AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Berati, socialistët fitojnë gjithnjë e më thellë

Bashkia e Beratit i ka dhënë socialistëve fitore të njëpasnjëshme, ndërsa qeveria ka investuar rëndë gjatë vitit 2021 duke rrëmbyer elementët vendorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të siguruar një maxhorancë edhe më të madhe.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:07 | 06/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Herën e fundit që Bashkia e Beratit ka pasur një kryebashkiak të Partisë Demokratike ka qenë viti 2000. Që nga ajo kohë e më pas, qyteti i Beratit dhe ish-komunat përbërëse të bashkisë së re kanë votuar socialistët me rezultate gjithnjë e më të thella. Në vitin 2007, rezultati i votave mes kandidatëve të majtë dhe të djathtë ishte 47 me 43%. Në vitin 2021, rezultati ishte 53 me 39%.

Opozita bëri një garë disi më dinjitoze në vitin 2015, kur kandidati i saj, Kasëm Mahmutaj, arriti të marrë gati 50% të votave të vlefshme në qytetin e Beratit, përballë kandidatit fitues Petrit Sinaj të LSI-së. Mahmutaj humbi gjithsesi me rezultat shumë të thellë komunat përbërëse të bashkisë së re dhe rezultati final në nivel bashkie doli ai i zakonshmi.

Në zgjedhjet e vitit 2011, kandidatët socialistë arritën të fitonin përballë kundërshtarëve të tyre PD dhe LSI, përveç qytetit të Beratit edhe tre nga katër komunat përbërëse të bashkisë së re ndërsa edhe në vitin 2007, kur demokratët ishin në revansh në të gjithë vendin, bashkia e qytetit dhe tre komuna u fituan nga PS, njëra u fitua nga LSI. Me pak fjalë, duket sikur asgjë nuk mund t’i ndryshojë mendjen banorëve të Beratit për të votuar ndryshe nga PS.

Berati është një bashki me 81 mijë votues, nga të cilët, 64% jetojnë në qytetin e Beratit ndërsa pjesa tjetër, në zonat rurale të ish-komunave, Velabisht, Otllak, Sinjë dhe Rroshnik.

Kandidati socialist Ervin Demo, një pedagog i ekonomisë dhe ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, garon në zgjedhjet e 14 majit për një mandat të dytë si kryetar bashkie në Berat. Përballë tij është Zija Ismaili, një mjek ligjor që garon për koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë. Që të dy kandidatët kanë lindur në Berat e kanë punuar për një kohë të gjatë në Tiranë, një element ky që vë në dukje kontrollin e politikës lokale nga qendra.

Këshilli Bashkiak i Beratit ka 31 anëtarë. Në garë janë dhjetë parti që kanë paraqitur lista me 322 kandidatë.

Bashkia e Beratit shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore, e cila konsiderohet si një nga më pjelloret e Shqipërisë. Qyteti historik i Beratit u godit rëndë nga trazirat e vitit 1997 dhe pa popullsinë e vet të zvogëlohet me shpejtësi. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e qytetit ra me 17% mes viteve 2001 dhe 2011. Popullsia faktike aktuale nuk dihet për shkak se censusi i vitit 2021 është shtyrë dhe pritet të zhvillohet vetëm në vjeshtën e këtij viti. Popullsia votuese në territorin e bashkisë, gjë që mund të shërbejë si matës indirekt i popullsisë së pranishme, shënoi kulmin në vitin 2015 me 36 mijë vetë dhe ra në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në 35 mijë vetë.

Ekonomia e zonës mbështetet te një bazë e vogël industriale që punon me material të porositur nga jashtë (fason), si dhe te një numër i vogël bujtinash për turistët që vizitojnë qytetin, i cili është shpallur Trashëgimi Botërore e Njerëzimit nga UNESCO në vitin 2008.

Zonat rurale janë të mirënjohura në vend për prodhime fushe, sera, vreshta dhe ullinj si dhe kantina vere, të cilat janë në zhvillim.

Etiketa: 1997BanorëbashkiBashkiaBashkia BeratBashkia e BeratitBeratCensusiEkonomiaErvin DemofasonFinalINSTATkandidatëtKASKasëm MahmutajKryebashkiakkryetarLokaleLSIMatMjekOpozitaPartisë DemokratikePDPSSHshqipturistUNESCOvereVotuesvreshtaZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitzhvillimZija Ismaili
I mëparshmi

Pogradeci, bashkia me surpriza

Tjetri

Devolli voton djathtas

Tjetri
Devolli voton djathtas

Devolli voton djathtas

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.