AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Cërrik, ish-kryebashkiaku sfidon kryebashkiakun

Kryebashkiaku aktual i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, kërkon një mandat të dytë. Përballë tij, Servet Duzha, i cili e drejtoi bashkinë e qytetit të Cërrikut në periudhën 2011-2015.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:50 | 09/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
591
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Andis Salla, 35 vjeç, jurist me eksperiencë si drejtor burgu, kërkon mandatin e tij të dytë nga votuesit e Cërrikut në 14 maj, pasi mori mandatin e parë në vitin 2019 në zgjedhje pa garë. Ai sfidohet nga Servet Duzha, i cili ka qenë më herët kryebashkiak.

Bashkia e Cërrikut përbëhet nga qyteti i Cërrikut, një ish qendër industriale dhe komunat Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos. Bashkia ka gati 38 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 40%. Rezultati zgjedhor është përmbysur nga në favor të së djathtës, në favor të së majtës. Në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2011, kandidatët e Partisë Demokratike për qytetin e Cërrikut dhe ish-komunat kishin një avantazh të dukshëm përballë kandidatëve socialistë. Në vitin 2015, bashkia e re u fitua nga Altin Toska, i cili përfaqësonte koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, ku bënin pjesë Partia Socialiste dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Toska ishte i kandiduar nga LSI. Kalimi i LSI-së në opozitë në vitin 2017 nuk e ndyshoi realitetin në këtë bashki. Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 56% të votave në nivel bashkie ndërsa kundërshtarët e saj aktualë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, morën sëbashku vetëm 36% të votave.

Numri i votuesve me të drejtë vote në bashkinë Cërrik është rritur me 5 mijë vetë mes viteve 2011 dhe 2023. Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka rënë me 1 mijë vetë nga viti 2011 në vitin 2021. Rrjedhimisht, pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë nga 49 në 40%. Dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI, kanë humbur rreth 3 mijë vota mes viteve 2011 dhe 2021 ndërsa PS ka arritur të fitojë mbi 2,200 vota.

Bashkia e Cërrikut shtrihet në një zonë kodrash të buta mes Lumit Shkumbin dhe Lumit Devoll në Shqipërinë qendrore. Qyteti i Cërrikut u shpall me statusin qytet në vitin 1952 pasi pranë tij u ndërtua një rafineri nafte, e cila kishte për funksion përpunimin e naftës së zonës së Kuçovës. Një aeroport ushtarak aty pranë dhe një termocentral në funksion të rafinerisë përbënin burimin kryesor të punësimit për banorët e qytezës. Rafineria filloi të mbyllej që nga vitet 1980 kur prodhimi në fushën naftëmbajtëse të Kuçovës filloi të pakësohej. Qyteti tashmë është braktisur nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë dhe kjo vihet re nga fakti që pjesëmarrja në qendrat e votimit të qytetit Cërrik ishte vetëm 37% në vitin 2021, nga 40% në nivel bashkie dhe 43% në nivel vendi.

Njëmbëdhjetë parti me 243 kandidatë garojnë për 21 vendet e këshillit bashkiak të Cërrikut.

Etiketa: AeroportAndis SallaBanorëbashkiBashkiaBashkia CërrikCërrikDevollkandidatëtKryebashkiakKuçLëvizja Socialiste për IntegrimLSIPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDPSPunëRafineriServet DuzhaShalëShkumbinshqiptermocentralVotavotuesitzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Petraq Çuri – Gjykata e Durrësit

Tjetri

Kandidatët për Mallakastrën shkëmbejnë akuza, ndërsa qytetarët janë mosbesues

Tjetri
Kandidatët për Mallakastrën shkëmbejnë akuza, ndërsa qytetarët janë mosbesues

Kandidatët për Mallakastrën shkëmbejnë akuza, ndërsa qytetarët janë mosbesues

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.