AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pogradeci, bashkia me surpriza

Qyteti i Pogradecit zgjodhi një kryebashkiak socialist në vitin 2007, kur shumica e votave i shkuan demokratëve. Në një goditje surprizë, demokratët fituan përballë koalicionit PS+LSI në vitin 2015, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, rezultati mes palëve ishte i ngushtë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:54 | 06/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
590
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e Pogradecit numëron 73 mijë votues të regjistruar, nga të cilët, më pak se gjysma jetojnë në qytetin e Pogradecit ndërsa pjesa tjetër i përkasin ish-komunave. Në zgjedhjet e 14 majit, kryebashkiaku aktual Ilir Xhakolli, një ekonomist që ka punuar si doganier, kërkon një mandat të dytë përballë dy kandidatëve, Zini Tollozhinës, një sipërmarrës vendës me aktivitet në industrinë ushqimore, i cili garon për Koalicionin Bashkë Fitojmë, dhe Rezart Larakut, një kandidati të partisë Lëvizja e Re.

Bashkia e Pogradecit përbëhet nga qyteti i Pogradecit dhe shtatë ish-komunave, Udënisht, Buçimas, Çërrave, Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan.

Në zgjedhjet e vitit 2007, 2011 dhe 2015, kandidatët e Partisë Demokratike kanë pasur avantazh kundrejt socialistëve, të cilët kanë qeverisur bashkinë e qytetit me Artan Shkëmbin nga viti 2007 deri në vitin 2015. Socialistët e humbën bashkinë kur kandidati demokrat Eduart Kapri fitoi kundër kandidates së të majtës, Diana Mile.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, socialistët fituan vetëm 700 vota më shumë se sa kundërshtarët e tyre, PD dhe LSI, ndërsa rreth 10% e votave iu dhanë partive të vogla. Në këto zgjedhje, socialistët patën rezultat më të mirë në qytetin e Pogradecit, ku fituan 53% të votave dhe rezultat më të keq në ish-komuna.

Popullsia votuese në Pogradec është rritur me 6 mijë vetë që nga viti 2021 ndërsa numri i votave të hedhura ka rënë me gati 3 mijë. Mes viteve 2011 dhe 2021, më shumë votues i kanë humbur kandidatëve të së djathtës se sa socialistëve. Pjesëmarrja në përqindje është në Pogradec zakonisht më e lartë se sa në rang kombëtar. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 48% nga 46 që ishte në nivel kombëtar.

Bashkia e Pogradecit shtrihet në 549 kilometra katrore në një terren të thyer malor që fillon nga brigjet e liqenit të Pogradecit dhe ngjitet në malet e Mokrës deri në nivelin 1789 metra mbi det. Ekonomia e zonës mbështetet në një sezon turistik jo shumë të gjatë në brigjet e liqenit dhe një bazë e vogël industriale. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në këtë bashki numërohen 2669 sipërmarrje, përfshirë bizneset e vogla për vetëpunësim. Vetë bashkia e Pogradecit numëron 680 të punësuar.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia PogradecEkonomiaIlir XhakollikandidatëtLSIPartisë DemokratikePDPogradecPogradeciPunëRezart LarakuVotaVotueszgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZini Tollozhina
I mëparshmi

KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla

Tjetri

Berati, socialistët fitojnë gjithnjë e më thellë

Tjetri
Berati, socialistët fitojnë gjithnjë e më thellë

Berati, socialistët fitojnë gjithnjë e më thellë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.