AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Projekti i restaurimit të Muzeut Arkeologjik pëson ndryshime

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, punimet janë ndërprerë në kërkim të një zgjidhjeje për ambiente shtesë për grupin e specialistëve dhe fondin prej qindra objektesh arkeologjike.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
11:26 | 17/04/2023
në Kultura, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu Arkeologjik i Durrësit. Foto nga Gëzim Kabashi.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk do të rihapet sipas parashikimit, në tetor të këtij viti. Punimet restauruese janë ndërprerë që prej gati tre javësh, pasi nevojiten disa ndryshime nga projekti fillestar.

“Sistemimi i ardhshëm i grupit të specialistëve të Institutit të Arkeologjisë kërkon ndryshime në projektin e miratuar, si dhe ndërtimin e një godine të përbashkët për punën e tyre dhe për fondin prej qindra objektesh arkeologjike,“ tha drejtori i Qendrës Muzeore të Durrësit, Alban Ramohito.

Sipas Ramohitos, këto ditë vazhdon procedura për zgjidhjen më të mirë arkitektonike të ndërtimit të ardhshëm, i cili parashikohet të ngrihet në oborrin e pasëm të Muzeut Arkeologjik. Ai shtoi gjithashtu se po kërkohet shtimi i vlerës së investimit të parashikuar në projektin fillestar të restaurimit.

Restaurimi i Muzeut Arkeologjik po realizohet me një fond prej 348 milionë lekësh nga Bashkimi Europian. Zhvillues i projektit është Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve, UNOPS, ndërsa partner në realizim është Ministria e Kulturës.

Arkeologia Brikena Shkodra i tha BIRN se zgjidhjet për sistemimin e akeologëve dhe fondeve janë kërkuar kohë më parë.

Hapësirat pranë Mauzoleut të Dëshmorëve nuk mjaftonin, ndërsa ato të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, QKF, nuk gjetën miratimin e pushtetit vendor të Durrësit. “Krejt natyrshëm, mjedisi më i përshtatshëm mbeti vetë sipërfaqja pranë godinës së muzeut arkeologjik,” tha Shkodra.

Ajo shtoi se përveç objekteve që ka ekspozita e katit të parë, rreth 16.500 objekte të tjera që janë në fonde duhen studiuar dhe kataloguar.

Prof. Shkodra e ka ndjekur të gjithë praktikën për një zgjidhje përfundimtare nga Ministria e Kulturës, e cila administron muzeun, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanalogjike, ku arkeologët zhvillojnë jetën shkencore paralelisht me Institutin e Arkeologjisë.

Arkeologët deri tani ishin sistemuar në anekset e Muzeut që në hapjen e tij në vitin 2002.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit iu nënshtrua një restaurimi të mëparshëm në vitet 2011-2013 me një investim prej rreth 1 milion USD nga qeveria shqiptare, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili dëmtoi rëndë edhe mjaft objekte të trashëgimisë kulturore, BE financoi një tjetër  restaurim të objektit që ka marrë emërtimin Muze Kombëtar Arkeologjik.

Në periudhën tranzitore të këtiij procesi, një pjesë e objekteve arkeologjike janë sistemuar në konteinerë dhe në oborrin e muzeut, ndërsa rreth 3 mijë objekte që i përkasin periudhës së antikitetit kanë gjetur vend në një nga sallat e shfrytëzuara më parë për leksione dhe takime.

Drejtori Ramohito theksoi gjithashtu se po punohet paralelisht për shpronësimin e dy familjeve durrsake, të cilat vazhdojnë të kenë hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e Muzeut, si dhe largimin e një tjetër familjeje që ka ndërtuar një banesë pa leje në pjesën e pasme të godinës.

Etiketa: Alban RamohitoarkeologBashkimi EuropianBEBIRNBrikena ShkodraFondeMinistria e KulturësMjaftMjedisiMuzeuMuzeu Arkeologjik i DurrësitPunëQeveriaQeveria shqiptareRestaurimiSHshqiptareUNOPS
I mëparshmi

Banorët kundërshtojnë me protesta planet për ndërtimin e 5 HEC-eve në Mirditë

Tjetri

Zgjedhjet në Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve

Tjetri
Zgjedhjet në Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve

Zgjedhjet në Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.