AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla

Pas raportit të AMA-s që vlerësonte se një numër televizionesh nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore për pasqyrimin e drejtë dhe të barabartë të fushatës zgjedhore, komisioneri Celibashi kërkoi kompensimin e minutazhit sipas përcaktimeve ligjore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:16 | 06/05/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke shkrepur një foto kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli gjatë çeljes së fushatës elektorale të Partise Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit. | Foto: LSA

Komisioneri Shtetëror  i Zgjedhjeve, Ilirian Celbashi kërkoi të shtunën nga operatorët audiovizivë që të kompensojnë kohën televizive për fushatën e partive që nuk janë pasqyruar sipas përcaktimeve ligjore.

“Nga sot, operatorëve u kërkohet që të bëjnë kompensimet e minutazheve për subjekteve që përfitojnë,” tha Celibashi pas shqyrtimit të raportit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Celibashi po ashtu paralajmëroi sanksione për ata operatorë që dalin jashtë fashave të përcaktuara orare për reklamat politike.

Raporti i AMA-s konstatonte se një numër televizionesh nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore në pasqyrimin e drejtë dhe të barabartë të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas raportit, 4 subjekte vendore nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për depozitimin e regjistrimeve të transmetimit për periudhën kohore 14-30 prill.

Në disa televizione nuk është respektuar, sipas AMA-s, dhënia e kohës së barabartë televizive në edicionet informative dhe për të gjithë këto subjekte kërkohet kompensim i kohës televizive për partitë që u është mohuar.

AMA konstaton gjithashtu problematika dhe në respektimin e kohës për reklamat politike, ku në një 1 rast, minutazhi i lejuar 90 minuta ishte tejkaluar, ndërsa në 7 raste nuk ishin respektuar fashat orare për këto reklama sipas ligjit.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Kodi Zgjedhor parashikon kompensimin e partive apo koalicioneve të diskriminuara me minutazh shtesë brenda 48 orëve.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ ka gjithashtu fuqinë që kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, të gjobisë operatorët audiovizivë vendorë me masë administrative 1,5 milionë lekë dhe operatorët kombëtarë me 3 milionë lekë.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar gjatë 15 ditëve të para të fushatës dhe vetëm një nga shtatë partitë e vogla parlamentare –Partia e Lirisë (PL) që udhëheq koalicionin Bashkë Fitojmë – ka marrë një kohë mediatike proporcionale me partitë e mëdha.

Ndërkohë, gjashtë partitë e tjera parlamentare – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Social Demokrate (PSD), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Republikane (PR), kanë marrë mbulim mediatik 10 herë më pak nga çfarë u garanton ligji.

Ngjashëm me partitë, edhe bashkitë e vogla kanë marrë pak vëmendje mediatike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndërkohë që mbulimi mediatik është fokusuar kryesisht te liderët e partive poltike dhe në garën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

Celibashi urdhëroi të shtunën edhe heqjen brenda 24 orëve  të të gjitha reklamave të Partisë Socialiste në aksin rrugor Tiranë-Durrës pas një denoncimi të organizatës KRIIK se materialet nuk kishin respektuar detyrimin ligjor për të shënuar subjektin politik që i ka prodhuar. Po ashtu u urdhërua heqja e reklamave politike të PS-së dhe të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në disa bashki, pasi nuk ishin respektuar përcaktimet ligjore për vendosjen e tyre.

 

Etiketa: AdministrativeAMAbashkiBIRNdemokrateDurrësIntegrim dhe UnitetKodi ZgjedhorKomisioneriKomisioneri Shteteror i ZgjedhjevekompensimKompensimetKQZKRIIKKZAZLZHKMASMediat audiovizivePAAParaPartiaPartia AgrarePartia Agrare AmbientalistePartia DrejtësiPartia RepublikanePartia Social DemokratePartisë SocialistePDIUPLPRPSPSDRaportireklamarepublikanesanksioneSHsocial demokrateZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitzhvillim
I mëparshmi

‘Akt1visti’ lë në baltë Erion Veliajn në betejën virtuale për Tiranën

Tjetri

Pogradeci, bashkia me surpriza

Tjetri
Pogradeci, bashkia me surpriza

Pogradeci, bashkia me surpriza

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.