AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Fushatë zgjedhore me asfalt dhe varfëri në Burrel

Fushata për kryebashkiakun e ri të Matit është në dukje e qetë dhe vetëm asfalti elektoral paralajmëron se zgjedhjet janë në prag, ndërkohë që kandidati i opozitës ankohet për një garë të pabarabartë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:12 | 04/05/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi kryesor i qytetit të Burrelit në bashkinë e Matit. Foto: Blerina Gjoka.

Era e asfaltit të saposhtruar është mirëseardhja e parë në qytetin e vogël të Burrelit, ndërsa asgjë tjetër në qytet nuk të kujton se gjendesh në fushatë elektorale për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Në garë janë Agron Malaj, një ish-ushtarak dhe kryebashkiaku aktual i Partisë Socialiste dhe farmacisti i qytetit, Skënder Gjuci, që garon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Mbrëmjen e 1 majit, Gjuci u kthye nga takimet në fshatrat përreth që përfshihen në administrimin e bashkisë Mat dhe na pret në zyrën e tij elektorale, një hapësirë e ngushtë brenda një bar-kafeje që pronari ia ka ofruar në përdorim për 1 muaj.

“Garë e pabarabartë duke nisur që nga mundësitë financiare për fushatë,” ankohet ai duke na treguar zyrën.

Gjuci pretendon se megjithëse fushata është në dukje e qetë, ka një “presion shtetëror” që ndihet kudo.

“Me ndihmën ekonomike, me kontrollin ndaj bizneseve, përdorimin e aseteve publike për fushatë, me administratën qendrore dhe lokale të angazhuar në terren,” radhit ai, duke shtuar se “ne nuk na vijnë as njerëzit në takime nga frika”.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Skënder Gjuci thotë se gara është e pabarabartë. Foto: Blerina Gjoka.

Në sheshin e shtruar me pllaka të reja para bashkisë së Matit, qytetarët nuk kanë dëshirë të identifikohen me emër, por rrugët e saposhtruara duket se kanë ndikuar jo pak në qëndrimet e tyre për fushatën elektorale.

“Ç’më duhet mua politika, ne na duhen rrugët dhe lagjia ime po bëhet për herë të parë me rrugë të shtruar,’ tha një banor i Lagjes së Re, në periferi të qytetit.

Kryebashkiaku Malaj, i shoqëruar me zv/kryeministren Belinda Balluku e kishte vizituar disa ditë më parë këtë lagje, ndërsa mjetet e rënda vijonin punën për shtrimin e saj. Në faqen e Malajt në Facebook vetëm gjatë këtij muaji gjen fotot e investimeve të reja të përfunduara ose në proces për rrugë fshatrash, sheshe apo kanale vaditëse.

Rivali i tij, Gjuci pretendon se asfaltimi i disa rrugëve është bërë me ‘tendera të paligjshëm’ të hapur në kohën e fushatës dhe i gjithë aksioni i rrugëve të reja është po ashtu një përdorim i hapur i investimeve publike për të ndikuar në votën e qytetarëve.

Por Malaj thotë se këto investime nuk kanë lidhje me fushatën, por janë punë në vazhdim.

“Ne ecim me bazë buxheti, jo me bazë fushate,” tha ai, duke shtuar se të gjithë tenderat janë bërë brenda afateve ligjore.

Malaj na priti në zyrën e tij në bashki, ku binte në sy një portret mozaik i Ahmet Zogut me origjinë nga Mati, statuja në shesh e të cilit i bën hije qytetit të varfër e të braktisur nga të rinjtë.

Kryetari socialist i Bashkisë, Agron Malaj në zyrën e tij. Foto: Blerina Gjoka.

Kandidati socialist, i cili la karrierën ushtarake në Tiranë për t’iu futur politikës në zgjedhjet pa kundërshtarë të vitit 2019, pranon se varfëria është plaga më e madhe, por ai shpreson se do të gjejë zgjidhje afatagjata për zhvillimin e zonës.

“Kemi 1800 familje me ndihmë ekonomike, por unë po bëj çmos që të ofroj alternativa punësimi që të ulim në maksimum këtë numër,” thotë Malaj, duke treguar për tentativat që po bën për të sjellë 2 biznese fason në qytet, pas hapjes së një rrobaqepësie pak kohë më parë.

Ai mohon që të ketë përdorur administratën për fushatë apo të ketë përdorur forma presioni për të kërkuar votën.

“Njerëzit shohin si ka qenë, kur punonjësit e bashkisë rrinin në klub duke pirë raki ose jetonin në Greqi e merrnin rrogën këtu, e si është tani,” tha ai, duke krahasuar drejtimin e tij të bashkisë me paraardhësin demokrat.

Malaj mburret me krijimin e një ndërmarrjeje shërbimesh, e cila, sipas tij kryen punë të ndryshme infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve dhe thotë se dëshiron ta votojnë ‘për modelin e tij të punës”.

“Kemi blerë bazë materiale dhe punonjësit tanë janë në shërbim të qytetarëve, për shembull, për rregullimin e lulishteve brenda pallateve apo punë të tjera,” tha ai.

Mati konsiderohet tradicionalisht si zonë e djathtë, por fitorja e PS-së në vitin 2011 dhe në zgjedhjet e mëvona sugjerojnë se demokratët nuk e kanë të garantuar fitoren. Numri i votuesve në zonë ka rënë, si pasojë e dukshme e emigrimit, ndërsa numri i votuesve që mbështesin Partinë Socialiste duket se është më stabël.

Kandidati i koalicionit opozitar thotë se varfëria është problemi kryesor i zonës, ndërsa kritikon kryebashkiakun Malaj se “sillet si bajraktar”. Për të provuar deklaratën e tij, Gjuci tregon listën e borxheve që qytetarët kanë në farmacinë që ai ka në pronësi.

Në mbështetje të fushatës së Gjucit mëngjesin e 2 Majit u shfaq kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili garon me listë të veten këshilltarësh për këshillin bashkiak.

Bashkë me simpatizantët e tij, Gjuci i priti politikanët nga Tirana në dy takime të ndara dhe dëgjoi premtimet entuziaste të tyre për fitore të opozitës në Mat.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbështetje të kandidatit të opozitës, Skënder Gjuci. Foto: Blerina Gjoka.

 

Etiketa: Agron MalajbashkiBashkia e MatitBelinda BallukubuxhetiFacebookFamiljefasonFatmir MediufitorefushataGjokaGreqiIlir MetainvestimeLokaleMatmbështetjeMetamozaikParaPartisë SocialistePSPunëPunësimirakirepublikaneSHShpresONSkënder GjuciTenderaTiranaZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

A mundet që Enver Hoxha të ishte “grata” në Shtetet e Bashkuara?

Tjetri

Maliqi, bashkia që nuk ka ndryshuar kryetar që nga viti 2000

Tjetri
Maliqi, bashkia që nuk ka ndryshuar kryetar që nga viti 2000

Maliqi, bashkia që nuk ka ndryshuar kryetar që nga viti 2000

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.