AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata dënon të besuarit e Rezart Taçit për pastrimin e 18.3 milionë eurove

Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë për ‘pastrim parash’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’ dy të pandehurit Artur Balla dhe Bledar Lilo, ndërsa dosja për ish-biznesmenin e naftës është ndarë më vete.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:58 | 25/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi të martën më 25 prill dy të besuarit e biznesmenit kontrovers të naftës, Rezart Taçi, që së bashku me disa shtetas italianë të dyshuar për lidhje me mafien, u akuzuan në nëntor të vitit 2021 se u përfshinë në një operacion financiar ndërkombëtar për fshehjen e më shumë se 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali, si dhe për tentativë të pastrimit të tyre.

I pandehuri Artur Balla u deklarua fajtor nga gjykata për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, duke u dënuar në përfundim me 11 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua 7 vjet e 4 muaj burgim. Për të njëjtat akuza u deklarua fajtor edhe i pandehuri Bledar Lilo, ndaj të cilit u caktua dënimi përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Gjykata disponoi të martën edhe lidhur me provat materiale të sekuestruara në kuadër të këtij procedimi, duke vendosur konfiksimin e vlerës prej 18 milionë e 399 mijë euro të ndodhur në një llogari në emër të shtetasit Francesco Zummo, shumë që do të kalojë në favor të shtetit.

Ndërkohë, sendet e tjera të sekuestruara, një aparat telefoni që iu sekuestrua të pandehurit Artur Balla dhe dy celularë të tjerë të Bledar Lilos u vendos që të qëndrojnë në fashikull për shkak të procedimit të ndarë për Rezart Taçin.

Më 28 tetor 2022, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, që akuzohen se në bashkëpunim me shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli, si dhe disa persona të tjerë, krijuan një skemë ndërkombëtare pastrimi parash. Ata u akuzuan për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal””.

Taçi u shpall në kërkim për këto akuza në nëntor 2021, ndërsa dy të akuzuarit si bashkëpunëtorë të tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, u arrestuan në Tiranë. Mes të ndaluarve në Itali si pjesë e këtij grupi ishte dhe 91 vjeçari Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”, i cili u la me masë sigurimi arresti në shtëpi.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se është në mungesë. Sipas SPAK, për Taçin duhet të kryhen proçedurat e nevojshme për të pandehurit që gjykohen në mungesë.

 

 

Etiketa: AkuzaArtur BallaBledar LiloCosa NostraDaniele CestagalliEuroFabio PetruzzellaFrancesco ZummoGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargjykimItaliMASoperacionPastrimi i paraveProcedimiPunëPunëtorRezart TaçiSigurimiSPAK
I mëparshmi

Saranda duket e sigurt në duart e Socialistëve

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armand Gurakuqi – Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Armand Gurakuqi – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armand Gurakuqi – Prokuroria e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.