dënuar me 15 vjet burgim, si dhe për moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.

Në seancën e të mërkurës, kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami bëri me dije se Ujkashi kishte njoftuar sërish se vijonte të ishte në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur në seancë dëgjimore dhe se do të dorëzonte edhe raport mjekësor për të vërtetuar sa pretendonte.

Ajo pyeti përfaqësuesit e ILD-së për të paraqitur qëndrim mbi këtë situatë, të cilët kërkuan caktimin e një avokati kryesisht për të vazhduar procedurën.

Pasi KLGJ diskutoi me dyer të mbyllura për disa minuta lidhur me vijimësinë e seancës dëgjimore, njoftoi se ishte administruar raporti mjekësor i Ujkashit, që vërtetonte pamundësinë e tij shëndetësore për një afat një mujor, deri më datë 5 maj.

Megjithëse përfaqësuesit e ILD-së theksuan se i qëndronin kërkesës për caktimin e një përfaqësuesi ligjor kryesisht, KLGJ vendosi të shtyjë seancën për më datë 8 maj.

Në seancën e të mërkurës ishin planifikuar të shqyrtoheshin tre kërkesa të ILD-së për procedime displinore, dy nga të cilat i përkasin vitit 2023. Koordinatorja për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Terpsina Lazaj sqaroi për BIRN se edhe dy kërkesat e tjera të ILD-së që ishin planifikuar të shqyrtoheshin të mërkurën, janë kryer ndaj gjyqtarit Sami Ujkashi.

Etiketa: BIRNGjyqILDInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJMjekmjekëNaureda LlagamiProcedimeraportRaportiSami UjkashiSeancaSHShtyrjeTerpsina Lazajulje
I mëparshmi

Katër arrestime në Maqedoninë e Veriut për kokainën e kapur në Durrës

Tjetri

Qeveria shtyn afatin e mbrojtjes për refugjatët afganë dhe ukrainas

Tjetri
Shqipëria mikpret 121 refugjatët e parë nga Afganistani

Qeveria shtyn afatin e mbrojtjes për refugjatët afganë dhe ukrainas

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.