AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ propozon sanksione për 5 ministri dhe 2 kryebashkiakë

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirian Celibashi, vendosi të enjten që të propozojë sanksione administrative për kryebashkiakun e Kamzës, Rakim Suli dhe atë të Vorës, Blerim Shera, si dhe për 5 ministri për shpërdorim të burimeve publike për fushatë në favor të Partisë Socialiste.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: LSA.

Sanksionet lidhen me denoncimet e organizatës KRIIK për përdorimin e faqeve zyrtare të të bashkive dhe ministrive në facebook për shpërndarje sloganesh politike të PS-së me hashtaget #kurrëmbrapa #vetëmpërpara.

Hetimi administrativ i KQZ-së ka verifikuar përdorimin e këtyre hashtagëve në publikime apo ripostime të faqeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Shëndetësisë e Çështjeve Sociale, Ministrisë së Financave e Ekonomisë,  Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Shtetit për Standardet dhe Sipërmarrjen. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i shpëtoi sanksionit pasi sipas KQZ nuk ishte konstatuar ekzistenca e hashtageve me përmbajtje politike gjatë verifikimit.

Celibashi tha se “Jemi përpara shkeljes administrative, propozoj sanksione dhe urdhër për fshirjen e mesazheve politike”.

Kryebashkiaku i Kamzës sanksionohet për herë të dytë për shpërdorim të burimeve publike në fushatë duke përdorur faqen zyrtare të bashkisë për promovimin e aktiviteteve të tij politike si kandidat i PS-së për zgjedhjet e së djelës.

Institucionet publike dhe titullarët e tyre kanë injoruar urdhërin e datës 6 maj të Komisionerit Celibashi që kërkonte fshirjen e menjëhershme të çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).

Urdhëri qartësonte se “përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve”.

Ndërkohë, KQZ amnistoi titullarët e ministrive nga sanskionimi për përdorimin e faqeve të facebook-it me emrat e tyre për fushatë politike, pasi u konsideruan si faqe personale.

KQZ pushoi procedimin administrativ ndaj Agjencisë për Media dhe Informacion në varësi të kryeministrit për një denoncim me të njëtin objekt, pasi agjencia kishte lajmëruar KQZ-në se kishte qenë një gabim njerëzor dhe postimi me përmbajtje politike ishte fshirë.

Pranë KQZ-së u denoncua dhe fushata e kamufluar që Kryeministri dhe ministrat po bëjnë me takimet me stafet mjekësore të spitaleve rajonale ku flasin për rritjen e pagave të tyre.

Denoncimi i KRIIK i referohej takimit të fundi të kryeministrit Edi Rama, Zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ministres së Shëndetësisë, Olgerta Manasterliu, me mjekët e Matit dhe Klosit, si dhe postimeve për takimin në faqet zyrtare të ministrive të shoqëruar me hashtagët politikë të PS-së.

Një përfaqësues i kryeministrit prezent në mbledhje kundërshtoi pretendimet e denoncuesit me argumentin se këto ishin takime teknike për planin 2-vjecar të qeverisë për rritjen e pagave.

KQZ shtyu vendimin për rastin dhe disa denoncime të tjera, ndërsa pushoi procedimet administrative për “moskonstatim shkeljeje” për një sërë denoncimesh të tjera të ngjashme që kishin të bënin me përdorimin e burimeve publike për fushatë elektorale nga ana e administratës vendore dhe qendrore.

 

Etiketa: AdministrativeBelinda BallukuDenoncimEdi RamaFacebookfushataKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKRIIKKryebashkiakmbështetjeMbledhjeMediaMinistria e MjedisitMjedisitMjekmjekëPSPunëRamasanksioneSHzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
“Të fitojë më i miri”; gjatë fushatës qytetarët në Divjakë shikojnë punët e tyre

“Të fitojë më i miri”; gjatë fushatës qytetarët në Divjakë shikojnë punët e tyre

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.